Kurti lexon hartimin e Tij, para kabinetit qeveritar!

SHKRUAN: FATMIR BAJRAJ

Siq po shihet e dihet, hartimi i Kryeministrit Kurtit në Prevallë, nuk ka marr shumë parasysh dakordimin dhe dakordsimet e grupeve punuese tanimë të partnerëve të koalicionit ; LVV & LDK të cilat kishin punuar në këtë platformë në mbi një muaj, pra në gati gjithë kohën sa zgjati procesi i numërimit dhe rinumërimit deri të qertifikimi i rezultatave zgjedhore të 6 tetorit 2019 !

– Siq vihet në dukje, profili dhe karakteri arrivist i Kurtit është aq i ngulitur e mishëruar në mënyrën e të menduarit e rezonimit, sa që punën ekipore e sheh dhe trajton vetëm si dekor dhe t’papëmbajtje, dhe nga ky fakt edhe irrelevante.

Prepotenca e Tij si gjakim, e shtyenë aq largë, sa mendon se, i di të gjitha, dhe çfarë është edhe me keq ; gjithëcka di ma mirë se sa tjetri, pavarsisht përvojes së tjetrit, dijes akademike dhe dhe proves së rezultateve në jetë, në fusha të caktuara.
Karakteristikë e vijëzimit të tipareve të tilla të individit, janë pasojë edhe e “aureolës” në qendër të së cilës gjendet figura prej kulti e z.Kurti, në këtë rast, LVV-ja se, ciles i jep aureoluën personaliteti “ndriques” i z.Kurti !

– Ata që e rrethojnë, shumë prej syresh, lajkatarë dhe servilë deri n’përkulje, sillën me përulësi ndaj liderit, jo rralë edhe kundër bindjeve të tyre, por për interesa meskine ; sherbimi e pushteti, e që realisht janë sjellje hipokrite dhe jo etike, e për pasojë kanë dëmtimin dhe deformimin e aftësisë së vet-njohjës nga ana e liderit, Kurti i cili pavetëdidjshëm rreshqet në një narcizëm të thellë dhe kronik, përkatsisht në egoizëm patologjik të cilat reflektojnë me pas në sjellje dhe n’vendimarrje brënda llojit (n’VV), dhe tani edhe në institucione dhe n’krye të ekzekutivit si Kryemnistër i Republikës së Kosovës.

– Ana tjetër e “medaljës”, është mëndësia e brumosur autokratike, si produkt i ideologjisë së majtë gjë e cila e shtyenë në vendime arbitrare dhe unilaterale, duke injoruar partnerët e koalicionit edhe atëherë kur qendrimi i tyre është krucial dhe vendimtar në vendimarrje e cila duhet detyrimisht të jetë kolegiale dhe kolektive.

Eskivimi dhe shmang’ja kolektive dhe grupore e elaborimit dhe eksplorimit të të çeshtjeve të cilat nuk janë në tagrin e individit dhe të titullarit, e nxjerrë këtë të fundit në një figurant peng të ambicieve të veta prej sedërmadhi dhe të xhveshur nga ndjenja e përgjegjësisë dhe rolit që duhet të luaj (ushtroj) si Kryeministër i vendit në një Republikë parlamentare dhe me pushtete të ndara kushtetuese.

Dalja e Tij e parafundit, para mediave, konkretisht të enjtën n’mbrëmje, gjëja për komunikimin e vendimit të Qeverisë për tarifat kunder produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, dhe duke shpalos një “vendim” nga disa pika dhe n’disa faza, nuk ishte asgjë tjetër, veqse një bllof dhe një komunikim vetë-me-vete, ngase ishte një qendrim unilateral i njërit nga partneret e koalicionit (VV-së), ose n’rastin ma t’keq, ishte vetëm një qendrim personal i Tij për një vendim i cili do duhei të ishte produkt i një shqyrtimi dhe vendimarrje n’kueader të kabinetit qeverisës, në të cilin përveq LVV & LDK, janë edhe pakicat si kategori kushtetuese.

Një sjellje të tillë, nuk e mirëpriti partneri i koalicionit, LDK-ja, dhe i bëri të qartë Kryemnistrit Kurti për devijancën dhe shkeljën e parimeve të funksionimit të Qeverisë nga a na e Tij, duke i vënë në dukje, se vendime të tilla prodhohen n’Qeveri dhe jo vetëm në zyrën e Kryemnistrit, andaj këtë të fundit e cilësuan si qendrim të Kryemnistrit dhe jo si vendim të Qeverisë.

– Logjika e pëvetësimit të autorizimëve dhe përgjegjësive menagjuese, n’kundershtim me kompetencat dhe garancitë që jep ligji dhe Kushtetuta e Kosovës nga ana e akëcilit, është e dëmshme dhe mbi të gjitha, bënë presedentin e rrezikshëm për funksionimin e demokracisë parlamentare të vlerave euro-përendimore, të cilat metojmë dhe synojmë prore.

– Majorizimi i vendimeve n’Qeveri, nuk është n’funksion të shëndetit qeverisës në radhë të parë, ngase nxjerrë n’siperfaqe mujshinë dhe “muskujtë” e votës, dhe jo harmonizimin e qendrimeve t’peshuara e të studiuara nga partnerët dhe n’partneritet, për çfarë vendimet e marrura prodhojnë t’njëjat efekte dhe pasoja.

– Dua t’besoj, se vendimet e ekzekutivit të vendit, do jenë vendime të derivuara nga bashkëveprimi, bashkërendimi dhe bashkëpunimi korrekt dhe i sinqert i partnerëve të koalicionit qeverisës, në të mirë të vendit dhe qytetarëve të cilët me të drejtë presin ndryshimet të cilat i duhen vendit tonë sa vetë oksigjeni jetës.

– Sfidat të cilat presin fatin e vendit dhe Qeverinë e koalicionit me Kurtin Kryeministër, janë jo vetëm të mëdha dhe të shumëta, por janë tepër të vështira dhe komplekse dhe të cilat duan përkushtim, vullnet dhe invencion.

– Bisedimet me Serbinë dhe përballja me opozitën në të njëjtën kohë, pra paralelisht, me një opozitë destruktive amorale dhe mbi të gjitha ; deri dje kriminale dhe të dëmshme pë vendin, bënë punën e Qeverisë dhe pozitës në parlament dhe jashtë tij, si mjaftë të rëndë dhe sfiduese, për çfarë niveli i përgjegjësisë duhet ngritë në majat ma t’larta të mundshme.

Ndërgjegjësimi maksimal i Qeverisë Kurti, për rolin historik në këtë rast unik për vendin dhe qytetarët, do ishte deviza dhe poenta optimale nacional-shtetërore në kapërcimin e ylberit dhe për t’kaluar Drinin dhe dalë matan, siq thot populli, për çfarë mbetet të shpresohet e shihet.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top