SHKRUAN: ADRIATIK RIZA DOSTI
Kam qene nder mbrojtesit me te flakte te Kosoves e popullsise shqiptare te saj per vite me radhe dhe kete e kam bere nga zemra e shpirti sepse kam mbrojtur pjesen tjeter te gjakut tim dhe historine e neperkembur te Kombit tim.
Por qe nga mbremja e zeze e se Enjtes se 29 Marsit 2018 ku segmente zyrtare e te veshura me pushtet te cilat veprojne cuberisht brenda shtetit te Kosoves, ky vend mu duk me i vogel se kurre, me antidekmokratik se kurre, me i pa bese se kurre, me i pa pergjegjshem se kurre , me bashkepunetor me terroristet e e rinj te Ballkanit se kurre, me prane kelyshit te kriminelit rus Putin, dhe vegel qorre ne duart e Sulltanit anadollak e represiv Erdogan, se kurre…
Kosoves si te mos i mjaftonte nami i keq per sherbimin prane ISIS te qindra djemve te saj, e thene shqip te atyre bijve-monstra te saj qe kane ngritur armet kunder atyre qe derdhen gjakun per pavaresine e lirine e saj, nga thundra kriminale serbe, si te mos i mjaftojne ato qindra e qindra xhami e minare qe simbolizojne me se shumti okupimin e djeshem otoman se sa kultet e verteta fetare per te respektuar besimin mysliman sipas tradites e zakonit, sikur te mos i mjaftonte fakti qe se bashku me Bosnjen jane dy vendet me rrezikshmeri me te larte te Islamizmit radikal ne Rajon, sikur te mos i mjaftonte edhe fakti se baraz me Bosnjen ka perqindjen me te larte te femrave te mbuluara me Ferexhe, sot ne shekullin e 21; tani plas edhe Bomben pro Erdogan…
E turpeshme, fyese, teper provokative, poshteruese , thellesisht antidemokratike dhe veprim prej cubash te pa bese e burracake qe ushtrojne veprimtarine e tyre subversive ilegale e legale ne mes te dites duke sfiduar hapur popullin shqiptar te Kosoves e me rende akoma vete Qeverine e Shtetin e saj.
Te arrestosh 6 Pedagoge e Profesore te nje kolegji te nderuar turk qe ushtron aktivitetin e tij ligjor e edukativ brenda sistemit arsimor te Kosoves, vetem e vetem pse ke marre urdher prej terroristit te ri te Ballkanit, aleatit me besnik te Moskes se kriminelit Putin, Sulltanit mizor Erdogan qe po e çon Boten drejt nje lufte te re boterore, kjo eshte me shume se sa e denueshme, e pa tolerueshme, e pa justifikueshme, dhe me shume se sa e pafaleshme per Kosoven!
Shume i rende eshte fakti qe keto segmente pro Erdogan – Putin, kane vepruar pa vene fare ne dijeni as Kryeministrin e vendit Haradinaj i cili menjehere sot ka kerkuar shkarkimin e Ministrit te Brendeshem dhe Shefit te Inteligjences se qeverise se tij, si dhe as Kryetarin e Parlamentit te Kosoves, pra kane vepruar si Shtet brenda Shtetit vetem e vetem per te çuar ne vend porosine e mirepaguar prej Sulltanit turk!
Kosova eshte Shqiperi, eshte treve shqiptare dhe ka popullsi shqiptare madje nder me patriotet treva te Kombit tone, ndaj perulja e renia ne gjunje ndaj Erdoganit eshte teper rrevoltuese dhe fyese per traditat e historine burrerore te saj.
Asnje reagim prej Presidentit Thaçi per ngjarjen e rende ne fjale qe poshteron se tepermi Kosoven e kosovaret.
Nese vertetohet sikurse po flitet e komentohet qe vetem ai nga tre zyrtaret e larte te Shtetit te Kosoves ka patur dijeni per arrestimet flagrante te 6 Pedagogeve e Profesoreve turq, mes te cileve njeri ishte nenshtetas i Kosoves , pra shqiptar, te cilet mesohet se jane deportuar me urgjence duke ju dorezuar organeve policore te Erdoganit qe i akuzon si mbeshtetes te Fetullla Gulenit, kundershtarit te tij te forte politik, atehere Kosova brenda 24 oreve jo vetem qe duhet te kerkoje doreheqjen e menjehereshme te Hashimit, por duhet ta shpalle ate pa hezitim si tradhetar te Kombit shqiptar, e duhet ta çoje ate perpara drejtesise!
Shqiperia e ne kete kuader edhe treva e saj e traditave te shkelqyera patriotike Kosova, eshte Atdheu i shqiptareve dhe aleati i perjetshem i atyre qe ju dhane Lirine atyre prej komunizmit e serbit gjakatar, SHBA-se e Perendimoreve dhe kurren e kurres nuk ka qene e nuk do te jete as vegel qorre e Sullltanit otoman e anadollak turk, e aq me pak e kryekriminelit te Moskes, Putinit te Rusise, armikes me te madhe historike te Shqiperise e te shqiptareve.
Erdogani po financon e po armatos Beogradin sipas porosive te Putinit per te rivrare e gjakosur serisht ty o Kosove, ndersa ti i dorezon ”si terroriste” ata bij Nenash qe po te edukojne e arsimojne femijet e tu e te nesermen e dijes , kultures e perparimit tend kombetar!
Turp per ty Kosove, na nxive faqen si kurre me pare ne historine tende, te gjithe ne shqiptareve kudo qe jemi…
Jo doreheqja e 2 ministrave por as edhe e krejt qeverise tende nuk ma do mendja se mjaftojne per te lare kete lloj turpi e per te rivendosur me nder dinjitetin tend kombetar ne vendin e duhur.