KRYEQEVERITARËT E LODHUR NGA SPORTET E MËDHA

Ngecjet e mëdha në procesin e renovimit të stadiumit të qytetit në Prishtinë rrezikojnë të rezultojnë me dëshpërim të të gjithë atyre që i hapën dyert e inkuadrimit të Federatës së Futbollit të Kosovës, në UEFA dhe FIFA. Pas vizitës së fundit në Republikën e Kosovës, zyrtarët e UEFA-s janë ndarë shumë të pakënaqur me seriozitetin e zyrtarëve qeveritarë dhe punimet që janë bërë deri më tash në stadiumin e qytetit. Në raportin e tyre, ata kanë sugjeruar që ndryshimet e kërkuara nga UEFA të gjejnë hapësirë mirëkuptimi, duke kërkuar investime shtesë për projektin aktual, përndryshe do të jenë të detyruar të mos e liçencojnë projektin për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

Siç dihet, pranimi në UEFA dhe FIFA Republikën e Kosovës e gjeti pa asnjë stadium që do t’i përmbushte kriteret bazike për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare. Andaj, faji për gjendjen aktuale nuk është jetim! Atë duhet kërkuar në krye të politikës së dikurshme, por edhe në krye të qeverisë aktuale të sporteve të mëdha. Kush është duke përfituar nga projekti aktual dhe pse nuk u morën parasysh sugjerimet e ekspertëve gjerman? Pse vallë nuk u zbatua projekti i gjermanëve, të cilin e mbështesnin zyrtarët e UEFA-s dhe kujt do t’i shërbente dështimi i projektit aktual?

 

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top