Ku është ai, aty është edhe krimi!

SHKRUAR NGA ADRIATIK RIZA DOSTI

Ja pse Ardi Veliu sot duhej te ishte prapa hekurave! – Sepse ku eshte ai eshte krimi!
Dhe sepse pas çdo krimi te tij me dhe pa uniforme policie, ne mbrojtje te tij del kryeministri Rama, dhe jo krejt rastesisht, sepse eshte Masha dhe Monstra e duhur tipike me te cilen mban pushtetin kriminal koka e krimit-kryeminister, Edi Rama. Sepse, ne çdo vend normal te botes, nuk po them demokratik se e teproj shume, perveç Rusise, Kines, Iranit, Korese se Veriut, Bjellorusise, Kubes e Shqiperise, ku Drejtesia di se si ta thote fjalen e vet pa u keqperdorur dot prej kerkujt, e veçmas nga politika. Ardi Veliu jo vetem qe nuk do ishte sot ne krye e ne mbikqyrje te Policise se cilitdo lloj shteti, por do ishte harruar prej gjithkujt, ne burg, madje nen akuzen e shume veprave penale, nen perbuzjen e te gjitheve dhe nen denimin e merituar.

Sepse, pasi beri kerdine ne Vlore si nje nga drejtuesit e policise bashkiake ku u lidh e u zhyt deri ne fyt me boten e krimit e ra menjehere ne sy te “ustait” Rama te cilit i duheshin pikerisht Monstra te tilla per te mbajtur ende ne kembe shtet-qeverine e pushtetin e tij teresisht kriminal e te korruptuar, ndaj Ai e solli urgjent ne Tirane e madje e emeroi ne krye te Policise shqiptare.

Dhe Ardi e nisi me turpshem sa me s’ka, teksa u vu ose e vune, dhe ai pranoi te beje rolin e shoferit, shoqeruesit, garantit, transportuesit etj te Babales, per te mbrojtur e shpetuar nga skandali njerin nga Ministrat e Brendshem skandaloz te Rames, Fatmir Xhafen.

E pasketaj, Ardi Veliu kryen nje tjeter akt-maskarade teksa del para Parlamentit shqiptar dhe shan, fyen, ofendon, pergojon, shpif e poshteron nje Nene, nje femer, nje moter e nje grua, nderkohe qe policia e tij i ka dhunuar barbarisht te birin adoleshent, dhe me i ndyre akoma fakti, qe po ky Monster pastaj i ofron pune ne polici viktimes se tij [???]etj. etj…

Me pas po ne krye te policise shqiptare Ardi Veliu udheheq dhunen policore kunder te rinjve e mbrojtesve te Teatrit, mbeshtet aksionin per shembjen e tij, e nxjerr ne shesh ca fantazma kriminale me dhe pa uniforme, dhe pa asnje shenje, numer, inicial a emer identifikues, te cilet bejne kerdine ndaj protestuesve.

Eshte po ky Ardi Veliu, qe ne rastin e vrasjes po nga policia e tij te te riut Klodian Rasha, perpos disa deklaratave publike qe fyenin rende viktimen e familjen e tij, me Pistoleten e hedhur prej tij ne vendin e krimit per te humbur gjurmet e per te ç’orientuar hetimin e ngjarjes ne fjale, kryen kesisoj nje veper te rende penale e teper te denueshme. E serish atij si hyn asnje gjemb ne kembe e serish ai vazhdon te jete ne krye te policise se inkriminuar shqiptare, perpos qe ka mbeshtetjen e fuqishme te Rames.

Ndodh ngjarja e rende e Elbasanit, ku humb jeten nje tjeter qytetar shqiptar dhe serish ne vendin e krimit e per ta fshehur ate, Ardi Veliu, i cili mohon faktet e provat konkrete ne vendin e ngjarjes, e se bashku me Prokurorin e Elbasanit bejne çorap e lesh e li hetuesine, prokurorine e drejtesine shqiptare dhe serish Rama i del ne krah e ne mbrojtje!

E nderkohe qe krimi ben kerdine e qe shqiptaret kerkojne largimin e Ardi Veliut, eshte po Rama qe ju thote atyre publikisht se jo 5 mije por edhe 500 mije te mblidheni ju ne shesh une ate as e jap e as e dorezoj kurre!

Por me sa duket “ata nderkombetaret e ambasadoret atje lart” ja terhoqen veshin fort Gjatoshit derisa nje mengjes te bukur edhe ai vete u detyrua ta jape e ta dorezoje Monstren e tij, te cilit gjithesesi i gjen nje tjeter vend pellumbash sa per te marre rrogen ani pse ai lloj vendi pune s’ka kerkundi asnje lloj lidhje as me Ardi Veliun e as me shkollimin e profesionin e tij.

“Do largohem nga policia e nga çdo lloj posti publik pasi jam i lodhur e dua te rikuperoj kohen e duhur per t’ju perkushtuar familjes sime”, deklaron nderkohe vete ish krye polici.

Nderkohe qe drejtesia nis nje lloj hetimi disi te çuditshem ndaj tij, madje i “bastis” edhe banesen, ku i gjen ca para, ca lista te borxhlinjve te vet, ca prona e biznese, e sigurisht edhe ca bizhuteri te florinjta, dhe “procesi vazhdon” edhe pse paraprakisht duket i mbyllur pa filluar ende, sepse eshte Ai atje lart fare qe kete radhe ju a ka terhequr veshin kuriozeve te tepert te hetuesise, prokurorise e drejtesise shqiptare.

Dhe ja tek rivjen serish ne skene, Ardi Veliu, po me insistimin e Rames dhe hop e ne krye te krese se Policise shqiptare, pra do jete kontrollor e mbikqyres i krejt uniformave blu te Shqiperise, duke patur nen hyqem qe nga Drejtori i pergjithshem i policise se shtetit Met Rrumbullaku (i emeruar nga vete Rama pas largimit te dhunshem te Gledis Nanos qe sapo filloi ti nxirrte petet lakrorit), e deri tek ai polici i thjeshte fjala vjen le ta quajme Aqif Katrori apo Trekendeshi!

Dhe s’thote kot populli qe i yti mishin ta ha por kocken ta ruan!

Serish, pas vrasjes se fundmi te te riut L.Kurti nga policia kriminale e Rames, ja tek i del prape ne mbrojtje krimit e kriminelit (nenkupto Rames e Pushtetit te tij), po Ardi Veliu, teksa deklaron publikisht se, “i riu vdiq ne spital e jo nga dhuna policore!”.

I menjehershem reagimi i bluzave te bardha qe hedhin poshte poshtersine informative te Monstres Veliu dhe po i menjehershem reagimi-mbrojtes i Shefit te Madh te Ardit i cili si zakonisht nis e hedh balte mbi kedo per te mbrojtur Llumin e tij.

Ku eshte Ardi Veliu eshte krimi dhe pas çdo krimi te tij e te kesaj lloj policie kriminale qe vret, ne mbrojtje te tyre vihet vete Krye-krimineli Rama.

Me thoni tani pra, ne cilin vend te botes ndodh keshtu dhe cili lloj populli e cila lloj Opozite do ti lejonte skandale e krime te tilla pa u ndeshkuar e kaq gjate?

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top