KOSOVA NUK MUND TË PRES ASNJË T’MIRË NGA ATA QË URREJNË IBRAHIM RUGOVËN, GJERGJ KASTRIOTIN E NËNËN TEREZË!

SHKRUAN: AHMET ASANI

Nuk mund të imagjinohet se çfar do të kishte ndodhur me Kosovën dhe shqiptarët sikur inteligjencia popullore e Kosovës mos t’ishte angazhuar, për ta këthyer popullin shqiptar në Kosovë e Diasporë për 180 shkallë, nga fryma komuniste kah ajo pluraliste, nga lindja kah perëndimi! Nuk mund të imagjinohet se çfar do t’kishte ndodhur me Kosovën e shqiptarët, sikur edhe pas rrëzimit të murit të Berlinit të ishte vazhduar me frymën Stalinisto-Enveriste, frymê kjo e cila Shqiperinë e kishte dërguar në humnerë, por qê donte edhe Kosovën ta merrte me vete?!

Padyshim se burim i gjitha të këqijave në Shqipëri ishte deologjia stalinisto-enveriste, ideologji e frymë kjo e cila u fut edhe në Kosovë e vise, mu në kohën kur Kosova dhe shqiptaret ishin drejtuar kah kapitalizmi dhe kishin vendosur kontakte me botën kapitaliste perëndimore në Europë e SHBA! Futja e frymës Stalinisto-Enveriste në Kosovë e vise, u bë në frymën e marrëveshjeve tê mëparshme që kishin patur “Partia Komuniste e Serbisë”- PKS dhe “Partia e Punës së Shqiperisê”- PPSH, respektivisht UDB-ja me SHIK-un!

Futja e frymes stalinisto-enveriste, antidemokratike e antiperëndimore në Kosovë e vise, do t’i jepte Serbisë alibi, që kinse po luftonte kundër ekstremit stalinist. Para botës perëndimore Serbia do të shtirrej se po e luftonte ekstremin Stalinisto-Enverist, e ne fakt qëllim i Serbisë ishte shkatërrimi e gjithëçkaje që kishin arritur shqiptarët, deri edhe suprimim e kushtetutës së vitit 1974! Shqipërisë Enveriste në anën tjetër përhapja e frymës Stalinisto-Enveriste, antiperëndimore e antiamerikane në Kosovë e vise, do t’i shërbente për ti ruajtur bythët e gjithë komunistëve të PPSH-së që kishin dhunuar e vrarë qindra mijëra shqiptarë tê pafajshëm në Shqipëri!

Në fakt Serbisê edhe sot e kësaj dite i konvenon që të përsëritet skenari i viteve 74-89, që sikur atëherë kërkesa për Republikë, edhe tani kërkesa për bashkimin e Kosovës me Shqipëri (lexo: ndarjen e Kosovës mes Serbisë e Shqiperisê), të drejtohet nga forca të majta me frymë Enveriste, antiperëndimore e antiamerikane!

Përhapja e frymës antipererëndimore e antiamerikane në Kosovë e vise, nuk kishte qenê asnjëherë vullnet i popullit shqiptar në Shqipëri, qysh na gënjenin disa misionarë neve rininë e viteve 70-ta/80-ta, por kishte qenê ide e diktatorit Enver Hoxha dhe e anëtarëve drejtues të PPSH -ës, me qëllim të fundit ruajtjen e bythëve të tyre komuniste e jo për ta çliruar Kosovën! Kjo ështê e vërteta!

Kosova sikur që dje nuk ka mund të pres çlirim nga kjo ideologji, as sot nuk mund të pres demokratizim, ekonomi të tregut e shtet ligjor nga kjo frymë! Kosova nuk mund të pres asnjê t’mirë nga ata misionarë që viteve 70-ta e 80-ta në Kosovê e vise sollën frymën stalinisto-enveriste, frymën e urrejtjes ndaj demokracisê pluraliste, perëndimit e Shteteve tê Bashkuara të Amerikës dhe demokracisê Amerikane!

Kosova nuk mund të pres asnjë t’mirë nga ata që kurrë nuk e panë të arsyeshme të distancohen nga fryma stalinisto-enveriste dhe tradhëtia që PPSH i bëri Kosovës dhe viseve shqiptare në Maqedoni, Luginë e Malsi! Kosova nuk mund të pres asnjê t’mirê nga soji i atyre që urrejnë Ibrahim Rugovēn, Gjergj Kastriotin e Nënên Tereze!

1 thought on “KOSOVA NUK MUND TË PRES ASNJË T’MIRË NGA ATA QË URREJNË IBRAHIM RUGOVËN, GJERGJ KASTRIOTIN E NËNËN TEREZË!”

  1. Ekzakt e sakt eshte i nderuar z. Asani dhe pajtoha krejtesisht me keto te dhena burimore dhe te temelta, sepse pikerisht Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova qdo aktivitet kombetar si mbrenda ashtu edhe jasht vendit thirrej gjithnje ne kolosat kombetar: Skender Beun, Nenen Tereze dhe te madhin Pjeter Bogdani dhe ashtu doli, natyrisht Envero- Stalinistave andej e kendej kufirit nuk ju konvenon shteti ligjor, as perendimi Euro- Amerikan, por ju intereson lindja Greko- Sllavo – Ruse dhe te till ka bajagi shume. Zoti ua kepute kembet gjithe atyre qe po pengojne zhvillimin e kosoves dhe shqiperise !

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top