KUR SERBOSLLAVËT MBLIDHEN NË NJË TAVOLINË PËR TA NDARË KOSOVËN

SHKRUAN: ADRIATIK RIZA DOSTI

Kur serbo-sllavet mblidhen ne nje tavoline per te ndare e coptuar Shqiperine e per ti ngulur thiken pas shpine Kosoves!

A i deshet bashke?

Nuk me besuat mua kur ju thashe se me pare Erdogani e pas tij edhe Rama e Zaevi do te jene se bashku ne Serbi si miq per koke te Vuçiçit (e me porosi e urdher te Rusise e te Putinit)… e me pas do te nenshkruajne nje sere marreveshjesh ose thene ndryshe do te ngulin disa thika pas shpine ndaj kombit e popullsise shqiptare qe jeton ne trojet e veta ne Shqiperi, ne Kosove, ne Maqedoni e ne Mal te Zi…?

Ja ku i kini, ne nje tavoline, gjakun e shprishur shqiptar te tradhetarit kryeminister te Shqiperise Edvin Rama dhe gjakun kriminal antishqiptar serbo- sllav te perfaqesuar nga Presidenti serb Aleksander Vuçiç, kryeministrja e shtetit te tij Ana Bernabiç dhe kryeministri i Maqedonise, Zoran Zaev!

Kur pak dite me pare ju paralajmerova publikisht permes shkrimit tim “Shengeni Ballkanik, thike pas shpine per Kosoven”, nder te tjere, nga disa naive e skeptike pati disa lloj reagimesh e kundershtimesh te çuditeshme, sepse kerkonin faktin e vertetesine e lajmit…[???]…

Kur ju thashe po publikisht se Sulltani Erdogan do te shkoje per vizite ne Serbi gati ne te njejten periudhe 8-10 Tetor 2019, kur atje te jene bashke edhe Vuçiçi, edhe Rama, edhe Zaevi, dikush kerkoj fakte qe t’ja vertetoja kete lajm…

Dhe gjithçka ndodhi saktesisht siç shkrova e publikova une, ndaj ju a bera e po ju a bej serisht publike me fakte, me te shkruar e me foto qe te bindeni e te besoni edhe pertej skepticizmit e naivitetit tuaj mjeran…

Erdogani vajti ne Beograd, firmosi marreveshje publike por edhe sekrete me Serbine, premtoi ndihme ekonomike marramendese per regjimin serb, furnizim ushtarak, financim te 1 milion dollareve per Autostraden Beograd-Sarajeve, pershendeti publikisht edhe me simbolin e urryer çetnik serb te Tre gishtave lart etj. etj.!

Rama shkoi dhe eshte akoma ne Novi Sad, e se bashku me Vuçiçin, Bernabiçin e Zaevin, duket se pasi jane takuar e konsultuar me pare edhe me Sulltanin turk dhe kane marre mbeshtetjen, ndihmen, perkrahjen e garancine e tij, jane ulur tashme te darkojne te lumtur e te buzeqeshur se bashku per te firmosur e finalizuar startin e se ashtuquajtures marreveshje me emrin e koduar Shengeni Ballkanik!

Deshet fakte, vertetesi lajmi e prova, ja ku i keni te dyja shkrimet e fotot e postuara prej meje ne faqen time te FB, pavaresisht faktit profesional se une i kam percjelle ato per atje ku duheshin percjelle e per atje ku vleresohen e peshojne akoma edhe me shume, dhe shpresoj te bejne efektin e duhur ne te mire te Kombit e te popullit tim.

Gjithe kjo ç’ka po ndodh ne Beograd me viziten e Sulltanit turk Erdogan, pasuar nga vizita e çirakut e skllavit te bindur te tij, kryehorrit-kryeminister tradhetar te Shqiperise Rama ne Novi Sad, te gatshem per te firmosur pa besine e ngulur thiken pas shpine ndaj Kosoves e Shqiperise e per tu hapur dyer e dritare serbo – sllaveve ne trojet e te pareve tane, ka vetem nje emer – Tradheti e Antishqiptarizem Bastard!

Edhe pse gjithçka eshte pjese e se njejtes strategji serbo-ruso-turke qe nisi me Demarkacionin e kufijve me Malin e Zi, vazhdoi me skenarin per coptimin e Veriut te Kosoves, eci me tej me Shengenin Ballkanik, me luften per heqjen e Takses ndaj Serbise, me guret nen rrota ne zgjedhjet e reja ne Kosove qe te fitonte serisht klani i Beogradit Thaçi – Veseli perkrahur nga Rama – Vuçiçi e Batoni, e prite zot rrezikun se ku do perfundoje, por me siguri absolute ne dem e ne kurriz te kombit e te popullit shqiptar e veçmas Kosoves…

Kush ka veshe le te degjoje, kush ka sy le te shohe, kush ka mendje le te gjykoje e te kuptoje e kush ka zemer le ta ndjeje, Shqiperine gjakprishuri komunisto-bolshevik Rama e ka shitur prej kohesh tek serbo sllavet, nje pjese.,  pjesen tjeter tek turqit por edhe tek greket, e madje i ka lene pjesen e vet edhe Rusise se Putinit!

Shqiperine e mori Lumi shqipetar.
se mjaft fjete ndaj zgjohu nga gjumi shqipetar

Mjaft besove e shpresove tek te tjeret o fatkeq,
mos e ler Atdheun tend qe te vuaje e te heq keq

1 thought on “KUR SERBOSLLAVËT MBLIDHEN NË NJË TAVOLINË PËR TA NDARË KOSOVËN”

  1. Gjitha kto shkrime nuk duhet te quditin njerin qe ka njoftsi mbi historin ton komtare qdo gja po bahet haptaz para kti poplli te vujtu me shekuj dote mundohmi qe kto gjana te eliminohen me koh pa dame te mdha kosova tash ka Ushtrin e vet dhe miqt qe vezhgojn qdo ngjarje qe provohet kundra kosoves e popllit shyptar ne tansi kujdes o poplli shyptar 10-10 2019 R.K.Sh.Kosoves me sili ne Bruksell Rizah Krushica Budakova

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top