Kongreset e humoristëve

Para disa ditëve, në hotelin Grand të Prishtinës qenka mbajtur një mbledhje të cilën protagonistët e paskan emërtuar Kongresi i VII i Ballit Kombëtar.

Kryesia e Ballit n’Mërgim e sheh si shumë të arsyeshme që të njoftoj opinion shqiptar në Republikën e Kosovës, se kjo estradë e “strajcave me lesh”, nuk e përfaqëson Ballin Kombëtar, nuk e përfaqëson interesin kombëtar dhe nuk e përfaqëson politikën e subjektit tonë, por interesin personal e familjar të disa individëve. Andaj, i bëjmë thirrje dhe lutje të gjithë shqiptarëve që të distancohen sa më parë nga këta keqpërdorues notorik të emrit të Ballit Kombëtar dhe nga të gjithë ata që dikur i ka dënuar prindi “me bajtë vezhbankën deri n’sheher”!

Politikën e Ballit nuk mund t’a bëjnë ata ose ato që s’kanë asgjë të përbashkët me Ballin tradicional si subjekt, e aq më pak ata ose ato që personalisht dhe familjarisht janë shitur këmbë e krye, para dhe pas lufte, te subjektet tjera politike.

Nisur nga sa u tha më sipër, Balli n’Mërgim refuzon kategorikisht të njohë rezultatet e mbledhjeve të paparalajmëruara, kudo që ato mbahen, qoftë në Shqipëri, Kosovë ose RMV. E njëjta vlenë edhe për Kuvendin e paparalajmëruar të OBKD, që tashmë njihet si subjekt i kapur në të gjitha poret nga Lëvizja Vetëvendoje!

***

Humori i zi me fatin e Çamërisë

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top