Kur pinjojtë e fiseve nomade e bëjnë politikën shqiptare

SHKRUAN: GANI MEHMETAJ

Në Shqipëri “kosovarin”, sikurse e quajnë shqiptarin e Dardanisë edhe të jetë gjeni i politikës nuk e pranojnë në majat e shtetit. Hasan Prishtina, gjeni i diplomacisë e pagoi me kokë ambicien politike. Kisinxherin po ta regjistronin “kosovar” do ta tallnin për mosdije nga kamerieri deri të analisti më i shfrenuar i mediave shqiptare. Me zemërimin mos durues reagojnë si socialistët si demokratët.

Pyetja e parë që nuk e shtrojnë, por u rri mbi kokë bashkëkombësve të mi përtej Drinit është: ç’ do të thotë serbi? Sepse serbi u rri mbi kokë si makth natën e ditën. Ia kanë frikën dhe e vlerësojnë aq lartë si askush tjetër në botë. Refuzimi i dytë ndaj “kosovarit” është përkatësia krahinore. Bashkëkombësit e mi nuk kanë dal nga moçali i krahinarizmit të tyre primitiv e mesjetar.

Ranë dy “kalamaj kosovarë” që i nxori kreu i socialistëve me pincë nga dy milion shqiptarë të Dardanisë për të provokuar mos durim idiotësh. Djaloshi dhe vajza nga Dardania nuk kishin asnjë faj pse Edi Rama u tall me ta, i bëri kurban, kryeministri tallet me gjithë Shqipërinë, e nëpërkëmb edhe Dardaninë, ndërsa pozitë e opozitë në Tiranë i godasin kot dy të rinj.

Ndër ta A. Çani pinjoll evgjit-grek, palaço televiziv, përpiqej ta denigronte ministren “kosovare”- kandidate të Ramës. Jo pak pinjoj të fiseve nomade aziatike si puna e këtij palaços televiziv e kanë mbërthyer shtetin shqiptar dhe tallen me pinjojtë e arbërorëve. Mos durimi krahinor nxitet nga këta nomadë aziatikë që shqiptarët u dhamë tokë e atdhe, ua dhanë edhe pushtetin.

Është turp sa shumë u morën në Tiranë me dy “kalamajtë e Edi Ramës” që i përzgjodhi nga 2 milion “kosovarë”. Pse askush nga pinjojtë e fiseve aziatike nuk e shtroi pyetjen: ç’ do të thotë serbi për këta ministra të rinj? Apo e dinë se serbi e përzgjodhi Edi Ramën të tallet me shqiptarë.

FORTLUMTURIA E ANTISHQIPTARËVE DHE VOJVODA NIKOLIQ FORTLUMTURIA E ANTISHQIPTARËVE DHE VOJVODA NIKOLIQ

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top