Shkruan: Ragip Guraziu
Një fjalë e urtë popullore thotë; ”Livadhin e shkretë e kullosin kuajt e verbër”. Pastaj edhe një tjetër thënie populli; ”Kur macja mungon, mijtë hedhin valle. Runa Zot prej të dobëtëve tanë!
Kosovës po i duhet urgjentisht një ligj, çka nuk ka ndodhur deri më tani në këtë rruzullin tokësor, që ndalon rreptësisht zhbërjen e UÇK-së nga ish-komandantët që përçanë edhe luftën e UÇK-së, të viteve 1998-99. Po tani, po ata komandant milioner-ordiner, sot po e çoroditin Kosovën.
Ju drejtova juve z. Limaj me këtë letër të hapur, për shkak të vlerave që bartni në vete. Ditë më parë, keni thënë për disa mediume publikisht se: ”Kosova është çoroditur dhe nuk po dihet kush është Kryeministër dhe as President në Kosovë”.
Unë, si autor i kësaj letre të hapur drejtuar juve, jo për ndonjë nënçmim, tek e fundit edhe publikisht, në tubime dhe ndeja të ndryshme pikërisht ju më keni prezantuar si gazetar, analist, publicist dhe keni vlerësuar shkrimet e mija si më reale dhe e paskam një guxim në vete për këto shkrime. Atëherë, po mundohem të përgjigjem, pasi prita deri tani dhe nuk pati reagime nga askush ndaj jush, as nga politikanët, deputetët, mediume elektronike e te shkruara se tërë bota e civilizuar tani është në dijeni se Shteti i Kosovës ka një kryeministër, e ky është, Isa Mustafa nga LDK-ja, dhe ka një president (disa herë ishit si dy zemra të pandara), e ky është, z. Hashim Thaçi.
A po e sheh se kjo po dihet, por nuk po dihet dhe nuk po zbulohen ata që vranë Ramiz Hoxhën dhe shokun e juaj të shkollës Selmanin në uniforma të UÇK-së me maska në kokë. Kjo është ajo që kërkohet nga qytetarët e Kosovës dhe kush na e solli në këtë gjendje Kosovën?!
Në qeverisjen e juaj z. Limaj (PDK-së,e dalë nga UÇK-ja), Kosovën e shpallet shtet të pavarur bile edhe me Kushtetutë, por Pakon e Ahtisarit e pranuat, nënshkruat dhe tani Serbia në zemrën e Kosovës, në Veri të Mitrovicës me komuna serbe, me simbole shtetërore serbe po vallëzojnë nëpër Kosovë.
Car Llazari në veri z.Limaj, me gisht nga Prishtina
Tani kohën e fundit disa komandant nga të bëmat e tyre, tani siç thotë një proverb popullore, i ka zënë aftë dhe u bëtë horë me debate fëmijësh dhe disa komandantë janë duke vuajtur dënimet e tyre e disa bile edhe për herën e dytë. E ju në këtë lojë jeni futur i pari, por autoritetin që kishit në popull si komandant ÇELIKU, këtë e keni vërtetuar edhe gjatë kohës kur ishit në Hagë por edhe pas lirimit të juaj i gjithë kombi në përkrahje por si Fatmir Limaj komandant ÇELIKU e këtë popullaritet nuk e gëzoni tani si lider i Nismes sepse qytetari i Kosovës te ka vlerësuar ndryshe e ndryshe po ua kthen tani.
Shumë furtuna dhe luftëra kanë kaluar në Kosovë e nëpër Kosovë,por Mitrovicën,qytetin e Minatorit nuk e kanë pasur pretendime askush ta ndaj e në kohën e juaj PO?!
A ka mundësi UÇK-ja të cilësohet apo edhe të shpallet organizatë terroriste?!
Shumë herë ja parashtrojë vetës këtë pyetje z. Limaj kur kemi parasysh Gjykatën Speciale për Kosovën, gjegjësisht pikërisht për UÇK-në, akuzat e Dick Marty. Tani edhe arrestimi i komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Sylës dhe të gjithë të apostrofuarit të rastit Bllaca, po zihen në gojë edhe në rastin e Azem Sylës, ecë e beso e rri rehat.
Një fjalë e urtë popullore thotë: ”Livadhin e shkretë e kullosin kuajt e verbër”. Pastaj edhe një tjetër thënie populli: ”Kur macja mungon,mijtë hedhin valle.Ruana Zot prej të dobëtëve tanë!
Kosovës po i duhet urgjentisht një ligj çka nuk ka ndodhur deri më tani në këtë rruzullin tokësor, që ndalon rreptësisht zhbërjen e UÇK-së nga ish-komandantët që përçanë edhe luftën e UÇK-së,të viteve 1998-99, po tani po ata komandant milioner-ordiner, sot po e çoroditin edhe Republikën e Kosovës
Autori është gazetar-analist i pavarur / botuar edhe te gazeta e përditshme Bota Sot
I nderuari gazetar !
Deri sa nji numër i madh i këtyre komandanteve , disa deputetëve , e shumë udheheqesve në Kosovë janë te lidhur drejtëperdrejtë me sherbimet e fshehta serbe , ne kemi këte gjendje .
Se pari ju pershendes ju si gazetar,per tere ket shkrim kaq te bukur dhe me pytje shum me vende qe ju keni drejtuar,ish Komandant ,Qelikut Fatmir Limajt,perse nuk del haptas te tregoj tere te zezat qe jane bere ,gjat dhe mbas luftes,sidomos,vrasjet,e njerzve me kyq,dhe me te afte,kur dihet se mbas luftes jane vrare 1800 njerz,me te aftet,kush i beri keto vrasje cila bande ,meqe dihet mirefilli,se ne keto vrasje te bera ,nga urdherat e Hashim brojes,kane marr pjes,ish kryetari i shikut,kadri veseli,me banden e tij si,xhavit haliti,azem syla,agim qeku,muharrem mustafa,dhe disa te tjer qe dihen me emra,perse u bane keto vrasje per qarsye,ku gjindet trupi i ,Ramiz Hoxhes dhe Selmanit,perse ju humben imazhin e UQKs,sidomos Komandantet,qe u pasuruan,aq shume qe skajin vetit spo ja dine,nga pasurija,dihet mir shume qe nana e Azem Syles,as breg te mbrendshme ska pasur te vesh,nga varferija,ku e morri tere at toke Syla,mo vall ja la ,Babai i tij,un them ,jo,tjetra,Ramushi edhe aj u pasuru aq shum mund te them qe ka miljarda,shtrohet pytja,ku shkoj 3%ndshi,ku u hargjun tere ato para te ,Mergimtarve,dhe te Vendlinjes theret,perse nuk del askush te tregoje,Thuhet nji fjale popullore,aj qe fsheh krimin me shume rendohet mbi supe te tij,perse u bane tere keto coptime te Tokes Kosove dhe kush i beri,arsyne duhet ditur nga dikush,e keqja dhe e zeza sa do qe te hyne ne dhe dikur do te dale vet mbi dhe,dhe te mirret vesh e tere kjo loje ogurzez,Prof i ndjer ESAT STAVILECI,bukur ka thane,qe Shqiperin spo dijne ta mbajne si Shtet,kurse Kosoven spo dijin ta bajne Shtet,me nderime