KORRIGJIMIT TË KUFIJVE, T’I PËRGJIGJEMI ME KORRIGJIM DHE BASHKIM TË KOMBIT SHQIPTAR

DEKLARATË E KRYESISË SË BALLIT NË MËRGIM

27 KALLNOR 2019

– Duke marrë për bazë vendosmërinë e palëve të përfshira në dialogun e Brukselit për korrigjimin e kufirit mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.
– Duke parë se ky proces rrezikon të anashkalojë vullnetin politik të shqiptarëve në Republikën e Kosovës dhe Republikën e Maqedonisë Veriore.
– Duke qenë të vetëdijshëm se Serbia vazhdon të mbajë të pushtuara trojet e Sanxhakut të Toplicës dhe Sanxhakut të Tregut të Ri.
– Duke parë se institucionet aktuale nuk e kanë adresuar kurrnjëherë gjenocidin që është ushtruar ndaj kombit tonë, autokton në trojet e veta dhe njëri ndër popujt më të vjetër të kontinentit europian.
– Duke vlerësuar se ka ardhur koha për adresimin e drejtë dhe të gjithanshëm të interesit kombëtar shqiptar.
– Duke potencuar vendosmërinë tonë për të nxitur bashkimin e shqiptarëve rreth projektit për një Shqipëri të Madhe, të dinjitetshme dhe demokratike.
– Duke qenë të bindur se vetëm zgjidhja e drejtë dhe e plotë e çështjes shqiptare garanton siguri, paqe e stabilitet në Siujdhesën Ilirike.

FTOJMË SHQIPTARËT KUDO QË ATA NDODHEN

1. Të organizohen sa më parë në mbrojtje të interesit kombëtar, duke e shprehur hapur dhe pa asnjë dozë frike kërkesën për bashkimin e kombit dhe ribërjen e Shqipërisë, shtet të shqiptarëve.

2. Të sabotojnë secilin individ dhe subjekt politik që ngrihet kundër organizimit e bashkimit tonë mbi bazë dhe shtrirje gjithkombëtare.

3. Të largohen masovikisht nga subjektet me shtrirje të kufizuar krahinore dhe ato të financuara nga shërbimet e shteteve tjera, sepse si të tilla, ato subjekte ju shërbejnë vetëm prijësve krahinorë dhe shërbimeve që i financojnë, duke i anashkaluar kështu tërësisht interesat tona kombëtare, siç ka ndodhur pandërprerë, deri në ditët tona.

4. Të bashkohen me iniciativën tonë qytetare, BESËLIDHJA E RE PËR SHQIPËRINË E MADHE, kërkesë e vetme e së cilës është:

Bashkimi territorial i të gjitha trojeve tona kombëtare në një shtet unitar, i cili garanton siguri, mirëqenje ekonomike, të drejta të barabarta para ligjit, dinjitet kombëtar për shqiptarët autokton, si dhe për pakicat tjera që e pranojnë bashkjetesën në paqe.

Për Kryesinë e Ballit n’Mërgim

Arber Gashi, kryetar

1 mendime te “KORRIGJIMIT TË KUFIJVE, T’I PËRGJIGJEMI ME KORRIGJIM DHE BASHKIM TË KOMBIT SHQIPTAR

  1. Pershendetje

    Ju lumet per kete initiativ Zonja Dhe Zotri
    Po Shqipria kur nuk bahet e madhe, se Shqipria, kosova, edhe Ilirida kufizojn thujse ne te gjitha ante me popullin Shqiptar. Neve Kongress i Berlinit shume borxh na ka, keto dredhi shume heret jan pregadit kundra nesh ,se Shqipria egziston ne kufit e veta Nacional edhe Etnik kombetar nji Shqipri shume e realer edhe Fisnike, po Kreta keta jan tu Shkele m’bi Gjakun e Deshmorve. Pershendetje gjithe Popullin Shqiptar.

Lini një Përgjigje te Selami Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *