Kush e bëri ushtrinë e Kosovës?!

SHKRUAN: PROF. DR. ENVER BYTYÇI

Kjo është pyetja që po shtrohet në Kosovë. Hashim Thaçi, i zënë ngusht nga dështimet e pafundme dhe sidomos nga diskreditimi që I është bërë për këmbnguljen e tij për ndryshimin e kufijve, shfaqi videon në të cilën flet për formimin e ushtrisë së Kosovës.

Por ai ka folur edhe për njohjen në tre muajt e parë të pavarësisë së vendit nga 100 shtete. E u deshën dhjetë vjet që të arrihet kjo. Ai ka folur edhe për liberalizimin e vizave në periudhën e para katër viteve. Por tani sapo u mor vendimi. Ka folur edhe për njohjen nga Serbia të shtetit të Kosovës së paku diku nga viti 2013, por tash po thotë se “duhet t’i japim territor Serbisë, që t’ia fitojmë zemrën e të na njohë”!
Ka folur për mrekulli ekonomike e punësim dhe bashkë me sivëllain e tij në Tiranë po e boshatisin me politikat e tyre edhe Kosovën, edhe Shqipërinë. Ka folur r ka rrejtë Hashim Thaçi aq shumë sa do të duhet një listë shumë e gjatë për t’i dëshmuar rrenat e tij.

Tani mburret se ai paska merita për formimin e ushtrisë së Kosovës. Merita kryesore është e Amerikës. Ndërkohë Amerika ia dha këtë shans Ramush Haradinajt. Ajo kishte mund t’ia japë edhe Thaçit. Por mesa duket misionarit të Rusisë nuk donte t’i shtonte pikë elektorale e kredite kredibiliteti. Kështu që ushtrinë e krijoi Ramush Haradinaj, i cili u prit me ceremoni shtetërore në depatamentin e Mbrojtjes në Uashington, pikërisht kur Thaçi ishte atje në kthinat e pallatit të OKB-së, me tentimin se mos e takonte në ndonjë qoshe ministrin e Jashtëm të Rusisë, Lavrov.

Por Haradinaj nuk mund ta krijonte ushtrinë i vetëm. Ai thjesht ka kuptuar se anija e Kosovës duhet ankoruar në Uashington, Berlin e Londër e për këtë arësye po shpërblehet nga partnerët perendimorë. Mesa duket do të shpërblehet edhe me liberalizimin e vizave. Pastaj Thaçi do të dalë përsëri e të thotë se “Unë ua solla lirinë”, ndërkohë që i mashtroi qytetarët e Kosovës disa herë edhe për lirinë e lëvizjes pa viza në Europë.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top