SHKRUAN: MEVI RAFUNA
Zakonisht, shumicën estradës sonë nuk i dëgjoj sepse muzika që e bëjnë nuk është e shijes sime. Me rastin e përvjetorit të pavarësisë, doli kënga e Leonora Jakupit ” Liria ka emër”. Pashë disa reagime për tekstin e asaj kënge dhe ashtu si e dëgjova teksti ishte banal.
Nuk arrita ta kuptoj pse teksi fund e krye shpërfaqte urrejtje ndaj Europës.
Për një moment nëse s’ke lexu gjë dhe s’ke përjetu gjë për ato çfarë kanë ndodhur këtu, të krijohet përshtypja se Europa na paska pushtuar (që realisht se patëm fatin të na “pushtoj”) dhe që gjithë të këqijat e paskan bazamentin nga Europa.
Kam qenë fëmij në luftë dhe mirë e mbajë mend çfarë ka ndodhur. E vlerësoj secilin njeri që kapi pushkën dhe në rrethana të vështira i bënë ballë një shteti barbarë me një ushtri barbare siç ishte Serbia.
Por duke parë atë se çfarë ndodhi pas lufte duke u rritur dhe pjekur në një tranzicion të egër, më humbi respekti për ata që thirren në vlerat e luftës dhe na e uzupuan Lirinë.
Sepse nëse Liria ka emër, emri i saj janë gjithë fëmijët e vrarë, nanat me barrë që u masakruan, të gjithë ata ushtarë që u vetflijuan pa asni çmim. Liria e ka emrin e atyre nanave që e kanë sofrën thatë se ja u morën fëmijet e edhe sot se dinë ku i kanë.Liria e ka emrin e të gjithë prindërve të atyre dëshmorëve, që kanë pensione minimale e s’ju dalin as për ilaqe,sepse edhe rrjeti farmaceutik këtu është zingjir korrupsioni.
Do ishte mirë që këngëtarja në fjalë ta shkruante një tekst të tillë për osmanllijtë, sepse nga aty e morën teposhtën si komb.
Se Europa edhe sot po na i hap dyert sepse këtu se gjenë një punë siç duhet.
Por çfarë mund të presim nga një estradë tallava.Artistët janë ata që i paraprijnë një kombi, ja japin kahjen e drejtë por tek ne për artistë mirren disa persona pa kurrfarë talenti që në ndonjë shoqëri më të përparuar, s’do kishin mundësi depërtimi në skenë.
Sidoqoftë është e kotë të shkruaj sepse këtu duhet ta kesh nivelin e ulët të IQ që të merresh seriozisht.