Fjala e kryetarit te BKD, z. Roshi, për Krimet e Komunizmit, dt. 23.05.2019
Znj.Kryetare e seancës!
Zonja dhe Zotërinj Deputet !
Përshëndes punën e Insitutit të Studimeve të krimeve të komunizmit dhe jam krenar që propozimi im në emër të Ballit Kombëtar Demokrat, për ngritjen e tij po jep frytet e veta në zbardhjen e pjesës më të errët dhe me te paprinciptë të historisë sonë.
Ne si popull ankohemi shpesh për pushtuesit e huaj dhe të këqijat që na kanë ardhur nga ta dhe sigurisht na kanë ardhur shumë,madje dhe endja jonë mes Europës dhe Azisë na vjen si pasojë e një prej këtyre pushtimeve,por megjithatë askush nuk mund ta mohojë faktin që të këqijat më të mëdha këtij populli e këtij vendi i erdhën nga vetvetja.
Për të shkatërruar, vrarë e persekutuar sivellanë tonë,ne nuk patëm nevojë për asnje pushtues të huaj.
Lindja e komuniznit në Shqipëri dhe krimet që e pagëzuan këtë lindje janë objekt i studimit të këtij Insituti i cili siç thuhet në nenin 3,pikën a dhe b të tij e fillon studimin që në 1941.
Kështu që koha e studimit duhet të përfshijë periudhën historike ( 1941-1991),që përkon me lindjen e ideologjisë komuniste dhe vazhdimësinë e tij.
Në fakt prisja më teper se një pasqyrim të punës së Insitutit,prisja të dëgjoja pengesat që ju keni hasur dhe që ju kanë penguar në punën tuaj,kështu në nenin 5,të ligjit,në piken (j),keni të shkruar marrvëshje me ministrinë e arsimit për futjen në planin mësimor të informacionit mbi këto krime çka nënkupton futjen e informacionit në tekste dhe orët mësimore dhe jo që kjo kërkesë e ligjit të degradojë në disa biseda sporadike në disa shkolla të Tiranës.
Ju nuk keni arritur asgjë në këtë pikë,prandaj ne do ishim të interesuar të dëgjonim sesi jeni penguar.
Mësimet që nxënësit mësojne në orët e mësimit ,që nga historia, letërsia dhe filozofia qëndrojnë fort si mbartëse të ideologjisë komuniste.
Nxënës nuk ka vetëm në shkollat publike ku ju keni çuar libra në bibloteka, libra që më së shumti arkivohen dhe pak nxënës e dine që egzistojnë dhe jo vetëm në Tiranë, por ka nxenës edhe nëpër rrethe,dhe në fshatra të thella që të vërtetën historike mund ta mësojne vetëm nëse do ta shohin të shkruar në tekstet që mësojnë në shkollë.
Në orët e letrare në gjimnaze vazhdon të analizohet ende nje roman i dobët, pjellë e realizmit socialist në letërsi, “ Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, kur mund të ishte një nga botimet e letërsisë së burgut që kanë përveç disidencës edhe vlera të tjera në shkrim dhe në përmbajtje.
Dhe më vjen keq që studentët e historisë apo letërsisë që e kane objekt të studimit të tyre këtë informacion, i cili është parësor per te kuptuar dhe analizuar historinë dhe letërsinë e periudhës së realizmit socialist e marrin këtë informacion në koferenca ku hyrja është e lirë.
Po ata mëues që nuk kanë ardhur në këto konferenca si do tua shpjegojnë nxënësve të tyre këtë periudhë fatkeqësie historike?.
Do ishte e udhës që ju të ndërtonit një projekt ide sesi do futur ky informacion në tekste shkollore,ti paraqitet ministrisë së arsimit, të jetë një informacion që të përkthehet në programin mësimor që nga mosha e kopshtit deri në fund të gjimnazit.
Ndërsa fakulteti i historisë ka nevojë për një studim të thelluar që duhet të përkthehet në një lëndë vjetore, në provimet e studentëve.
Drafti i heqjes së simbolikës komuniste në ambjentet publike, është një inisiativë e mirë të cilën Unë personalisht do ta mbështes që të marri jetë.
Bashkëngjitur me draftin ju duhet të punoni për zbardhjen me dokumenta historike të krimeve të shëmtuara të personazheve, emrat e të cilëve kanë ende shkollat, rrugët dhe bulevardet.
E di që fondet dhe punonjësit që keni në shërbim nuk ju favorizojnë në punën tuaj,prandaj është detyrim i qeverisë shqiptare kushdo qoftë kjo qeveri të shtojë fondet për këtë Insitut dhe t’ju mbështesë në punën tuaj,sepse si çdo vend tjetër në botë kemi të drejtë të njohim të vërtetën tonë historike.
Kaq i varfër është ky shtet sa nuk lan dot borxhet me të shkuarën? Ka lekë për fasada dhe për koncensione të favorizuara që vetëm konçensione nuk janë dhe nuk ka të paguajë faturën financiare të të përndjekurve politikë,faturë që tërhiqet zvarrë nga një qeveri tek tjetra për gati 30 vjet.
Eshtë evidente qe ju hasni pengesa në punën tuaj të përditshme dhe një nga këto është indiferenca e institucioneve dhe dikastereve që nuk dorëzojnë listën e njerzve që kanë patur lidhje me sigurimin dhe nomeklaturën komuniste,që ende punojnë në administratë.
Bazuar në studime, ju duhet të evidentoni personat që janë përgjegjës për akte admistrative dhe vendime që kanë çuar në veprime represive në jetën shoqërore dhe kulturore duke përfshirë këtu kinostudion “Shqipëria e Re” dhe “Lidhjen e Shkrimtarëve” që janë dy nga fabrikuesit më të mëdhenj të “njeriut të ri” nëpërmjet shplarjes masive të trurit e kamufluar me art, ti bëni publikë ata që vazhdojnë të punojnë, të drejtojnë administrata dhe të ndikojnë sërish opinionin e shoqërisë.
Duhet bërë me ligj vetëdeklarimi i dekomunistizimit nga çdo person që emërohet në administratë dhe në poste publike,ku deklarimi i rremë të penalizon,njëlloj si ligji i dekriminalizimit.
Instituti duhet të vërtetojë ose mohojë vërtetësinë e deklarimeve të të interesuarve për administratën publike.
Në mënyrë të paevitueshme, pranojmë që ka nevojë për një korrigjim të datave historike të vendosura nga pushteti diktatorial i paraviteve ‘90.Duhet të pranojmë se datat historike janë deformuar nga regjimi i diktaturës ashtu si diktaturat deformojnë çdo sferë të jetës njerëzore. Deformojnë drejt asgjesimit fenë,tjetërsojnë moralin,ngrenë mite falso,deformojnë historinë kombëtare,zhdukin tregun e lirë,zhdukin lirinë njerëzore,etj.çdo fushë e jetës së një vendi kur del nga një sistem shtypës diktatorial në një sistem ku në qendër ka lirinë e individit, rimodelimi komplementar shumëdiminsional është hapi i duhur.Shoqëria jonë deri sot ka rimodeluar tregun,e ka bërë atë nga të centralizuar në të decentralizuar dhe të lirë,ka rimodeluar sistemin e votës nga e detyruar në votë të lirë,ka rimodeluar sistemin politik nga monopartiak në pluripartiak,ka rimodeluar gjykatat ,ka rimodeluar ligjshmërinë,ka rimodeluar sjelljen ndaj pronës,po rimodelon gjithë sistemin e drejtësisë,etj,(sigurisht kemi rimodelim jo në parametra europianë,por aq sa janë),pra kemi rimodeluar shumë gjëra nën filozofinë e lirisë në të gjithë kuptimin e saj.Lind pyetja: “Po historia pse nuk duhet rishkruajtur që t’i afrohet të vërtetës që kërkon ky realitet i ri sot ?”
Përse ne nuk pranojmë që historia e vendit tonë, sigurisht ajo politike është interpretuar mbi këndvështrimet marksiste –leniniste deri në vitin ‘90,dhe sërish vazhdon e tillë.Të gjithë nëpër shkolla kemi lexuar historinë e Shqipërisë në togfjalëshat “materializmi historik”,”revolucioni social”,etj.A kemi parë të gjithë se historia e vendit tonë në çdo kapitull të saj vjen si luftë midis klasave të shoqërisë dhe socializmi ishte një sistem pa klasa shtypësish dhe të shtypurish?
Jeta është një realitet,prandaj të vërtetën e ka embërionin e saj organik.
Këtë dua të them që duhet të pranojmë të vërtetën dhe mbi të të ngrejmë realitetin e jetëve tona,sepse deri dje jetonim një relitet imagjinar fals dhe jetët tona ishin mizerabël,sot ne jetojmë sërish një realitet të deformuar dhe jetët e shqiptarëve i falen emigrimit.
Njeriu ka dy mënyra të menduari : atë të mendimit të shpejtë, që i vjen prej informacioneve bazike që ka,eksperiencës,emocioneve, dhe atë të mendimit të ngadaltë që vjen mbi arsyetimin,informacionin e shtuar,argumentimet,intuitën.
Unë mendoj se është koha e kësaj të dytës.
Kur flasim këtu për krimet e komunizmit është fjala që të njohim efektet e ideologjisë së Marksit,thënë ndryshe ideologjisë komuniste, sepse ne provuam që dëmtoi rëndë jetët e prindërve tanë, vazhdojnë pasojat edhe në jetët tona dhe po bëhemi gati ti eksportojmë në jetët e fëmijve tanë.