Kuçedër

Shkruan: Edison Ypi

Moj kuçedër që vazhdon të japësh intervista, po gjallë qënke ende moj gjakpirëse, moj vampire, moj kriminele? Më mirë që s’ke vdekur. Vazhdo të jetosh. Kurrë mos vdis. Mbetsh në jetë të jetëve as e gjallë as e varrosur, as e vdekur as e groposur. Ik rri krruspull diku pranë Shtish Tufinës Atje do të kapin reumatizmat. Të gjitha llojet e reumatizmave dhe artriteve, që do bëjnë të të dhembin të gjitha kockat dhe mishrat. Lebetitja kockore do vazhdojë derisa këto dhimbje të barazohen deridiku me dhimbjet reumatizmale e të paktën njërës prej atyre mijëra familijeve që i kalbe qelive të burgjeve dhe baltrave të internimeve. Nga dhimbjet kockat do të zbuten e qullosen, por sytë e thatë e të ftohtë do të mbeten si i ke pasur; gremina që rrëzonin fate, hone që vdisnin ëndërra. Ndërkohë nga goja do të dalin britma komitetesh dhe urdhëra pushkatimesh. Më tutje, sipas shijes tënde prej krimineleje dhe dëshirës prej bqiri të tyt shoqi, do hash menu sloganesh varur mbi mure të pista kooperativash, bukë të mykur me baltë varri sipas sloganit; “Bar do hamë dhe parimet nuk i shkelim”.

Gjatë dimrave do hedhësh mbi supe një kapotë të grisur zborri gjith zhul dhe do mbathësh pa çorape çizme të shqyera llastiku. Që të mos të ngjiten zorrët, edhe do pish diçka, ujë pellgjesh varresh. Kësaj jete fshataro-ushtarake do t’i mungojë “kllasa puntore”. Mos u merakos. “Kllasa” do vijë shumë shpejt kur trupi të mbushet me morra proletarë nga ata të fjetoreve të veprave të pesëvjeçarëve. Për tu ngrohur gjatë dimrave mos mbaj sobë. Ngrohu sa të mundesh duke u dridhur kur të kujtosh gjakun që ke derdhur dhe krimet që ke bërë. Do lexosh libra. Për shembull atë me letrat e zgjedhura që kurvi i dërgonte popullit të Gjirokastrës, Zhoao Amazonës dhe rrugaçëve anembanë botës. Do presësh edhe miq me të cilët do bëni qokat e dikurshme, do festoni datat jubilare etj.

Miqtë veteranë do ngrihen nga varret për të ardhur pranë teje. Ti krruspull në mes, veteranët plot baltë varri rrotull teje, do kujtoni sukseset, telat me gjëmba, rrahjet, spiunimet, internimet, arrestimet, burgosjet, pushkatimet. Pakngapak do rrjedhësh nga trutë. Perëndia nuk mund edhe ta fali përjetësinë edhe ta lëri trurin qiqërr. Me rrëke nëpër turi të atij lëngut të trashë që quhet tru, do t’i lutesh Perëndisë për faljen e mëkateve, shpëtimin e shpirtit. Do jetë e kotë. Edhe ty që t’i numurosh, edhe Perëndisë që t’i dëgjojë llahtaret e tua, koha e pafundme nuk mjafton. Perëndia do dëgjojë sa do dëgjojë, dhe nga marazi do nisi të qajë, dhe shpirti do t’i plasi, dhe kohën do ta ndali, dhe botës fundin do t’i sjelli. Do pyesin; Çmoshë kishte ? Do përgjigjen; S’kishte moshë. Ishe e zeza e njerëzisë.

5 thoughts on “Kuçedër”

  1. ILMIFEHIMPRODANI

    ESHT E PA MUNDUR QE AJO KUCEDER DDO LEJOHET QE TI KERKOJE ZOTIT MESHIRE PER KRIMET E BERA MBASI PERENDIJA NUK I PRANON KRIMET KARSHI NJEZIMIT, AJO KA AKOMA PER TE VUAJTUR, AJO KRIMINELE QE LA NENET E KOMBIT NE AGONI QE I BERI FAMILJT TE SPIUNONIN NJERI TJETRIN , ATA TE DY GJAKATARET QE SOLLEN FAREN ME TE PRISHUR TE NJERZIMIT PARTIN E QELBUR KOMUMUTET, SKA PERENDIJA MESHIR, DO TI VEJE SHPIRTI NE HALE, KU DO TAKOJE ATE PLE,,

  2. zoti ka thene qe cfare ja uron tjetrit,te kthehen mbrapsh ne trupin tend,…je nje lecke dhe i pa edukate qe nxjerr te tilla menxyra nga mendja jote e semure,mbi nje grua qe i ka kaluar te 90-tat!Po ti kesh faktet dhe je burre,denoncoje dhe historia mbaron!Ska nevoje te kthesh gojen ne qenef!Turp te te vij,ka gjuhe tjeter per ti treguar te zezat e kesaj gruaje!

    1. Turp te kesh ti qe e mbron se per ket plere fjalet jane pak dhe mosha s’ka te beje fare
      Respekti eshte per njerezit kjo bushter s’ka asgje humane
      Bravo autorit

  3. Marina Licenji

    Shume bukur fjale dhe fjali prekese por te verteta e tille ka qene ajo grua dhe ajo kohe nje bravo te madhe per autorin

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top