KUR DO TË BËHET SHQIPËRIA

SHKRUAN: ADRIATIK RIZA DOSTI

Shqiperia do te behet, por vetem atehere kur:

Shqiptaret te kuptojne se Shqiperia eshte Atdheu e Kombi i tyre, dhe emri i tyre rrjedh prej emrit te saj.
Kur shqiptaret te merren vesh me njeri tjetrin nga shqipja ne shqip, pa patur nevojen e ndermjetesise se nje gjuhe te dyte te huaj.
Kur Shqiperine ta vene mbi partite politike kurva te atij vendi.

Kur te rendin pas vetes, familjes, puneve, halleve dhe problemeve te tyre dhe jo pas partive, lidereve, mitingjeve e protestave qe mbeshtesin kerrmat politike per te rrezuar njeri tjetrin nga froni i pushtetit.

Kur shqiptaret sa po te gdhihen ti thone njeri tjetrit miremengjes e si ke n’dje, e jo plaç e akoma gjalle qenka ky!?
Kur me pare te shohin e njohin mire se ç’ kane brenda vetes e familjes se tyre e asaj ç’ ka ju takon e pastaj le ta zgjasin koken po te duan nga bahçja e oborri i komshiut.

Kur te ndalojne se beri politiken e botes e te dynjase e te marrin neper goje gjithkend duke i shpenzuar 24 oret e dites neper kafenerat plot alkoohol, duhan, droge, dhune, vrasje e tashetheme pa mbarim.

Kur ti shporrin njehere e mire ata tradhetare, aninjerez e antishqiptare qe kane ende ne krye qe prej 8 Nentorit 1941 e ne vazhdim.

Kur te kerkojne ashtu sikurse nje popull e jo nje turme, dijne te kerkojne vertet: Pune, Arsimim, Sherbim shendetesor, Siguri jetese, Rend, Ligj, Drejtesi, Liri, Personalitet e Dinjitet individual e kombetar.

Kur te pushojne se vrari njeri tjetrin per nje gardh, nje vije uji, per nje te pare shtrember, per nje ngacmim te ”motres” me shikim te dyshimte, per nje dashnore zene permes FB, per bindje politike, per nje varese floriri, e kur te nxjerrin nga Kullat e ngujimit te Kanunit te Lekes gra, femije e pleq te pafajshem qe i ngujon injoranca e prapambetjes se tyre anadollake.

Kur te jene vetja e jo manekina e kukulla ne duar te te tjereve.
Kur te duan e vleresojne edhe me shume veten e vendin e tyre se sa te huajin e nacionalitetin e tij.
Kur ta fusin ne mendje, zemer, shpirt e ne llogjiken e tyre se Lumturia jote nuk ndertohet dot kurren e kurres mbi Fatkeqesine e dikujt tjeter.
Kur te behen trima aty ku duhet dhe me vepra konkrete ne te mire te tyre e te Kombit te tyre e jo teoriciene, analiste, opinioniste e trima pas beteje e pa kobure ne brez.

Kur ta heqin njehere e mire akuzen ndaj tyre se e keqja e Shqiperise dhe e shqiptareve kurdohere ju ka ardhur se pari nga vetja e tyre e me pas edhe nga te huajt.

Kur te pushojne se zgjedhuri profesionin e spiunit, te dallkaukut, te venit ne sherbim te armiqve te vendit e popullit te vet pa pagese fare.
Kur te mendojne e gjykojne se sa e turpshme eshte te duash me shume te huajin e dheun e tij e te shesesh Atdheun tend e gjakun tend.
Kur te mos e nderrojne kurre personalitetin, dinjitetin, karakterin e njerzillikun e tyre as me para, as me pushtet e as me maskarallik.
Kur te jene krenare per te paret e tyre dhe te ndihen te turperuar per te sotmen e tyre.

Kur te ndihen zoter te vetes ne vendin e tyre dhe te mos marrin rruget e botes te detyruar dhunshem nga zuzaret e te njejtit gjak, por te shprishur, te cilet i votojne e i rivotojne per te zezen e vetes, vendit, familjeve, femijeve e te nesermes se tyre.

Kur vilat lluksoze te tyre te mos i ndertojne duke trafikur per prostituim ne semaforet e botes femrat e gjakut te tyre, dhe kur ne vend te kanabisit, te mbjellin fruta e perime per femijet e veten e tyre, dhe jo te blejne mercedeset qe punojne me droge e jo me karburant normal.

Kur ne Parlamentin, Qeverine, Drejtesine, Policine, Arsimin, Shendetesine e tyre etj. etj., te mos zgjedhin ne krye perfaqesues bandite, kriminele, rrugaçe, hajdute, mafioze, te korruptuar, kriminele, drogmene, kurvare e antishqiptare.

Kur ti thone vetes me krenari Shqiptare e jo te lejojne gjithkend ti etiketoje Shpellare!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top