SHKRUAN: RAMAZAN BEKTESHI
A eshte ambasada e Kosoves ne Washington DC instrument i agjendave te HTH?
Po e quaj Hashim; sepse nuk sillet si i pari i vendit, ka filluar me n’a rrejte, me n’a hudh pluhur syve, e ka marr zanatin e rrenes njejte sikurse serbet. Por si eshte e mundur, mu nga zemra e Drenices, nga vendi qe ishte gjithmone pararoje e ceshtjes kombetare me dal dikush e me n’a rrejte ne media, TV, 24 ore ne dite, 7 dite ne jave, edhe ate pa fije turpi, pa frike, rren si me ba trimeri, si nje ‘hero’, si nje demagog dhe autokrat i rryer, 20 vite pas Marreveshtjes se Rambujese!
Nga pervoja, pleqte tane thone se “shkaut s’i zihet bese”, sepse ata rrejne per qef, per zor, ne çdo moment, “rrejne ne menyre kreative, imagjinative, shpikese” (Qosiq), “e tere historia e serbe bazohet ne rrena”, “nga injoranca dhe mosdija e fakteve është krijuar një mit per Kosovën, për perandorinë qiellore serbe” (S.Biserko).
Fatkeqesisht, kultura e rrenes eshte duke u bere dominante edhe ne qytetet tona (Prishtine, Tirane, Shkup) ne emer te paprekshmerise se pushtetit te lidereve tane te perjetshem. Edhepse serbet i dhane botes kriminelet me te pergjakshem ne kohen moderne, megjithate ata vazhdojne te shtiren si viktime, dhe me sukses mashtrojne BE-ne dhe boten, derisa ata fillojne t’u besojne rrenave te tyre si te ishin te verteta. HTH, ne vend se t’u kundervihet rrenave serbe, dhe ka fakte me bollek, ai mundohet me n’a shit nje rrene me te madhe, mashtrimin me kufinje.
Atij sopata s’i pret ne nje vend, andaj kete avanture te tij here e quan ndryshim kufinjsh, here korrigjim, here marrje dhe mosdhenje territoresh e deri te risia e fundit, ‘korigjimi lehte’. Ai me axhamillekun e tij i beson armikut shekullor, se paqa eshte e mundur me falje toke; per nje te mallkuar njohje, per nje te mallkuar karrike, per nje te mallkuar paqe te rrejshme, dhe per ate te mallkuarin ‘bashkim’ pa gjymtyret me vitale te Kosoves! Pse i ngutet HTH ne keta momente dramatike dhe te pafavorshme per ne, pse ai instaloi nje ekip te tij, dhe jo gjitheperfshires.
Pse e fton Putinin ne Prishtine, pse thote se “Rusia do t’a perkrahi pajtimin e Kosoves me Serbine”, dhe pse po deshiron te fusi Rusine ne loje, kur ajo duhet te qendroje sa me larg Ballkanit?
Se HTH s’i ka be kalkulimet si duhet, kur ka te beje me nje armik tmerresisht te pabeses dhe hilexhi, mund te marrim shembullin e f. Karaçevë e Eperme, ne Komunen e Kamenices, edhepse sipas hartave kadastrale kjo rruge i takon Kamenices (Karaceve-Novoselle) dhe nuk duhet te jete kontest me Serbine, rreth 3000 fshatare jane duke u ballafaquar tash dy dekada me nje problem te perditshem dhe Serbia e bene me te komplikuar, xhandarmeria e saj shpesh frikson banoret e kesaj zone. Kjo tregon se me cfare kojshish te papershtatshem kemi te bejme e lere më me hy me ndryshu kufirin qindra km me Serbine. Per ironi dhe per sherr, Serbet jane ne gjendje te shkaktojne incident nderkombetar edhe atehere kur sportistet tane shenojne gol dhe me dy duar paqesore bejne simbolin e tyre kombetar, e lere më t’i hysh nje avanture te rrezikshme, me kufinjet.
Dilema e madhe eshte pse HTH ka vendos te beje nderrim kufinjsh krye ne vete, duke e mashtruar popullin me rrena bajate, me nguti, e pa transparence. Pse populli duhet t’i besoj HTH kur gjate mandatit te tij si kryeminister ka krijuar nje shtet jofunksional me imazh te erret. Eshte per t’u çuditur pse as opozita as populli nuk reagon me masa adekuate kunder ketij plani ogurzi. Jopjekuria politike e HTH edhe pas 20 vitesh n’a bene te dyshojme per rolin e tij ne Rambuje dhe rrembimin e lapsit #1 per nenshkrimin e marreveshtjes qe vete i rezistonte. Pas gjithe ketyre dramave, a do t’a çoje HTH misionin e tij te meshefte deri ne fund dhe te fitoj Çmimin Nobel per paqe me Vuçiqin, qe dikush mund t’a kete joshur, apo do te perfundoje ne humneren e tradhetise apo ne Hage.
Por, para se ndodhin keto. ai shpejte do te rrezoje Ramushin, pasi e shfrytezoi si Isen, pas shtrydhjes, te dy perfundojne ne mbeturina. HTH vazhdon te luaj lojrat e tij perfide qe jane te njohura qe nga fillimi i karieres se tij. Keshtu lind dilema a eshte instrument i HTH ambasada jone ne Washington DC, per kete kerkush s’flet sepse HTH ka kontroll te forte ne media, intelegjence, kunder-intelegjence per shpirtin e tij. HTH rralle ka humb dhe te vetmen humbje te pesuar e ka nga Rugova, por fitoreve te tij te njepasnjeshme u vie era fund. Fatkeqesisht, Kosova ende vazhdon te mbetet nen hipoteke.