Haxhi babën e Prizrenit,
nuk po e ze vendi vendit!
Fjalën e lirë thotê po e mbrojmê,
si t’na teket na veprojmë!
Fatmir Rexhepi djal Gjilani,
bërtet fort i shterret zani!
Nuk votoj qeveri të LDK-ës,
do t’vazhdojmë me t’ VV- ës!
Djal Tërrnoci ky Abdixhiku,
e nxjerr kokēn nga kapixhiku!
Rrugës Dacit unë do t’shkoj,
LDK-ën do ta coptoj!
Rron Gjinoci e ngrit zanin
unë e mbroj tha Vjosë Osmanin!
E baj Prishtinën pika pika,
në protestë me djem e çika!
Ah moj Vjosë moj idhnaqe,
zemrën tjerëve q’ua knaqe!
Nuk e di se n’çka lakmove,
por ti veten e largove!
Shkruar nga Ing. Ahmet Asani – Regensdorf, 20 qershor 2020