Kryegjyshata Botërore Bektashiane

Ngushëllime të sinqerta për familjet e viktimave gjatë sulmit të djeshëm në Mynih!
Sulme të tillë të verbër, të frymëzuar dhe realizuar prej mendjeve delirante, janë shembujt më të qartë se terrorizmi ndërkombëtar, jo vetëm që nuk mbështetet në ndonjë drejtim fetar, por përkundrazi sulmon dhe përpiqet të hedhë në erë, çdo vlerë të qytetërimit të vërtetë europian.

Në këto çaste, ne armata shumëmilionëshe e besimtarëve bektashinj të kudondodhur në botë, jemi pranë kombit gjerman, pranë familjarëve dhe të afërmëve të viktimave të pafajshëm, duke u lutur për paqe dhe armëpushim.

Sikundër deri më sot, ne do të jemi gjithashtu në përballje të ashpër me çdo lloj ekstremizmi fetar apo terrorizmi, të cilët pavarësisht akteve të sotëm nuk kanë asnjë arsye të ardhshme.

Zoti e mbrojttë popullin gjerman!

1 thought on “Kryegjyshata Botërore Bektashiane”

  1. Zoti qoftë me ju dhe me të gjithë ata që besojnë në një Zot. Toleranca bektashian është për tu admiruar dhe respektuar. Po unë pyes si ka mundësi që më 67-tën 60% e muslimanëve në Shqipëri ishin bektashian dhe sot janë minoritet në besimin musliman?

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top