KUR TË BASHKOHET KOSOVA ME SHQIPËRINË…

Nga Ksenofon M. Dilo

Edhe sot e kësaj dite , në vesh e kam atë zërin e qetë të Jovan Trebickës .Gjithnjë i ëmbël, i butë në komunikim . I matur në këshilla Të kristalta mendimet:
” Të mirin ,të drejtin ,duaje! Tek ai buron mirësia nga shpirti. Rastis që dhe i ligu edhe gënjeshtari bën mirë , por …ligesi i del nga shpirti .Mirësia(!) e tij ”patericë”që të bëjë një të ligë tjetër më të madhe Asgjë nuk e bën më të bukur një njeri se sa një zëmër e ndriçuar si e Xha Jovanit që dinte të përcillte të vërtetën e pëlqyeshme tek të tjerët.. “Pa Kosovë e Camëri ,nuk ka Shqipëri”
… Librin nuk e ndante kurrë nga dora.
Ç’farë mëndje e pangopur!
Ç’sy të gjallë !

Shihte dhe atje kur në atë kohë mëndja nuk do guxonte. Vetë qëndrimi i tij,me atë ballë të pastër nga qetësia e brëndëshme, shtatin të drejtë nga dinjiteti, pasqyronte atë që poeti Agim Mehqemea ka shprehur në vargje,që më flasin edhe për xh. Jovanin :
..”Më mirë i vetëm se sa i vetmuar,
Se shpirti brengën e ka pastaj dhuratë
I vetmi s’është i vetëm,i pafat…” I vetëm nga lufta klasore.Jo i vetmuar,se brengën e kish luftuar, kurrë s’kishte qëndruar larg nga zëmrat .

Shumë mirënjohës i jam jetës që më dha rastin ta takoja Jovan Trebickën..E njoha në Gjerbës të Tomorricës në vitin 1970-të.birin e familjes së dëgjuar Trebicka,vëllanë e oficerit trim Loni Trebicka vrarë në pabesi nga forcat e terrorit të kuq…

Vrarë si babai i tij, Argjiri, dhe si xhaxhai Vasili, nga shovenistët grekë: Njerin e dogjën të gjallë, tjetrin ja nxorrën sytë pastaj e vranë.
– Nga jeni? – më pyeti në shumës,me gjithë ndryshimin e moshës që kishim.
-Nga Sheperi i Zagorisë- iu përgjigja. Ç’ti thoshje tjetër ? Një fshat me afro 70 shtëpi,me 16-të burgosur politikë-shtova, dhe mëndja më shkoi tek i dehuri nga mrekullitë satanike që kish strehuar në shtëpinë e tij, Mugoshën . Koha-kjo mësuese e palodhur e jetës- i mësoi ,se e kish bërë për të zezën e tij,të Sheperit, të të gjithë Shqipërisë.
-Të jesh krenar,shtoi xh. Jovani,që “je nga vëndi i Jani Dilo-s.Burrë i rrallë. Burrë i pushkës dhe i penës si vetë Ai.Gazeta “Ora” që dilte në atë kohe në Korçë drejtohej prej Tij. Atje ku i shkelte këmba ato vënde ishin ishuj lirie .., një shëmbull ku mund të çojë trimëria,burrëria,ideali i pashuar shqiptar ! (Fliste kështu Ai dhe mua shikimi më drejtohej andej ..nga Dobrenji ku i zoti i shtëpise plot bujari i kish hapë portën Janit me shoket e tij edhe pse kish partizane brënda..Skraparlliu e do trimërinë,trimin që lufton për Liri e Atdhe) Robërit –vazhdoi xh. Jovani-i kthente mbrapa Jani,të plagosurit urdhëronte të mjekoheshin.. Plot besim futeshin në beteja kur udhëhiqte Jani Dilo. Betejat si, Strugë-Qafë Thanë, Barmash etj. janë udhëhequr prej tij . .Bile të mos kishin mbritur dy fshatarë me kuaj shpejt te Jani ,gjermanët desh i rrethuan në kthesat e Barmashit se , forcat e P.Dumes ishin larguar qysh mbrëmane nga ura,vëndi që u qe caktuar. Po, Jani gjeti forca e i zmbrapsi gjermanët .Në atë betejë forcat e Maliq Dusharit qenë më të shumtat(1350 vetë) dhe më të armatosurat…Komunistët këto beteja u nderrojnë vëndin e datat e i bejnë të tyret. Koha tani nuk e do Janin .Luftës së ndershme i lehin gjithmonë shumë të pandershmit . E nesërmja do të flasë shumë për Të. .Në Leskovik donin t’i ngrinin bust për së gjalli,në rrezik vuri jetën e Tij dhe shpëtoi rreth100 vetë nga vrasja e sigurtë e dorës së huaj!

Mor bir, -foli i menduar – një vepër që mburret sot nga frika, nesër do të qëllohet me fjalët më të liga. Po, edhe e kundërta…”
Kam në bibliotekën e shtëpisë sime “Gramatiken dhe Sintaksa e Gjuhës Shqipe” të Ilia Dilo Sheperit“ botuar në Vlorë,1927 – Sot, ky libër aq i vlefshëm, dhe për shkollat, ndaluar nga kriminelët e librit!
Ç’të thuash..!?..
Po, çka mbetur nga biblioteka e Babait të Janit?
-Diçka, i thashë shkurt. Si në kohen e inkuzicionit…
-Koha..
Me “kohë” kuptonte materjalizimin e strategjiasë komuniste për të persekutuarin, në tre fjalë:

P e r s e k u t i m – T j e -t ë r s i m – P ë r ç m i m . .

Nuk kish psikollogjinë e skllavit. Kështu e deshi jetën dhe jeta e deshi si shqiptar të vërtetë,karakter të lartë. Bile një ditë i nervozuar shtoi: “ Kuqalashet, janë si ai shkopi i rënë në hale. Nga do që ta kapësh të ndyn. “ I kishin dënuar të birin, Nardin, për agjitacion e propagandë.
Në natyrën e tij ishte ajo veti që quhet t a k t, që është dhe lulja më delikate e fisnikërisë.
Merrej me të bijën,Vjollcën, nxënëse gjimnazi, që, nuk ulej të bënte detyrat.
-Pa, eja bija ime! Më trego mua si i zgjidhni ju këto problema në shkollën tuaj? Mbase dini ndonjë mënyrë më të mirë?
Nisën e zgjidhën tërë problemat e kapitullit…
… Arriti të 80-tat,kujtonte e shoqja ,Marika .Forcat po e linin dal nga dalë. Mëndja i mbeti gjithmonë gjallë. Ngrihej e shkonte te biblioteka…Tanimë një bibliotekë me libra të rralluara.. E kishin spiunuar ,mbante libra të ndaluara. Duhej të zhdukeshin që të mos përfundonte dhe Ai në Spaç.

Ditën qe kontrolluesit shikonin librat e gazetat në bibliotekë, ato që kish hequr në një dhomë tjetër-digjeshin për të mos ngelur asnjë shënjë e tyre! Tymi nga saçi në magjirjo ngjitej lart, lotët xha Jovani i gëlltiste poshtë… S’kish ç’bënte ndryshe përfundonte dhe Ai në ato… ingranazhe të asaj makinerie që, bluante kocka e kullonte gjak…

…- Do shkojmë të votojmë për demokracinë- i thanë, atë mëngjez marsi 1992-shit xha Jovanit që kishte ditë që nuk dilte dot as në oborr…

Pritni fëmijt e mi! Me një hop e me pak ndihmë, u ngrit nga krevati. Veshi kostumin… Pa dale të vë dhe këtë limodhetën! Me kujdes e rregulloi me ata gishtrinj që i kishin mbetur si qirij. E, mori një qëndrim të hijshëm:
Do vij të votoj për D e m o k r a c i n ë . Sa mirë që ia harrita k ë s a j  d i t e !
Dhe u nis e vate…

Bota e marrë gjumashe po shihte fundin e saj. Lindi një mëngjes i ri, pas gjysëm shekulli çmëndurie komuniste.
Mëndja e Tij e zgjuar kuptonte ç’momente kalonte vëndi. Politikanët komunistë kishin p r o j e k t u a r vrasjen e demokracisë. Banda që kish bërë të sajën ideollogjinë e kuqe,kërkonte e kërkon gjak dhe… me gjak do ta dorëzonte pushtetin edhe pse veshi mantelin e demokracisë..Ajo është dhe shtet dhe mafi-mafi e kuqe. Ajo të vret e thotë – vrau veten, të shtyp me makinë e thotë”aksident”, të masakron e thotë e vranë për flori, të shan e thotë më shave, i bën gjithë ndyrësitë dhe avuketrit “brillandë” mbushin xhepat.

Padrejtësia lulezon, drejtësia hesht !
Asgjë nuk duket më larg Demokracisë se Drejtësia!

Arkitekti i shkatërrimit të Shqipërisë, Ramizi i partisë, e kish menduar :” Të drejtat e njeriut janë diçka brënda nesh dhe mund të abuzohet…kurrë nuk do ti lëmë të marrin pushtetin…në forma të ndryshme do t’i ngatërrojmë me njeri-tjetrin…komunistët reformatorë do të zbatojnë strategjinë tonë…Me këtë strategji do të kemi…ish klasën komuniste në klasë kapitaliste”(vendimi i byrosë politike ,tetor 1988-të)- Elbete, shqiptarët janë pak të ashpër. Nuk e kuptojnë demokracinë pa një “çikë” didakturë, pa i përçarë me njeri-tjetrin. Ndryshe do ta kishin vendosur me kohe se, nuk paska më demokrate se ata!!!

Para xh. Jovanit dilnin pyetjet: a do ta mundojë shumë kolera komuniste këtë vënd ? Ata që, kishin tradhëtuar luftën e nacionalistëve, Kosovën , Çamërinë, e kishin ndërtuar njeriun e ri, do të ndryshonin një ditë?

I shërbeu jetës dhe në kohën që vdiq.

Mendonte “Të kuqtë janë si stapi që ka rënë në hale…”. U nda nga kjo botë duke lënë pas të 86-tat. Pati një fund aq të natyrshëm dhe të qetë si rënia e një frute të pjekur.
Thirri fëmijët t’i afroheshin i shikoi të gjithë drejt e në sy,me radhë …

Po iki nga kjo botë. E mora dhe gëzimin: Nardi m’u bë me djalë Kjo derë s’do mbyllet.
….Kalonte nga brezi në brez jeta por, dhe vetedija :

Një amanet kini nga unë :
KUR TE BASHKOHET KOSOVA ME SHQIPERINE, TE VINI NE VARR E TE ME THONI.

U besonte të bijve trashëgiminë shpirtërore që ai vetë dikur e kish marrë në dorëzim.
Trashëgonte atë pasuri që përbën ndryshimin që ndan patriotin nga tradhëtari.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top