Nikë Ukgjini – Konferenca Shkencore, 1000 vjetori i Shën Gjon Vlladimirit, Podgoricë, 21 nëntor 2016
Provinca Iliro-Romake e Prevalitanës,(Praevalis) trashëgimtare e shteti të Arianitëve, e cila shtrihej nga Lumi Mat (Mathis) deri në qytetin e Risono (Risan), me kryeqendër Shkodrën, në gjirin e vet përfshinte qytet e njohura: Kotorin, Budvën, Tivarin, Medun, Ulqinin, Lezhën etj.. Kjo provincë e cila si e tillë mbijetojë për dhjetë shekuj, si qendër më të rëndësishme tregtare e politike të saj kishte qytetin e Dioklës (afër Podgoricës se sotme) i themeluar nga mbreti romak Dioklecian (284-305), në shek. e III të kohës së Krishtit.
Pranimi i Krishterimit
Për ta kuptuar me mirë rrjedhat e ngjarjeve mbi temën në fjalë, duhet shtjelluar si pikënisjen e krishterimit në trevat Iliro –Arbërore, ku krishterimi është mbjellë, nga vet goja e apostujve, për të marr kështu shqiptaret një drejtimi kah një botë më e qytetëruar perëndimore.
Populli shqiptar, si pasardhës të Ilirëve, djepin e vet e kishin në qytetin Albanopolisë i cili gjendej në mes Durrësit dhe Krujës apo është vet qyteti i Krujës, gjë që dëshmon vet Ptolomei i cili shqiptaret që në shek.. e II të kohës së Krishtit, i ka cilësuar me emrin Albanon.
Për prejardhjen e Arbëroreve nga popull antik argumentohet nga Polibie, Straboni, Plini e me vonë Fralati dhe në kohen më të re nga studiuesit, Šufflay, Stadtmyller etj.. Gjithashtu është vërtetuar se djepi i shqiptareve e ka prejardhjen e vet etnike nga popullata e provincave Ilire: Praevalitana, Dardania, Epiri i Vjetër dhe ai i Ri.
Iliro-shqiptaret të cilët kanë ushtruar besimin në hyjni dhe hyjnesha, si të tillë krishterimin e kanë pranuar që nga koha apostolike, nga Shën Pali dhe nxënësi i tij, Titi. Dëshmi dhe provë për këtë ngjarje kemi tekstet të Besëlidhjes së Re, tek libri Romakëve,”(Rom 15, 19, kah viti 66), ku Shën Palit shprehe se: “Kështu predikova që nga Jerusalemi dhe përreth deri në Ilirik duke kryer detyrën e shpalljes së Lajmit të Gëzuar mbi Krsihtin, pastaj kemi librin e Titit (krh. Tit. 3, 12), dhe Timoteut, krh. 2 Tim 4, 10).
Për krishterimin në trevat Iliro-shqiptare, flasin një numër i madh i shkrimtarëve kishtarë: Shën Gregori i Nishit (nga Naissusi, 334-379). Shën Jeronimi (347-420) nga Stridoni e shumë të tjerë.
Në bazë të dokumenteve të shkruara, mbi zhvillimet e krishterimit në Ilirik janë marrë sistematikisht historianët e njohur si: D. Farlati dhe J. Coleti në veprën “Illyrici Sacri”, vëllimet I-VIII. Në vëllimin e VII, botimi i vitit 1817, gjejmë të shënuar emrin e ipeshkvit të parë të Durrësit, Shën Ceasarit, në viti 58. Pastaj kah viti 100 gjejmë emrin e ipeshkvit të dytë të Durrësit, Shën Astit martir, në vitin
Dioklea, duke u bërë qytet i rëndësishëm, qe ftuar për të marrë pjesë më ipeshkvijtë e vet në koncilin e Kalcedonit të vitit 451, më ipeshkvin Evandrin (Evandrus) në vitin 450. Studiuesit, D. Farlati dhe J. Coleti, në veprën “Illyric Sacri”, vëllimi VII, shqiptojnë edhe emrat të ipeshkvijve, Paulus në vitin 590 dhe të Nemezion në vitin 602. Po kështu përmenden edhe emrat e Metropolisë së Shkodrës ipeshkvi Bassus në e vitin 387 etj. Mirëpo historiografia kishtare për shkak të pushtimeve sllave, nuk i ka ruajtur emrat ipeshkvijve të tjerë të kësaj dioqezës të cilët veprimtarinë e tyre e kanë ushtruar deri në shekullin XI.
Studiuesi Pavle Mioviq, duke u mbështetur në gjurmime arkeologjike, konstaton se Ulqinin ishte si dioqezë që në kohen e Justinianin shek.. e VI.. Po kështu edhe Tivari figuron si dioqezë që në shek.. VI. Në valën e krijimit të dioqezave të reja, mund të jenë themeluar edhe, Shasi, Budva, Kotorri dhe Risani si kryeqendër e mbretëreshës Teutë. Kurse, Drishti (Drivasto), në bazë të dokumenteve del si dioqezë në vitit 458. dhe Lezha (Lissus-Alessio) vitin 592.
Për shkak të pushtimit të barbarëve, avarëve dhe sllavëve në shek. VII, të Gadishullin e Ballkanit, ku Praevalitana në vitin 614, ishte shkatërruar, nuk dimë asgjë për fatin e mëtejshëm të dioqezave në trevat Iliro- Arbërore deri në Koncilin kishtar të mbajtur në kohën e papa Gjonit VIII (872-882) në Delmitanum (Duvno) në vitin 877, kur Dioklea figuron si kryedioqezë metropolitane duke pasur nën juridiksionin e vete dioqezat: Kotorri, Budva, Tivari, Ulqini, Shasi, Shkodra, Drishti, Pulti, pastaj Serbia, Bosna, Travunia dhe Zahumle.
Organizimi i Arqidioqezës së Tivarit (Antibarensis)
Pavarësia e Dioklës ne shek. XI-XII, ku mendohet së zgjati për 140 vjet, në aspektin kishtar donte të thoshte, themelim i mitropolisë së veçantë të Dioklesë.
Me ardhjen në fronin mbretëror të Dioklesë, mbretit Konstantin Bodinit (1081-1101), iu drejtua papës të paligjshëm, Klementit III (1080-1100), për riorganizimin e jetës kishtare në Prevalitanë. Papa Klementi III, më 8 janar të vitit 1089, nxori në Romë bullën “Quia divina pietas” (për shkak të dhembshurisë Hyjnore), drejtuar ipeshkvit të Tivarit, Pjetrit, “Petro Diocliensis sedis Archiepiscopo”, (Arqipeshkëvit Pjetrit të Selisë së Dioklesë), me të cilën themeloi provincën e veçantë kishtare për Dioklenë, respektivisht gjallon metropolinë e dikurshme të Dioklës, duke i dhënë një formë të re, mitropolia Diokleato-Tivarase dhe duke i vu nen juridiksion kryesisht dioqezat qe i kishte marr Koncili i Delmitanus viti 877, me këtë rast duke i shtuar, kishat me gjithçka që u takonte dhe kuvendet, si të dalmateve, ashtu edhe të grekëve dhe sllavëve. Me këtë rast papati e theksoj dhe dhënien e titullit “Primat i Serbisë”. “Më ketër rast filloj një faze e re e historisë se Kishës në Shqipëri”, do shprehej njohësi më i mirë i çështjeve shqiptare, Milan Shyfllay.
Duke u mbështetur në të kaluarën e Diokles, del qartë rolin që kishte arqipeshkvia e Tivarit, kur në vitin 1248, papa Inocenti IV, emëron dominikanin e njohur Gjon Plani Karpini, arqipeshkëv të Tivarit. Karpini, paraprin një sistemi të ri të Selisë Shenjte, sipas të cilit Shqipëria behët baza e operacioneve kundër Ortodoksisë në Ballkan. Dhe Tivari shtabi kryesor kundër depërtimit të kishës ortodokse në bregdet.
Mbretëria Serbe edhe pse në vitin 1219 e kishte krijuar Kishën Serbe autoqefale, mbretërit Serb, edhe përkundrejt këtij veprimi, për ta fituar kurorën mbretërore nga Selia Shenjte, gjithmonë janë thirrur në titullin Diokles së Vjetër, duke përfshirë edhe Stefan Vlladisllavin (1231-1243). Këtu ndërpritet tradita e mbretërisë Diokleate dhe fillon një kohë e trazimeve madje dhe armiqësore në mes mbretërisë serbe dhe Selisë Shenjte. Kjo gjë u vrejtë më së tepërmi gjatë sundimit të Stefan Dushanit pushtues, (1331-1355), mbreti i serbëve dhe i vetëshpallur, mbret i Rumelisë, Shqipërisë dhe Greqisë, i cili haptazi kërkonte konvertimin e katolikëve në ortodoks.
Serbët në kohen e Dushanit, por dhe më parë, për të përhapur sa më tepër besimin ortodoks të nacionalitetit të tyre, ndërtonin kisha dhe manastire serbe, në themelet e kishave dhe manastireve katolike në Malin e Zi të sotëm, Shqipëri, Dardani (Kosovë) e më gjerë, çfarë hasi në kundërshtim të madhe të arqipeshkvit të Tivarit, dominikanit francez, Guiellmo Andre (1324-1341) i cili shkrimet e tij, “Directorium ad passaium faciendum „ të vitit 1332, fton fuqitë evropiane që ushtarakisht të kundërshtojnë Stefan Dushanin. Kjo armiqësi zgjati deri me ardhjen ne pushtet te princërve të Ballshajve ( 1360-1421) me qendër ne Shkodër të cilët e rikthejnë besimin katolike si besim zyrtar në gjithë mbretërinë e Diokles.
Marrëdhëniet e Arqipeshkvisë së Diokliate e Tivarase me manastirin të “Zojës së Virgjer “ në krahinën e Krajës
Duke pasur parasysh se Greqia, Shqipëria e Dalmacia kanë qenë vende të organizuara mirë në aspektin e krishterimit, urdhrat të lindur në shek.. IV e në vazhdime, si: të eremitëve, agustinianve, bazelianeve e benediktineve, etj, kishin gjetur hapësirën e duhur edhe në trevat të Prevalitaës. Monastiret (kuvendet) të Dioklës, si trevë Iliro –Arbërorë , janë të lidhura zinxhirë me monastiret e vjetra të kohës se Shën Benedikti, shek.. VI si: i Shën Marisë të Budves, monastirin e Shëlbuemit (Santi Salvatoris) në Tivar dhe Shën Bachut dhe Sergjo në Oblik të Bunës dhe zonat të tjera të Shqipërisë. Pastaj në shek., XIII, kjo hapësirë u vërshoi me urdhrat nga perëndimi si: Domenikanet, në Kotorr, Durrës, Shkodër e Ulqin, dhe që merreshin më hapjen e shkollave dhe universiteteve; Françeskanet më kuvendet e tyre në Kotor, Tivar, Shkodër, Ulqin e në disa qendra të tjera dhe Karmeliqanët në Ulqin, Shas dhe Shkodër. E gjithë puna në këto kuvende zhvillohej nën moton e Shën Benediktit: “Ora et labora” – lutu dhe puno.
Në mesjetë kemi edhe abacitë në rrethin e Tivarit të Shën Marrisë, Rataci (Roteca) i shek.. XI, abacinë e Shelbuemit (Santi Salvatoris) në Tivar i ringritur në shek XII. Në dokumenete dalin dhe shumë kuvende murgjish, në shek..XIII, të ndertuar jasht mureve të kalas. Në dioqezën e Ulqinit kemi të evidentuar abacin e Shën Nikollës në lumin Buna (1346) shek. XIV, në dioqezen e Shkodrës, kemi abacinë e Shirqit dhe Bakut (Sergius et Bacchus) në Oblik, buzë lumit Buna, i ringritur në shek.. XIII dhe abacin e Shën Gjonit në Rushkull, Shtoj i sotëm në afersi të Shkodres e shek. XI.
Ndërtimi i abacive dhe kuvendeve në Arqidioqezën e Diokles dhe Tivarit si dhe dioqezat sfragane, janë vepra të mbretëreshes katolike Helena e cila në shek. XIII, cilësohej si mbretëreshë e Dioklesë, Serbisë dhe Shqipërisë..
Në këto pjesë të Shqipërisë veriore ku janë financuar ndërtimet e objekteve, edhe pse në të kaluarën kanë qenë nen pushtimin serb, kjo zonë asnjë herë nuk ka ndryshuar besimin dhe as gjuhen e tyre shqipe, do shprehej Theodor Ippen.
Relacionet e kryeipeshkvit të Tivarit për monastirin e Gjon Vlladimirit
Në kohën e betejave të sllave për Dioklen, krahas monastireve (kuvende) ekzistuese, funksiononte edhe një monastir që i ishte kushtuar “Shën Mërisë Virgjër” dhe gjendej rrëze liqenit të Shkodrës në krahinën e Krajës, në fshatin Ostros i vogël, apo Kranj, në zonën e Arbneshit,. Ky monastir i “Marisë Virgjer”, sipas Shyfflay, dhe disa autorëve të tjerë është ngritur në shek. X, dhe është ndërtuar nga princi i Diokles, Shën Gjon Vlladimiri (970-1016)
Shënime të detajuar dhe shumë të dobishme për historiografinë shqiptare dhe sllave janë ato të kryeipeshkvit, të Tivarit, Gregori me veprën e tij “Sclavorum Regnum” e shkruar ndërmjet vitit 1177- 1189. Autori në fjalë jep përshkrime të detajuara për pushtimet sllave, në provincën e Prevalitanes, pagëzimit të tyre si dhe luftërave qe zhvilloheshin ndërmjet sllave dhe me pas më Bizantit për marrjen e fronit mbretërorë të Dioklës.
Në vargun e gjithë emrave që benë histori është edhe Shën Gjon Vlladimiri dhe manastiri i Shën Marisë Virgjër, ku autori në fjalë ia kushton një kapitull t¨ veçantë.
Sipas kronikës së lartcituar, princi i Dioklës, Shën Gjon Vlladmiri, në vitin 997, më gjithë qenien e tij luftoi në mbrojtjen e Dioklës nga Bullgarët, dhe jeta e Vlladimirit kishte përfunduar nga një tradhti e kurdisur, në mënyrë tragjike duke iu pre koka nga mbreti Jovan Vlladislav, me 20 maj, në vitin 1016 në Prespa të Bullgarisë. Kronika vazhdon, së trupi i tij, më vonë qe sjell në manastirin e Shën Marisë në krahinën e Krajës, për tu rivarrosur nga e bashkëshortja Kosara, ku më vonë edhe ajo në vitin 1018, qe varrosur në të njëjtin vend me bashkëshotin e saj Vlladimirin.
Në kronikat dhe legjendat e më vonshme të shek. XVI e në vazhdime, ku pas tre shekujve heshtje përgojohet Gjon Vlladmiri, mësohet se trupi i tij qe marr në vitin 1215 nga Kraja nga princi Epirot despoti, Mihail Engjelli Komnena (1204-1216) dhe që dërguar në Durrës në ruajtje. Dhe në vitin 1381, sipas burimeve studimore, eshtrat e shenjtorit janë sistemuar në Elbasan në Shqipëri, në monastirin e rindërtuar, nga princi i Shqipërisë, nga Karlo Topia, (1359-1383), kushtuar në emrin e Shën Gjon Vlladimirit.
Nuk ka dyshime se ky është burimi me autentik dhe më i rëndësishëm i shkruar nga kryeipeshkvi katolik i Tivarit Gregori, për ekzistencën e Kuvendit në fjalë dhe shenjtorit popullor Gjon Vlladimirin.
Studiuesit e më vonshëm, edhe pse për rrjedhën e ngjarjes së Vlladimirit ngrehin shumë pyetje, me të drejt apo jo, si: Jireċek, Radonić, Mijuškovič, Antoljak, Perićič.
Krahas pyetjeve që shtrohen nga studiuesit, për vendvarrimin, pozicionin e tij në shoqëri apo marrja emrit Gjon e tjera, ajo për muaj çfarë do ishte pyetja më intriguese është, përse trupi i tij u mor nga Kraja, duke u sjell në Durrës, e pastaj në Elbasan?
Jireċek, hedh hipotezën, se eshtrat e Vlladimirit janë marr në ruajtje nga frika e grabitjes nga hungarezët, bullgarët etj., që synonin për ta sulmuar Dioklen, dhe se çdo popull ka pasur dëshirë të kenë reliktet e ndonjë shenjtori. Ndërsa, Banaševiċ, shprehet së serbet kanë pasur mundësin ta rikthejnë trupin e tij nga Shqipëria, por kanë pasur interesin më të madh për Shën Sava Nemanjič, themelues i Kishës Ortodokse në vitin 1219, si shenjë e identifikimit të tyre kishtar dhe shtetërorë. Argumente të kësaj natyre hipotetike mund të rreshtohen edhe të tjera.
Njohësi i mirë i historisë shqiptare Milan Shufflay, shprehet se Perandoria Romake me pushtime, në Prevalitan, kishte shpërndarë fiset ilire primare si: Labeatet, Pirustet, Sardatet etj, deri në rigjallërimin e fiseve sekondare.
Vazhdimësia e gjakut Ilir, sipas burimeve bizantine, shpërthejnë dukshëm në shek. XI, me emrin Albanoi, po më të njëjtin emër Albanoi që Ptolomeut në shek. e II i përmend shqiptaret. Po në shek. e XI, kemi rizgjimin e principatave të Arbrit në Bizant, të cilat që në këtë kohë ishin zhvilluar fuqishëm si struktura politike autonome.
Në fushën kishtare shqiptare, kemi në vitin 1065, në pallatin papnor të Romës, kardinalin Bonifatius Albanensis (Albanin), kur për të paren herë një funksionar i lart papnor del më mbiemrin e një nacionaliteti, me këtë rast shqiptar. Në vitin 1062, dioqeza e Arbrit (Arbanesis) në bullën e Papa Aleksandrit të II, figuron si sufragane Antibariensis. Pastaj në ceremoninë e inaugurimit te Katedrales se Kotorrit në vitin 1166, kemi pjesëmarrjen aktive të ipeshkvit të Arbërisë, episcopis Lazaro Arbanensis dhe abatit të manastirit të “ Sanctis Salvatoris Arbanesis” (Të Shelbuemit në Arbëri) Gjergjin. Me emrin Albanensis, shënohet dhe pjesëmarrja në Koncili të Tivarit në vitin 1199, etj.. Si shqiptare kishin gjuhen e tyre shumë aktive, është rasti kur gjuha shqipe në mënyrë të drejtpërsëdrejti përmendet për të paren herë në vitin 1285, jashtë trevave shqiptare në Dubrovnik, do shprehej Šufflay . Pastaj, Shqipëria si shtrirje gjeografike, në shënimet papnore, si, “Regnum Albanie” llogaritet duke filluar nga Gjiri i Kotorrit e duke vazhduar më pas lumit Drilone (Drini i Matit) në Epirin e Ri e në vazhdim. Kurse, Arqipeshkvia e Tivarit si institucion kishtare, në relacionet e Selisë se Shenjte, nga Marin Bici, 1610, deri tek Karlo Pooten 1867, gjithmonë është evidentuar si pjesë trojeve të Arbërisë (Albania).
Nga keto dhe shënime të tjera del së banoret e Diokles, në fakt ishin shqiptare të vjetër, të cilët nen presionin e fiseve sllave u tkurren dhe një pjesë u asimiluan duke kaluar në nacionalitetin sllav dhe më vonë në ortodoksin serbe. Prandaj, më të drejt, Šufflay, do shprehej, se „Zeta (Dioklea), dhe Shqipëria Veriore, krijojnë një facies biologjik të përbashkët, të lidhur më troje e më gjakun Ilir dhe më një histori të dhimbshme“.
Nisur nga këto fakte, princat e Arbrit, duke qenë se në fillim të shek., XII, ishin në pozicione favorizuese politike karshi bizantin, morën trupim e Vlladimirin që rrezikohej në në krahinen e Krajës nga grabitësit, për ta sistemuar në Durrës e më pas në Elbasan. Kjo edhe për vet faktin se shqiptaret e ndienin Vlladimirin si pjesë të pandashme e historisë së tyre i cili veprojë në trevat e Diokles.
Kisha Serbe, për ta pasur si një pik reference për të ardhmen, në këtë kuvend instaloi një grup kallogjerësh të cilët më vonë u perhapen edhe ne kishat e liqenit të Shkodrës të ndërtuar nga Ballshajt. Kurse arqipeshkvia e Tivarit u përqendrua tek besimtaret katolik shqiptare “që ishin një shumicë e fuqishme në krahinën e Krajës, thotë Šufflay.
Kraja, në relacionet e Romës, papritmas mori nje vemendje të posaçme, me rastin e krijimit të një Kryedioqeze te re më të njejtin emër. Arqipeshkvija e krahinës s Krajës ( Archipiscopus Crainensis) ishte jetë gjatë nga viti 1446-1480. Por, sipas gjasave, ky aksion nga papati është ndermarr, për ta frenuar ekspanzianizmin e Kishës Serbe, në këtë zonë të banuar më shqiptar. Si ipeshkvë i tret në krye të kësaj Selie në vitin 1454-1457, ishte shqiptari, Pal Dushnani, i cili sipas Šyfflay, shquhej si person i jashtëzakonshëm.
Relatori Marin Bici, me rastin vizitës se tij në vitin 1608, në trevat shqiptare të pushtuara nga Osmanet, flet për përhapjen e ortodoksisë në kryedioqezën Tivarit e cila kryhej edhe më ndihmën Perandorisë osmane. Po kështu flasin edhe relatorët te tjerë si : Françesko Leonadro, në vitin 1633, Gjergj Bardhi, në vitin 1637 dhe Andria Zmajeviq në vitin 1671.
Relatori që jep një indikacion të shkurtër për manastirin e Vlladimirit, pas shumë vitesh, ishte ipeshkvi i Shkodrës dhe administratori i Tivarit Pjeter Bogdanit ( 1656-1677). Në kohën e tij, shihet një zbutje e situatës në mes dy kishave për shkak të përpjekjes së krijimit të një aleance të krishterë kundër Perandorisë osmane. Kjo ide reflektohet edhe të Bodgani si njeri më brilant i shqiptarëve te te gjitha kohërave. Ai në vitin 1667, tregonte një pjekuri shpirtërore më kallogjerët ortodoks, duke u kujdesuar pran Selisë Shenjte, për tu ndihmuar më orendi kishtare dhe flamuj kishtar, manastiret tek Liqeni i Shkodrës, të Shën Nikollës në Vraninë, Lahovë dhe Krajë. Po në këtë relacion mësohet së në manastirin e Rahovës dhe Krajës, qëndronin vetëm nga një kallogjer.
Relatori që jep shënime pak më të zgjeruar për manastirin Gjon Vlladimirit është kryeipeshvi i Tivarit Marko Giorga, gjatë vizitës se bërë ne këtë zonë ne vitin 1697.
Giorga në fillimi flet për historikun e lavdishme që ka pasur kjo kryedioqezë, kur ka lulëzuar me kisha të bollshme e të bukura dhe kishte 72, familje fisnore. Gjithashtu flet për besimtaret e kishave që tani si pasoj e konvertimeve, shumë janë zvogëluar
Në krahinën e Krajës, për te cilën jemi duke bërë fjalë, relatori përmend famullinë e Ljarës se Lartë dhe të Ulet, ku qëndronin 29 familje katolike shqiptare, 2 familje turke (shqiptar të islamizuar) dhe 7 shtëpi serbe. Shestani cilësohej si famulli shumë e madhe dhe ishte më shtëpi dhe kisha gjysmë të rrënuar nga plaçkitjet malazeze. Numri i besimtarëve ishte në 756, dhe me dy shtëpi turke dhe 6 shtëpi serbe më 40 banor. Relatori pastaj flet për gjendjen edhe në famullit te tjera.
Marko Giorga, raporton për Krajën (Craina) qe i takonte arqipeshkvisë së Tivarit dhe ku ekzistonte manastiri (kuvendi), kushtuar “Ngjitjes Madhështore të Zojës së Bekuar Virgjër në Qiell”, të cilën banorët e nderonin shumë në ditën e festës së saj edhe vetë shqiptaret muhamedanët.. “Këtë manastir dhe Kishë ”, thotë arqipeshkvi Marko, “e mbajnë dhe në të shërbejnë kallogjerët ose monarkët serbë, pasi ketë manastir kishtare e mbanin tradicionalisht ata (kallogjerët). Giorga vazhdon se “pa marrë parasysh këtë (se këtu ishin kalogjerët) , edhe meshtarëve tanë ua lejojnë që aty të kremtojnë Meshën Shenjte, pasi edhe unë e pata rastin, që brenda saj të kremtoja si dhe më paraardhësin tim, (Andria) Zmajeviqin.” Meshën Shenjte, përfundon raporti i viti 1697.
Se devocioni për Gjon Vlladimirit ka ekzistuar të shqiptaret, tregon dhe fakti kur Mons. Vincenc Zmajeviqi, ne relacionin e tij te viti 1703, thekson se, në famullin e Shasit, ne fshatin Sumë ka qenë ngritur një Kishë katolike në nderim të Shën Gjon Vlladimirit.
Ky relacion si dhe relacionet e tjera të mëparshme, ku pohohet së kjo zonë ka qenë vazhdimisht e populluar me shqiptare katolik dhe shqiptar mysliman, të çon tek përfundimi se manastiri i Gjon Vlladimirit ishte, ndërtuar për nevoja të Kishës katolike e jo të asaj serbe apo të mbretërisë se Zetës së më vonshme. Këtë e dëshmon dhe Theodor Ippen, duke u shprehure, se, në Ostros ka mbeturina të Kishës më përmasa mjaft të mëdha më një kambanarë të mbajtur mjaft mire dhe Kisha sipas ndërtimit është e stilit perëndimor e jo lindor.
Për shkak të këtij kompleciteti historik, Shën Gjon Vlladimir më të drejt mbetet një shenjtor i nderuar nga tri besimet dhe disa nacionalitete ballkanike, që deshën apo nuk deshën, janë të gjykuar të jetojnë s’bashku nën këtë qiell, herë pas herë të vrenjtur të Gadishullit të Ballkanit.