Kryeministri nuk pranon të kushtëzohet dhe t’i marrë mbi vete mëkatet dhe krimet e PDK-së!

Shkruan: Kimete Berisha

Duhet t’ia pranojmë.

Gjesti i Kryeministrit ishte i papritur dhe fantastik.

Të gjithëve ua mori adutet, dhe doli nga salla e kuvendit me fytyrë!

P.S. PDK ka llogaritur në ambicien e madhe të Kryeministrit që me çdo kusht do të pranonte gjithçka vetëm e vetëm për të mbajtur pozitën.

Prandaj Kryeparlamentari qeshte i relaksuar gjatë gjithë kohës, me shpresë se të gjitha gabimet e PDK-së do t’i mbesin në derë LDK-së.

Kryeparlamentari i ka angazhuar ‘zhuganat’ e tij të PDK-së (disa përdhunues, dhunues dhe kriminelë me dhëmbë të palamë), nëpër institucione që t’i ndjekin, t’i keqtrajtojnë dhe t’ua bijnë diellin mbi kry atyre që ia përmemdin emrin.

Kryeparlamentari po instalon shtet policor nëpër institucionet që udhëheq.
Atmosfera është e rëndë, e vrazhdtë, joetike dhe johumane, si ato që krijonte pushtuesi serb gjatë viteve 90-të.

Nëse vazhdon edhe më tutje këtë ‘zullum’ ndaj meje (i angazhon shërbyesit civil të të PDK-së, që t’i spiunojnë zyrtarët e pavarur dhe të pafuqishëm politikisht, t’i fotografojnë edhe gjatë qëndrimit në WC, dhe t’i frikësojnë e t’i kushtëzojnë), bën keq.

Mbasi këtu nuk ka ligj dhe ligji është në duart e tij, unë i them Kryeparlamentarit publikisht se do të vijë te nana jote, në shoqëri të nanës time, për t’i treguar asaj se çka po bën ti (ose çka po bëjnë njerëzit zullum në emrin tënd).

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top