Presidenti historik i Republikës së Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova

Kufiri me Malin e Zi kalon në Çakorr

Presidenti historik, Ibrahim Rugova, në vitin 2002 ka deklaruar se kufiri me Malin e Zi do të jetë Pika e Çakorrit.

Në takim me delegacionin nga fshatrat e Rugovës, të cilët i ka pritur për të dëgjuar shqetësimet e tyre lidhur me çështjen e kufirit me Malin e Zi, ai citohet t’ju kishte thënë rugovasve se pika e Çakorrit do të jetë kufiri dhe se përtej kësaj pike malazezët nuk kanë çka të kërkojnë, përcjell “zeri.info”.

“Çakorri, Mokna, Qafa e Dasmorëve dhe këto pjesë tjera nuk do të preken, se është dhe ndarja natyrale dhe ka qenë kufiri përherë. Ne nuk mund të pretendojmë ne ato pjesë tjera që kemi pasur më përpara. Ato kanë shkuar e nuk mundemi në këtë kohë diçka të bëjmë. Por, njëherë përnjëherë me Malin e Zi duhet të ketë raporte të mira. Dhe, Mali i Zi besoj do ta njeh pavarësinë tonë të shtetit. Atëherë do të formohen komisione: një komision prej Kosove, një prej Malit të Zi, me mbikëqyrje ndërkombëtare dhe kufiri do jetë në Çakorr, nuk do të kalojë këndej”, citohet të ketë thënë Rugova në këtë takim.”

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top