KTHIMI I GJENIUT NĒ TOKĒN QĒ I FALI JETËN

SHKRUAR NGA ENVER ZHINIPOTOKU

Nesēr më 14 nëntor 2018, shēnohen dy ngjarje të rëndësishme nē Tiranē. Nē orēt 10-11 varrosen eshtrat e njërit prej korifejve dhe shqiptarët mē tē mēdhenj që ka pasur populli dhe kombi ynē Mid’hat bej Frashërit, pas 69 vjetēsh dhe së dyti, hapet “Panairi i Librit”, qē korespondon me 110 vjetorin e Kongresit të ABC-sē prej 14-22 nēntor 1908.

Jam duke lexuar vëllimin e parē tē sapo botuar tē veprēs madhore tē Mid’hat Frashērit, qē ēshtē botuar nē 13 vēllime dhe nesēr do tē jetē nē stendat e panairit. Po pērjetoj njē mallēngjim tē veçantē thuaja gjatē leximit tē çdo faqeje për shumē arsye: të madhështisë dhe gjenialitetit të autorit; shpirtit të parehatshēm të tij atdhetar; vuajtjeve dhe përpjekjeve mbinjerēzore për Shqipērinē, qē nuk u bē e tillē siç e deshi dhe projektoi ai; fati i tij apatrid që tē jetoj nē mērgim i pērndjekur politikisht; i varrosur nē dhe tē huaj, nga i cili po ngritet si Konstandini për besēn e dhënē, edhe Mid’hati, po kthehet triumfator, pasi Shqipēria i hoqi prangat e diktaturēs, siç u kishte thēnē shokēve se do tē kthehen tē gjallē ose vdekur. Po kthehet ky bir atdhetari, me taban kombëtar tē Frashērllinjēve, që baba e axhallarē dhe vet ai u dogjën pēr atē Shqipēri, për tē cilēn ishin thuaja tērē kohën në mërgim, “që u jepte emrin shqiptar ” dhe ata ndiheshin krenar.

Ajo që më mallëngjen mē sē shumti, ështē fati ynē i keq i shqiptarēve dhe nuk di a i ndodhē ndonjë populli në Evropë sikur neve, qē nē moshēn 64 vjeçare tē mësoj pēr njerēzit më tē mëdhenj, tē cilët nē themelet e kombit e tē shtetit, ta vënē djersën, gjakun e eshtrat, e ti ta kesh të ndaluar brez pas brezi tē mēsosh për bëmat e tyre mbinjerēzore. Dhe sot, nē vend që nipërve e mbesave tu shpjegonim për veprat e tyre madhore, detyrohemi që edhe pse gjyshër me mosh tē mēsojmē vet për ta:pēr Fishtën, Konicēn, Mid’hatin, Koliqin e shumē të tjerē, sepse kētë të drejtē na e kishte ndaluar sistemi, e ne që ështē dashur tē turpērohemi për kētē, shumica prej nesh jemi krenuar me këtë ndalim tē “armiqve të atdheut”! Ata kishin fjetur thellē në ndērgjegjen e kombit, edhepse nomenklatura pushtetore ua kishte ndaluar veprat dhe emrat, duke ua fshirē edhe firmat nga aktet madhore tē pavarësisē dhe Kongresit tē Manastirit!

Të vonuar, shumē të vonuar për breznitē, por ngadhēnjyes përballē atyre që i mohuan e anatemuan për gjysēm shekulli, tē cilët sot para kētyre madhorëve janë humbës historikë dhe qē nuk mund ta ngrisin kurrē kokēn.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top