Kufiri i shqiptarëve me Serbinë ndodhet te Miniera e Aleksincit

Vizita e Aleksandër Vuçiqit në Mitrovicë është një provokim i radhës që i bëhet Kosovës, shtetësisë së saj dhe shqiptarëve si komb. Duke i gjykuar deklaratat e pamatura dhe luftënxitëse të kryeministrit serb, Balli Kombëtar Demokrat i rikujton Serbisë dhe serbëve se kufiri ndarës mes popujve tanë ndodhet te Miniera e vjetër e Aleksincit. Historia e gjenocidit serb dhe pastrimeve etnike të territoreve shqiptare ka përfunduar, prandaj, ne si organizatë e këshillojmë popullin e vogël serb të mos shohë ëndërra të mëdha, por t’i kthehet realitetit dhe të njohë të gjitha të drejtat historike të kombit shqiptar. Paqja dhe mirëqenja e të gjithë popujve në siujdhesën ilirike garantohen vetëm pasi të ketë përfunduar procesi i bashkimit kombëtar të shqiptarëve.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top