KRYETARI I PDIU DHE DEPUTETI I PARLAMENTIT SHQIPTAR SHPETIM IDRIZI DEMANTON LAJMIN E ELEFTHERI ORA

Kreu i PDIU dhe Deputeti i Parlamentit Shqiptar, z. Shpetim Idrizi, e ka demantuar lajmin e shpërndarë nga redaksia jonë si dhe nga redaksitë e gazetave të tjera në hapësirën tonë informative kombëtare, e ku bëhet fjalë për listën e përfituesve nga fondet sekrete të Greqisë, të bëra publike tek gazeta Eleftheri Ora, adresën e së cilës lexuesit tanë mund ta gjejnë nën vegzën: www.elora.gr .

Në prononcimin zyrtar, z. Shpetim Idrizi rikujtoi kërkesën e tij drejtuar në adresën e Presidentit të Republikës, Prokurorit të Përgjithshëm, Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Kryeministrit, që të mos heshtin karshi këtij skandali të përmasave kombëtare, por të marrin masa në bazë të detyrave e përgjegjësive me të cilat i ngarkon Kushtetuta e Republikës.

Duke e komentuar faktin e shpërndarjes së informacionit nga mediat shqiptare, z. Shpetim Idrizi theksoi: “besoj që pas gjithë këtij skandali të përmasave kombëtare e ndërkombëtare, redaksitë e mediave shqiptare do të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të garantuar burimet e informacionit dhe do të kenë kujdes nga lajmet e paverifikuara që mund të shpërndahen me qëllime të caktuara nga gazetat ose portalet e vendeve fqinje. Në emrin tim personal, i kërkoj Presidentit të Republikës, Prokurorit të Përgjithshëm, Ministrit Bushati dhe Kryeministrit Rama, që të mirren seriozisht me skandalin e financimit të medias dhe politikës nga ana e shtetit grek.”

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top