Kryeministër, a do t’i bashkohesh thirrjes së PEN International?

Sot kam një pyetje për Edi Ramën, autor i librit ‘Kurbani’, piktor i shumë ekspozitave, artistin.

A do të mundet artisti Edi Rama të solidarizohet me shkrimtarin Agron Tufa, dhe shkrimtarët e tjerë, për të mbrojtur Agron Tufën, shkrimtarin nga deputetët e grupit parlamentar të partisë që drejton Kryeministri Rama?

A do të mundet Edi Rama artist, të drejtohet nga parimet themelore të lirisë për të nënshkruar me vullnetin e lirë, garancinë e jetës së shkrimtarit Agron Tufa, e t’i bashkohet thirrjes të PEN International, lidhur me këtë çështje në Shqipëri?

Kujtoj se Kryeministri Rama u solidarizua me Oleg Sentsov para pak kohësh në Shqipëri.
A do ketë të njëjtin qëndrim Kryeministri i vendit në rastin e shkrimtarit Agron Tufa?

Të shohim!
Bashkë me tekstin po sjell dy foto që në thelb janë e njëjta çështje. Tek komentet keni Kartën e PEN International.

Entela Kasi

Presidente e PEN Qendrës të Shqipërisë
Qendër e PEN International
Tiranë,
26.04.2019

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top