Kryetari i parë i Ballit Kombëtar do të rikthehet në Shqipëri

SHKRUAN: ADRIATIK ALIMADHI

Mid’hat Abdyl Frashëri, Shërbestari i Shqipërisë, Kryetari i parë i Ballit Kombëtar do të rikthehet në Shqipëri më 14 nëntor 2018.

Eshtrat e tij do të prehen përjetësisht në tokën mëmë, në këtë vend pranë të atit dhe xhaxhallarëve të tij.

Ne pasardhësit dhe ndjekësit e amanetit dhe porosive të Tij, ndihemi krenarë sot, që mbarë populli shqiptar njeh, vlerëson dhe admiron personalitetin e ndritur të Mid’hat Frashërit dhe kontributin e Tij të jashtëzakonshëm e të gjithanshëm në shërbim të Atdheut dhe Kombit.

Duke ndjekur porositë e Kryetarit tonë dhe të frymëzuar nga dashuria e Tij e madhe për të gjithë Shqiptarët pa dallim, ne i falim të gjithë ata që figurën e Mid’hat Frashërit e kanë sulmuar nga padija ose keqinformimi, dhe me këtë rast mirëpresim nderimet dhe vlerësimet e tyre.

Le të kujtojmë se kur shqiptarët mbështetën komunizmin, Mid’hat Frashëri i paralajmëroi se komunizmi ishte një ideologji kriminale në shërbim të të huajve, se u kërkoi të besojnë te liria dhe demokracia, se u dha shpresë Shqiptarëve se Shqipëria e bashkuar, Shqipëria Etnike një ditë do të jetë realitet.

Sot liria dhe demokracia po punon për Shqiptarët dhe po afron dita e bashkimit.

Koha i dha të drejtë!

Shqipëria, këtë nëntor po pret në gjirin e saj, po i shpreh mirënjohjen njërit prej bijve të saj më të dashur, Shërbestarit të saj, Mid’hat Frashërit.

Miq!

Për shkak të interesimit të madh të Shqiptarëve nga të gjitha trojet Etnike, dhe kudo ndodhen nëpër botë, bëj me dije se axhenda shtetërore për kthimin në atdhe të eshtrave të Mid’hat Frashërit, ndër të tjera parashikon:

  • 08:00, 14.11.2018, mbërritja e eshtrave në Aeroportin e Rinasit.
  • 09:00 – 11:30, 14.11.2018, homazhe në Akademinë e Shkencave, Tiranë.
  • 11:30, 14.11.2018, ceremonia e rivarrimit të eshtrave të Mid’hat Frashërit pranë varrit të vëllezërve Frashëri, tek parku i liqenit artificial, Tiranë.

Njoftoj të gjitha strukturat, anëtarët dhe simpatizantët e Ballit Kombëtar, kudo që ndodhen, të gjithë së bashku, t’i bëjmë nderimet që meriton Kryetarit tonë Historik, pinjollit të Frashërllinjve.

Shqiptarët të ndjekin porosinë e Tij, të bëhen Shërbestarë të denjë të Shqipërisë.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top