KUFIRI ME MALIN E ZI KA QENË DHE DO TË MBETET NË ÇAKORR DHE ZHLEB TE KULLA ATY KU KA QENË QE 80 VITE..!?

Shkruan: Rexhep Elezaj

Ja, miq të nderuar, edhe çka duhet të bën kryetari aktual i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, që ta dëshmon më shumë tradhtinë e tij kombëtare..!? Ky paska thënë në praninë e kryeministirit të Kosovës, se kufiri më Malin e Zi nuk është në Çakorr dhe Zhleb, që i bie brenda në territorin e Rugovës, gjegjësisht të Kosovës, njëjtë siç ka veprua tradhtari Murat Meha..!?

Unë i ftoj të gjithë banorët e trevës së Rugovës dhe të qytetit të Pejës, bashkë më Istogun dhe Deçanin që ta detyrojnë këtë tradhtar të jap dorëheqje nga posti i kryetarit të komunës, dhe menjiherë të burgoset për tradhti kombëtare, pra për falje të tokave tona shekullore Malit të Zi, i cili, që disa herë ka treguar gatishmëri që të bisedojë më palën shqiptare për vuarjen e kufirit aty ku ka qenë midis dy vendeve tona, që nga pas Lufta e Dytë Botërore e deri më atë ditë kur qeveria vazale e H. Thaçit ia fali Malit të Zi pa e pyetur fare popullin mbi 10.000 hektarë tokë të Rugovës..!?

Nëse as pas kësaj deklarate skandaloze-tradhtare të këtij vazali dhe serbofili, siç është G. Muhaxheri, populli nuk ngritet në këmbë kundër tij dhe shefit të tij mercenar, Isa Mustafës, atëherë është më mirë që publikisht ta pranojë kapitullimin para armiqve të popullit dhe të Kosovës..!?/ R. Elezaj

LEXONI MË POSHTË DEKLARATËN E TIJ TË POSHTËR TË TRADHTISË SË MADHE KOMBËTARE DHE SHTETËRORE:

Muhaxheri: Kufiri nuk është te Çakorri
“Ne si komunë posedojmë kadastrën origjinal për dallim nga komunat tjera. Me kadastrën tonë më vjen keq që është ashtu, është e dhimbshme se qytetarët tonë e mendojnë se edhe ajo pjesë e territorit i takon Republikës së Kosovës, por me dokumente nuk kemi fakte që i takon. Ana emocionale të qytetarëve të Kosovës edhe tek unë si kryetar i tyre… mbetet te Çakorri. Gjithmonë e kemi konsideruar kufi , tash dokumentet nuk e aprovojnë këtë që e pretendojmë ne”, tha Muhaxheri.
Këto deklarata janë bërë sot në Pejë gjatë vizitës që kryeministri Isa Mustafa ka bërë në komunën e Pejës.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top