Kundër radikalizmit (fundamentalizmit) në trojet shqiptare

Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë

FUNDAMENTALIZMI, LARG KOMPETENCAVE DHE PËRGJEGJËSIVE TË SHTETIT!

Kryeneç në fajësi të fjalës së lirë, të atyre që heshtin në bashkëfajësi, negacion i plagëve të moçme, në rastin tonë kundër kulturës demokratike, kundër vlerave të Republikës, kur dihet se ne jemi popull sekular, dhe nuk e kuptojmë gjuhën e urrejtjes, barbarizmit dhe akteve të shëmtuara !

Si ka mundësi që BIK të frazalizohet me ideo-fundamentalizmin dhe që sistemohet me t’errtën, e të ndërhy në politikën e shtetit, në politikën e jashtme, kjo veç, sa na armiqëson me popujt e qytetërimit dhe bie në kundërshtim me vlerat e demokracisë.

Si ka guxim që BIK të ndërhy në diplomacinë franceze, në anën tjetër ç‘është kjo heshtje e politikës Prishtinë-Tiranë që nuk u kundërvihen ligjeve të salafizmit, vehebizmit që ka përfshirë trojet tona ?

Ç’është kjo heshtje, ky oportunizëm i krerëve të shteteve tona ?

Para pak ditësh ndodhi një tragjedi në Francë, ku u nda nga jeta Profesori i historisë (Samuel Paty) nga një i ri n’emër të kësaj ideologjie fundamentaliste, po i lihet vend galomanisë ekstremiste të ideo-mashtrimit n’emër të fesë, duke ndjellur urrejtje, e jo të dënohet akti më barbarë, akt makabrë n’emër të një « besimi » i cili as që ka të bëjë me besimin e mirëfilltë.

BIK, në vend që të merret me zbutjen, më mirë të themi me ndalimin e radikalizmit që dëmton shoqërinë tonë, dinjitetin dhe kulturën tonë të lashtë arbërore, të ardhur ndër shekuj me vlera të rralla, na dëmton me teza e fraza të thata ideo-fetare të ndasisë dhe zbehjes së historisë sonë ! Dikur, jo më larg se « dje » Parlamenti Evropian thoshte: T’i marrim për shembuj shqiptarët dhe tolerancën e tyre fetare që ka një pamje aq të bukur të respektimit ndër-fetar !

Ç’u bë me ne sot?

Pse vallë kjo kohë e errtë në pajtim me ata që ndjellin përçarje ndër-fetare në kombin tonë ?

Kosova është shtet laïk, ku fjalën e lirë e garanton Republika.

BIK, duke mos reaguar kundër radikalizmit e barbarisë ideo-fetare-politike nuk mund të quhet ndryshe vetëm se pajtim me të ligat që i sjellin kombit tonë, duke ditur se këto teza janë koncepte që i merr secili në përgjegjësi të vet.

Besimi është shpirtëror, feja duhej ta kishte urtësinë dhe paqen ndërnjerëzore, pa përçarje, në veçanti larg çdo ndërhyrje agresive, dhe kundër çdo barbarizmi, si krye-fjalë larg politikës !

Predikuesit që thërrasin në urrejtje ndër-fetare t’u ndalohet rreptësishtë kjo propagandë e rrezikshme.
Në liri ka paqë, paqja ka fjalën e lirë, fjala e lirë është kulturë, është tolerancë, po qe se n’emër të saj thirret në urrejtje atëherë kemi të bëjmë me radikalizmin që vret fjalën e lirë.

Me respekt ndaj çdo besimi me fjalën e lirë, me filozofinë e shëndetshme me besim të shpirtit të lirë !

P.S.
Fundamentalizmi në kundërshtim me laïcitetin, në rastin tonë kundër kulturës dhe traditave, kundër demokracisë dhe fjalës së lirë!
Kritikat e tyre janë t’ashpra, që pretendojnë se janë të dërguarit e Zotit, që në realitet janë teza politiko-fetare dhe që i vihen në kundërshtim vlerave të Republikës, pra janë vëm përfitues !

Indoktrinimi i tyre është në kundërshtim (negacionizëm) me principet e barazisë burrë-grua, dhe fjalës së lirë!
Nuk e kuptojmë si mediat tona lozin vallen e tyre?

Këto ditë u botuan shkrime si nga BIK dhe të tjerë “politikë”, ku vihet në shënjestër Ambasadori i Kosovës në Paris, vetëm se e kishte përkrahur shtetin që e « lufton » barbarizmin, radikalizmin n’emër të demokracisë, e kundër ideologjisë fundamentaliste !

Mentor Thaqi
Ilaz Hysaj
Sylë Bajrami
Hazir Mehmeti
Sokol Ahmetaj
Nezir H. Kraku
Gani Bytyqi
Musa Jupolli

20.10.2020

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top