Kur Napoleon Bonaparti admironte shqiptarët: Jeni një komb trim

Letra e 16 Gushtit 1797: Shqiptarët, komb trim sipas Napoleon Bonapartit

Nga Aurenc Bebja

Napoleon Bonaparti, në letrën e 16 Gushtit 1797 dërguar pashait të Shkodrës (Ibrahim Pashë Bushatit, djalit të Mehmet Bushatit) shpreh admirimin dhe mbështetjen e tij për shqiptarët.

Shkrimi gjendet në faqen n° 499 të dokumentit me titull “Œuvres de Napoléon Bonaparte – 1822”.

Ja letra në vijim: 

Shtabi i përgjithshëm, Milano – 16 Gusht 1797

Pashait të Shkodrës

Kam lexuar me kënaqësinë më të madhe lavdërimet në letrën e shkruar nga Zotëria juaj.

Republika franceze është një mike e vërtetë e Portës së Lartë; Ajo (Republika) ka një konsideratë të veçantë, sidomos, për kombin trim shqiptar, i cili ndodhet nën urdhërat tuaja.

Kam dëgjuar me dhimbje fatkeqësinë që i ka ndodhur vëllait tuaj (E ka fjalën për Kara Mahmud Pashë Bushatin): ky luftëtar i patrembur meritonte një fat më të denjë për trimërinë e tij ; por ai u shua nga një vdekje e guximshme.

I dërgoj Zotërisë suaj urdhërin e dhënë nga unë, që i lejon ushtrisë (flotës) osmane të udhëtojë (lundrojë) pa shqetësim në Adriatik. Turqit do të trajtohen si kombet e tjera, madje do të përfitojnë disa lehtësime…Në të gjitha rastet, unë do të mbroj shqiptarët dhe do të jem i lumtur t’i shpreh Zotërisë suaj respektin e konsideratën e lartë që kam për të.

Në shenjë miqësie, i lutem Zotërisë suaj të merrni katër arkat me pushkë që ju kam dërguar.

image-3

image-1-1

 

1 thought on “Kur Napoleon Bonaparti admironte shqiptarët: Jeni një komb trim”

  1. ILMI FEHIM PRODANI

    MBASI KISHTE TE BENTE ME TE VERTETE ME BURAT E KOMBIT TE ASAJ KOHE, KUR NJE PERSON SI NAPOLION BONOPARTI KA THENE ARO FJALE ESHTE PER TU NDJERE SHUM KRENAR, SHQIPTARET DUHEN TE MBUREN KUR NJE PERON SI AY I KA THENE BOTES SE SHQIPTARET ,JAN NJE KOMB TRIMASH KOMBETARE, POR PO TE ISHTE QE TI SHIKONTE BURAT E SOTSHME ATO FJALE NUK DO TI PERSERITI, MBASI JAN BERE ME KEQ SE GREKET SERBET BULLGARET TURAET MALAZESVE MAQEDONASIT , POPULL JAN PER BURERI NUK KANE SI DO MOS SHQIPTARET E DOTSHME ME VJEN KEQ PO ESHTE REALE, KU VET AMBASADORI AMERIKAN ZOTI L,U, THA SE E DINJA SE SHQIPTARET JAN TAMAM BURA , POR NE TE NJEJTEN KOHE THA SE ME TE KOREPTUAR SE POLITIKANET E SHQIPROS, NUK KA TAKUAR ME AS NJE VEND TE BPTES,, FJALE ME VEND ZOTI AMBASADOR SKAN NJERZILLEK MBASI JAN KELUSHET E KASAPIT KOMBETAR BARBARIT ENVER HOXHES, SORY,

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top