KRYETARI I SHVL TË UÇK VIZITON LIDERIN AKTUAL TË SHQIPTARËVE, ZIADIN SELA

Kryetari i SHVL UÇK-së Daim Hiseni në vizitë te lideri aktual i shqiptarëve të Maqedonisë z. Ziadin SELA

E njëjta politikë ruse,
E njëjta kuzhinë sërbe,
Të njëjtët kopila pa babë biologjik,

Sot isha për vizitë tek njeriu i cili zemrën ma bëri mal. Vizitova figurën kombëtare dhe politike i cili për gjithë kohën thirte në bashkim dhe unifikim të veprimit, njeriu që donë të na sheh si një trup me një zemër dhe një shpirt. Vizitova liderin e shqiptarëve të Maqedonisë z. Ziadin SELA, nga i cili ju përcjellë të falat e Tij të sinqerta dhe të përzemërta për gjithë ata që veten e ndjen shqiptarë, pa marë parasysh bindjet e tyre politike.

Më përkujtoi Prometheun i cili thot: “Mund të më mundni, por s’mund të më thyeni.” Duke shikuar z. Sela, mu përkujtuan vuajtjet dhe synimet e ideologut kombëtar, hartuesit të platformës politiko ushtarake të UÇK-së, z. Ukshin HOTI. Edhe Dr. Ziadin Sela, njësoj sikur edhe Mr. Ukshin Hoti mbeten kryp në sy për politikat shoveniste dhe nacionaliste sllave.

Besoj thellë që kthim prapa nuk ka, Jam i bindur se platforma e shumëpërfolur dhe e zotuar nga z. Sela bashkë me strukturat e tjera do të jetësohet pikë për pike. Mbi të gjitha më gëzoi fakti që shëndeti i tij po rikthehet. Falenderoj Zotin e madh i cili e shpëtoi nga horrat e sigurimit të Mijallkovit dhe punëtorëve në MPB-në të Maqedonisë, të cilët në ditën e kobshme dëshiruan vdekjen e tij.

U gëzova kur më tha: “Nuk bëhet çfar mendon njerëzia, por çfar dëshiron Perendia. Do të këthehem edhe më i fortë se më parë. Këtë ia kam premtuar popullit tim dhe sëbashku me ta do të marshojm prej aty ku e lamë. Më vjen keq që mjekët më rekomandojn të pushoj edhe disa ditë shkaku i tretmanit dhe që nuk mund të dal publikisht të falenderoj popullatë tonë, të cilët treguan vetëdije të lartë qytetare duke mos rënë në nivelin dhe provokimin e bandave mafioze të Nikolla Gruevskit, Sasho Mijallkovit dhe huliganëve të tjerë që janë pjellë e tyre.”

Këto ishin fjalët e Tij, kurse unë e falenderoi përzemërsisht që ndau nga koha dhe më mundësoi ta takoj. Uroj shërim dhe dalje sa më të shpejtë nga spitali. Zoti e ndihmoft në qëllimin e tij fisnik dhe patriotik për popullin shqiptar.

NJOFTON ZYRA PËR INFORMIM E SHVL TË UÇK-së PRANË OKB-së

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top