Kryeministër, deshët fakte, ja ku janë

Shkruan: Donika Gërvalla

Kryeministër, deshët fakte, ja ku janë. Dhe jo vetëm këto, por një thes fakte nga të gjitha drejtimet për të gjithë ata që janë të interesuar t’i dëgjojnë.

Prandaj, urgjentisht:

1. Shkarkoni komisionin shtetëror për demarkacionin me Malin e Zi për shkelje skandaloze të kritereve ndërkombëtare për demarkacion.

2. Emëroni një komision të ri, të konfirmuar nga Kuvendi i Kosovës, të udhëhequr nga ekspertë të mirëfilltë të fushave të ndryshme të lidhura me temat e demarkacionit.

3. Kërkoni përkrahjen e miqve tanë ndërkombëtarë për bisedime të reja me Malin e Zi, të bazuara në kritere profesionale, të njohura ndërkombëtarisht.

4. Mos na vini në provë, sepse gabimet politike jua falim, por jo edhe tradhëtinë ndaj Kosovës dhe territorit të saj.

Mos iu trashëgoni fëmijëve tuaj vulën e tradhtisë në ballë dhe fëmijëve tanë një vatër të re konflikti.

https://youtu.be/kKE5vr_iCaM

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top