KRONOLOGJI E SHKURTËR E TRADHTISË KOMUNISTE NDAJ SHQIPTARËVE

7 PRILL 1939

Italia fashiste pushton Shqipërinë. Mbreti Zog detyrohet të largohet nga vendi.

1939

Mid’hat bej Frashëri, Fuat Dibra, Kol Tromara, Ali Këlcyra, Nuredin bej Vlora, Hasan Dosti dhe Faik Quku, pasi kishin marrë mbështetjen e fuqishme nga Bedri Pejani dhe Rexhep Mitrovica si përfaqësues të shqiptarëve të Kosovës në Shqipëri, vendosin të organizojnë rezistencën antifashiste, çlirimtare dhe formojnë Organizatën Balli Kombëtar. Organizata Balli Kombëtar prezanton programin e Nacionalizmës Shqiptare.

6 PRILL 1941

Gjermania sulmon dhe shkatërron totalisht brenda një periudhe 10 ditore shtetin artificial Jugosllavinë. Pjesa më e madhe e Kosovës i bashkohet Shqipërisë.

FILLIMET E TRADHTISË KOMUNISTE
NËNTOR 1941 – REAKCIONI SLLAVOKOMUNIST

Me insistimin, koordinimin dhe mbështetjen profesionale të agjentëve jugosllav Milladin Popoviq, Dushan Mugosha dhe Svetozar Vukmanoviq-Tempo, arrihet bashkimi i grupeve të ndara komuniste në Shqipëri. Formohet Partia Komuniste e Shqipërisë.

MARS 1942

Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica dhe Xhafer Deva apelojnë për reagim kombëtar dhe paralajmërojnë opinionin shqiptar për rrezikun e madh që paraqet formimi i një partie komuniste të drejtuar nga serbët.

“Më mirë vrisni ata dy-tre serb që sot po e indoktrinojnë rininë e Shqipnisë, se sa t’a vrisni Shqipninë e bashkueme për doktrinën e tyne” (Xhafer Deva)

Kjo deklaratë e Xhafer Devës nxitë reakcionin e propagandës komuniste. Që nga ajo ditë, Xhafer Deva konsiderohej si armiku më i madh i revolucionit komunist në Shqipëri.

1942

Organizata ushtarako-politike Balli Kombëtar prezanton programin e ri politik, DEKALOGUN.

Kosta Peçanac, i thyer keq në fushëbetejë, vendosë të nënshkruaj kapitulimin para forcës ushtarake shqiptare.
1941 – Kosta Peçanac, i thyer keq në fushëbetejë, vendosë të nënshkruaj kapitulimin para forcës ushtarake shqiptare.

1942
Xhafer Deva dhe vlonjati Ago Agaj e bindin komandën gjermane të heq dorë nga Mitrovica dhe të lejojnë vendosjen e administratës shqiptare në tokat e lirueme. Së bashku me forcat ushtarake shqiptare, Xhafer Deva dhe vlonjati Ago Shero Agaj marshojnë në veriun e Mitrovicës. Një pjesë e vullnetarëve orientohet për ngritjen e forcave të rezistencës shqiptare në Sanxhakun e Tregut të Ri.

1942 – REAKCIONI SLLAVOKOMUNIST
Thellohet filozofia e terrorit në radhët e Partisë Komuniste të Shqipërisë. Fillojnë vrasjet e kuadrove të papërshtatshme të PKSH-së, sidomos vrasjet e atyre që e shihnin me simpati bashkimin E realizuar të Shqipërisë, dhe të cilët, në çdo rast mund të rrezikonin të përzgjedhurin e serbëve, Enver Hoxhën.

JANAR 1943 – MASAKRA E BIHORIT
Në prag të Kërshëndellave Ortodokse (6 Janar 1943), me bekimin dhe mbështetjen e kreut të Kishës së Antikrishtit të Serbisë, fillon masakra dhe konvertimi i dhunshëm i shqiptarëve në Bihor. Masakra e tmerrshme e Bihorit shkakton zemërim të madh te të gjithë shqiptarët. Qeveria e Shqipnisë etnike dërgon menjëherë komisionin hetimor në vendin e ngjarjes. Të gjeturat e komisionit konstatojnë vrasjen e mëse 9200 shqiptarëve dhe marrjen peng të të gjitha grave shqiptare nën moshën 30 vjeçare. Për fatin e grave dhe vajzave të rrëmbyera të shqiptarëve, nuk është folur asnjëherë dhe sot e asaj dite nuk e ka shkruar askush asnjë fjalë të vetme. Për fatin e tyre, nuk dihet asgjë…

JANAR 1943

Enver Hoxha dhe PKSH refuzojnë kategorikisht kërkesat popullore për të dënuar masakrat e çetnikëve serb në Bihor. Ata fillojnë të akuzojnë Qeverinë e Shqipërisë etnike për kinse bashkpunim me fashistët, edhepse realiteti ishte krejt ndryshe. Enver Hoxha dhe PKSH zotohen se nuk do të prishnin asnjëherë marrëdhënjet me serbët dhe Titon, për shkak të një masakre të partizano-çetnikëve ndaj shqiptarëve të Kosovës. Enveri dhe komunistët rreth tij, betohen solemnisht se do të ndjekin rrugën e trasuar nga PKJ dhe do të zbatojnë me vendosmëri instrukcionet që do të merrnin nga drejtuesit e saj Milladin Popoviq, Dushan Mugosha, Velimir Stojniç dhe Svetozar Vukmanoviq Tempo.

2 GUSHT 1943

Për të shmangur vëllavrasjen mes shqiptarëve dhe me qëllim për t’a mbrojtur bashkërisht Shqipërinë e krijuar etnike (74000 km2), me insistimin e Mit’hat Frashërit, mes forcave ushtarake të Ballit Kombëtar dhe komunistëve NËNSHKRUHET MARRËVESHJA E MUKJES. 

GUSHT 1943

Pas kritikës së Milladin Popoviq, Enver Hoxha denoncon Marrëveshjen e Mukjes, kritikon dhe akuzon shokët komunist për tradhti ndaj qëllimeve revolucionare. Me kërkesë të Milladinit, Enver Hoxha urdhëron fillimin e sulmeve terroriste ndaj përfaqësuesve të Qeverisë së Shqipërisë etnike, Organizatës Balli Kombëtar dhe Legalitetit.

GUSHT 1943

Pas tradhtisë komuniste, Xhafer Deva, Bedri Pejani dhe Rexhep Mitrovica informojnë dhe marrin mbështetjen e plotë të Mid’hat Frashërit, Organizatës Balli Kombëtar dhe insitucioneve shtetërore për institucionalizimin e vullnetit demokratik të shqiptarëve të Kosovës. (vërejtje, me fjalën Kosovë nënkuptoheshin të gjitha viset e pushtuara nga ish-Jugosllavia e Versajës)

16 – 20 SHTATOR 1943 NË PRIZREN

Mbahet Kuvendi i Lidhjes së Dytë të Prizrenit. Delegatët e të gjitha viseve, dikur të pushtuara nga Mbretëria e Jugosllavisë, vendosin me vota unanime bashkimin e Kosovës me Mbretninë Shqiptare. Formohen institucionet shtetërore të Lidhjes së Prizrenit në tërë territorin e Kosovës.

TETOR 1943 – ATENTATI NDAJ ILJAZ AGUSHIT

Me urdhër të Enver Hoxhës, fillojnë atentatet kundër shqiptarëve të Kosovës, ministra të qeverisë së Shqipërisë etnike. Në Tiranë, përmes një atentati të organizuar nga komunistët, vritet ministri i punëve botore, prishtinasi, Iljaz Agushi.

NËNTOR 1943

KËSHILLI I NALTË i shtetit shqiptar dënon krimet dhe atentatet komuniste. Këshilli i Naltë, gjithashtu aprovon edhe Statutin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit. Me këtë akt, legalizohet vullneti politik i shqiptarëve të Kosovës për të mbetur pas përfundimit të luftës, pjesë e pandarë e Shqipërisë etnike.

DHJETOR 1943 – REAKCIONI SLLAVOKOMUNIST

Komunistët serbo-shqiptar reagojnë me terror ndaj rezultatit final të Kuvendit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit. Të gjithë shqiptarët që e mbështesnin dhe e mbronin bashkimin faktik të Kosovës me Shqipërinë, shpallen fashistë dhe mbështetës të fashizmit. Duke parë mbështetjen e madhe të masave popullore për Lidhjen e Prizrenit, komunistët organizojnë tradhtinë e radhës. Prej datës 31 dhjetor 1943 e deri më 2 Janar 1944 mbahet e ashtuquajtura “Konferenca e Bujanit”, e cila u organizua si reakcion komunist ndaj vendimeve të Lidhjes së Dytë të Prizrenit. Qëllimi i Konferencës ishte të mashtrohej populli shqiptar për kinse luftën e drejtë klasore të komunistëve dhe zgjidhjen e çështjes shqiptare pas triumfit të revolucionit sllavo-komunist.

SHKURT 1944

Terrori komunist i drejtuar kundër Kadri Cakranit dhe Xhafer Devës merr përmasa alarmante. Në atentatet e komunistëve vriten familjarët e ministrit dhe komandantit të Ballit. Në natën e 4 shkurtit, terroristët komunist vrasin njëri-tjetrin për interesa pushteti dhe trillojnë masakrën e 4 shkurtit.

PRILL 1944

Forcat e bashkuara sllavo-komuniste të drejtuara nga Milladin Popoviq, Dushan Mugosha, Svetozar Vukmanoviq dhe i përzgjedhuri i tyre Enver Hoxha, shkatërrojnë totalisht rezistencën e shqiptarëve në Shqipërinë e jugut dhe nisin TERRORIN E KUQ kundër veriut të vendit. Paralajmërimet e Bedri Pejanit, Rexhep Mitrovicës dhe Xhafer Devës tashmë kishin filluar të bëhen realitet. Sllavokomunizmi serb, me ndihmën e satrapit Enver Hoxha, pushton jugun e Shqipërisë.

NËNTOR 1944

Më 29 Nëntor, në qytetin e Shkodrës, forcat e bashkuara terroriste të partizanëve serbo-shqiptar, poshtërojnë dhe shkelin përtokë Flamurin Shqiptar. Para masës së tmerruar të popullit shqiptar, komunistët ngrejnë lart flamurin e revolucionit jugosllav në Shqipëri. 29 Nëntori, që nga dita e ngritjes së flamurit jugosllav në Shkodër do të festohet përgjatë dekadave të tëra si dita më e madhe në historinë e komunistëve shqiptar.

Kosova në fillim të vitit 1944

Forcat ushtarake të Lidhjes së Dytë Prizrenit rezistojnë fuqishëm dhe mbrojnë me sukses vijën kufitare duke asgjësuar sulmet e ushtrisë partizane të Titos, çetnikëve të veshur si partizan dhe ushtrisë komuniste bullgare.

Milladin Popoviq dhe Enver Hoxha urdhërojnë hyrjen e batalioneve partizane shqipfolës në Kosovë, të cilat japin mbështetjen vendimtare për realizimin e tradhtisë së madhe kombëtare, thyerjen e rezistencës së shqiptarëve të Kosovës.

1945 MASAKRAT DHE GJENOCIDI KOMUNIST MBI KOSOVËN

Komunistët e bashkuar serb, shqiptar e bullgar thyejnë rezistencën e fortë të shqiptarëve të Kosovës. Në fushën e nderit mbesin të vrarë mbi 70 000 shqiptarë (vërejtje, me fjalën Kosovë nënkuptohej i gjithë territori i pushtuar nga ish-Jugosllavia e Versajës). Të gjithë drejtuesit politik dhe ushtarak të Lidhjes së Dytë të Prizrenit të cilët ranë në dorë të komunistëve u pushkatuan një nga një. Vriten dhe masakrohen edhe djemtë e heroit kombëtar Isa Boletini. Pushkatohet Bedri Pejani, Kolë Margjini, Fuad Dibra e shumë të tjerë.

MARS 1945

Mësuesi shqiptar Haki Taha e vret në Prishtinë Milladin Popoviqin, drejtuesin ideologjik të operacioneve komuniste në Kosovë e Shqipëri.

1945

Partia Komuniste e Shqipërisë, me urdhër të Enver Hoxhës dekoron të gjithë ushtarakët serbosllav që e kishin mbështetur në vendosjen e pushtetit komunist dhe skatërrimin e Shqipërisë etnike. Njëkohësisht, PKSH dekoron edhe të gjithë pjesmarrësit e masakrave dhe gjenocidit komunist kundër shqiptarëve të Kosovës dhe viseve tjera. Ndër të dekoruarit e atëhershëm nga shteti shqiptar janë edhe Aleksandër Rankoviq, Milladin Popoviq, Dushan Mugosha, Svetozar Vukmanoviq Tempo, Fadil Hoxha, Elhami Nimani e shumë të tjerë. Dekoratat për çetnikët, kriminelët komunist, vrasësit serik dhe dhunuesit e shqiptarëve të Kosovës nuk janë tërhequr asnjëherë.

8- 10 KORRIK 1945

Në Prizren mblidhen forcat pushtuese komunisto-çetnike dhe me mbështetjen e partizanëve sllavokomunist të satrapëve Enver Hoxha, Fadil Hoxha, Elhami Nimani etj., në Kuvendin e komunistëve në Prizren, shpallin aneksimin e Kosovës nga Serbia.

Përmbledhje:

Gjatë gjithë periudhës së sundimit komunist, në Shqipëri e ish-Jugosllavi, është punuar me zell e përkushtim të pashembullt, që shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës dhe viseve tjera, të mos e mësojnë kurrë të vërtetën për krimet e komunistëve serb e shqiptar. Duke i nënshtruar shqiptarët me atentate, vrasje të pasqaruara, terror psikologjik, izolim dhe një propagandë të tmerrshme për dekada të tëra, komunistët e bashkuar serb e shqiptar, ia kanë arritur gati tërësisht qëllimit. Deri më sot, nuk ka ndodhur asnjëherë që shqiptarët në vendlindje, t’a përkujtojnë me një demonstratë të përbashkët kundërshtuese gjenocidin komunist, shkatërrimin e institucioneve shtetërore të Shqipërisë etnike në fund të vitit 1944, Masakrën e Bihorit, Masakrën e Tivarit apo vrasjen e mbi 70 000 shqiptarëve të Kosovës.

4 thoughts on “KRONOLOGJI E SHKURTËR E TRADHTISË KOMUNISTE NDAJ SHQIPTARËVE”

  1. Fane Tarifa

    Nje material me fakte mbreselenes i plote . Per materiale te tilla ka nevoje ti dije rinia jone te mesoje te vertetat historike sepse mashtrimet ideologjike qe jane bere i kane corientuar shume njerez.
    Nuk e di por sikur nuk ma zuri syri edhe nje nga anetaret e bastionit serb . E kam fjalen per Velimir Stoinicin ne mos gaboj.
    Nostalgjiket dhe te doktrinuarit nuk mund te shkeputen nga fallsifikimet e te kaluares.
    Rendesi ka qe ti cirret maska genjeshtrave te se kaluares dhe te diskreditohen me fakte ata qe kane spekulluar me historine e tragjedite qe ka kaluar kombi yne !!!!

  2. Rrustem BAJRAKTARI

    KRONOLOGJI E DOKUMENTUAR ME FAKTE !KJO DESHMON LOJEN E TRADHËTISË SË MADHE TË PKSH NDAJ ATDHEUT DHE KOMBIT TONË NË VITET DRAMATIKE TË L.D.BOTËRORE !POASHTU DESHMON EDHE PAAFTËSINË ORGANIZATIVE TË FORCAVE NACIONALISTE,QË NUK ISHIN NË GJËNDJE TA LIKUIDOJNË PUNKTIN SËRBO-SHOVENO-KOMUNIST TË AKOMODUAR NË TIRANË,DHE PËRKRAHËSIT E TYRE ME NË KRYE ENVER DHE FADIL HOXHA !DESHTIMI I KRAHUT ATDHETAR ISHTE SI PASOJË E MUNGESËS UNITETIT DHE MUNGESËS SE PËRGJESISË UNIKE !Sipas disa shënimeve REXHEP MITROVICA ishte anëtar i KËSHILLIT TË LARTË TË SHTETIT UNIK SHQIPTAR DHE KOMANDANT I FORCAVE LUFTARAKE VULLNETARE SHQIPTARE PËR MBROJTJEN E KUFINJËVE ETNIK TË SHQIPËRISË ETNIKEGJËR NË SHTATOR 1943,KURË KOMANDA SUPREME KALON NË SHTABIN E VERIUT-NË PLAVË:AI SHTAB PËRBËHEJ NGA ALI BAJRAKTARI I JUNIKUT,SHEMSO FERRI i PLAVËS,Kapiten Rudi i Gjakovës dh Major …Dibra nga Gostivari.POASHTU NË KRONOLOGJINË E SIPËRME gabohet kur thuhet se forcar e brigadave PARTIZANE SHQIPTARE DEPËRTUAN NË KOSOVË në dhjetorin 1944,kur dihet se BRIGADA e II – V dhe e VII,tok me BRIGADAT ME DY MALAZEZE QË KISHIN KALUAR NËPËR SHQIPËRI KISHIN SULMUAR JUNIKUN KAH MESI I TETORIT 1944,duke hasur në rezistencën e pashembullt heroike të forcave mbrojtëse nacionale ,të komanduara nga ALI BAJRAKTARI I JUNIKUT !

  3. Duhet një konferencë mbarëkombëtare që të shpallë PK dhe PP , sot PS, shqiptare tradhëtare të luftës dhe të kombit. Po su bë kjo nuk ndërtohet shteti shqiptar as në Dardani, as në Shqipëri.

  4. Agron Krasniqi, Kosovë

    Shkrim shume i mire memfakte tmerruese. E kisha lut autorin e shkrimit te beje nje shkrim lidhur me themelimin te partise komuniste te Kosoves. Ne celulat e para partiake te sjelle artikull ku spjegohet qe ne celulat e para ishin nga nje anetar Shqiptar komunist dhe nga 24-25-26 anetar Kolonist Komunist!!,!,!,!,!
    Poashtu besoj qe Shqiperia u mnrojt ne nje menyre nga Okupimet SerboGreke….duke e kujtuar komunikimin serbo- italian dhe greko- italian te viteve 1925-1939 ne te cilat komunikime flitej per ndarjen e Shqipnise.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top