Presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani, në hyrje të vitit zgjedhor ngriti shqetësimin duke thënë se grupe të caktuara të krimit do të tentojnë të influencojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Gjatë fjalës së tij në pritjen që i bëri medias, kreu i shteti i bëri thirrje politikës që me përgjegjësi të adresojë këtë sfidë.
Ndaj shqetësimin tim, pasi evidenca serioze tregojnë se grupe të caktuara të krimit do të tendojnë të influencojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe ky është një problem që duhet të na preukupojë të gjithëve.
Në radhë të parë i bëj thirrje partive politike, lidershipit politik që me përgjegjësinë që kanë të adresojnë me shumë kujdes këtë sfidë të madhe sepse krimi dhe bota e krimit i dëmton, i kërcënon dhe i prekt të gjithë.
Krimi nuk ka ngjyrim, ai është i zi dhe kthehet në një dëm të madh për këdo. Prandaj është përgjegjësi e politkës për të adresuar me shumë seriozitet këtë çështje. Por nga ana tjetër media të monitorojë dhe të dënoncojë çdo tentative që bota e krimit të influencojë në të ardhmen tonë.
Le të dalim nga retorika, të shkojmë drejt realitet dhe më mirë sesa njerëzit e medias, që për shkak të aktivitetit të tyre kanë të mundur të prekin këtë realitet nga afër.