Konferenca e Mukjes, aty ku lindi nga nacionalistët dhe u varros nga Enver Hoxha idea e Shqipërisë Etnike

SHKRUAR NGA ALBERT VATAJ

Mbledhja e Mukjes u mbajt prej 1-3 gusht 1943. Aty morën pjesë 12 përfaqësues të Frontit Nacionalçlirimtar dhe 12 përfaqësues të Ballit Kombëtar.

Pas shumë diskutimesh dhe lëshimesh të dyanshme, u arrit marrëveshja për luftë të përbashkët dhe të menjëhershme kudër pushtuesit përkrah aleatëve të mëdhenj. Gjithashtu, u krijua edhe Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë si një organ i përbashkët i drejtimit të luftës që përbëhej nga 6 përfaqësues nga secila palë. Në programin e Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë parashikohej, jo vetëm lufta për një Shqipëri të pavarur e të lirë, por edhe lufta për një Shqipëri etnike. Kjo kërkesë dhe marrëveshje për bashkëpunim me Ballin Kombëtar nuk u pëlqeu të dërguarve jugosllavë dhe Enver Hoxhës, që zbatonte këshillat e tyre. Prandaj, marrëveshja e Mukjes nuk u pranua nga Partia Komuniste e Shqipërisë. Ky qëndrim i Partisë Komuniste i përçau shqiptarët dhe i nxiti luftën kundër njëri-tjetrit.

Marrëveshja e Mukjes u nënshkrua më 2 gusht 1943 në fshatin shqiptar të Mukjes midis Ballit Kombëtar dhe Partisë Komuniste të Shqipërisë për të bashkërenduar e rezistencën shqiptare në Luftën e Dytë Botërore dhe për tu përgatitur për të ardhmen e Shqipërisë Etnike.

Marrëveshja themeloi një Komitet të Shpëtimit Kombëtar i cili duhet të merrte drejtimin e lëvizjes së rezistencës shqiptare. Nga ana e komunistëve shqiptarë, marrëveshja u nënshkrua nga Ymer Dishnica, një anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë. Një mosmarrëveshje u ngrit në lidhje me statusin e Kosovës. Ndërsa Balli Kombëtar propozoi për të luftuar për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, përfaqësuesit komunistë kundërshtuan ashpër. Më në fund u arrit një kompromis, ku çështja e Kosovës të vendosej në një referendum të popullit të saj në fund të luftës.

Marrëveshja u konsiderua kundërrevolucionare nga Partia Komuniste e Jugosllavisë, i deleguari i të cilëve pranë Partisë Komuniste të Shqipërisë Svetozar Vukmanoviç-Tempo ushtronte ndikim të konsiderueshëm mbi komunistët shqiptare e veçanërisht mbi drejtuesin e tyre, Enver Hoxha. Si pasojë, kjo marrëveshje u dënua zyrtarisht nga Enver Hoxha në një takim të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë.

Pjesëmarrësit:

Hasan Dosti, Mit’hat Frashëri, Thoma Orollogaj, Skënder Muço, Hysni Lepenica, Isuf Luzaj, Kadri Cakrani, major Raif Fratari, Nexhat Peshkëpija, Halil Mëniku, Ismail Petrela, Vasil Andoni, N.Kolonel Jahja Çaçi, Myslim Peza, Abaz Kupi, Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi, Omer Nishani, Sulo Bogdo, Shefqet Beja, Medar Shtylla,  Stefan, Haki Stërmilli, G. Nushi

3 thoughts on “Konferenca e Mukjes, aty ku lindi nga nacionalistët dhe u varros nga Enver Hoxha idea e Shqipërisë Etnike”

  1. Ne kohen kur zhvillohej konferenca e Mukjes, Konferenca e Vjenes e organizuar nga Musolini e Hitleri dhe te perfaqesuar nga ministrat perkates te jashtem te vendeve ne fjale Ribentrop dhe Ciano ne Korrik 1941 i dhane Shqiperise dhe rreth 16 mije km katrore toka te banuara nga shqiptaret kryesisht ne Ish Jugasllavine. ( Sot republika e Kosoves ka reth 11 mije km2 sip. Keshtu qe i bie se eshte e pakuptim kerkesa per Shqiperi etnike ajo deri diku ishte arritur. Ballistet me trupat e saj te armatosura do ti mbronin keto toka? Ata sqene te afte te luftonin me komunistat! Çetat e Ballit te komanduar nga mesues gjimanazi do luftonin per Shqiperine etnike? Per mua eshte nja alibi e dobet e qesharake e Ballit Kombetar per te justifikuar veten, se qe nje krijese e deshtuar e drejtuar nga njerez akoma ma te deshtuar, qe solli pasoja te tmershme per shqiptareve. Komunistet me formimin e tyre komunist i shikonin problemin e bashkimit te shqiptareve ne nje shtet me syzet e internacionalizmit komunist koha tregoi se qe nje deshtim akoma ma i tmershem kur ma teper qellimi i tyre kryesor ishte pushteti ne Shqiperi. Ti fryet pafund nje barcolete se qene 4-5 fshatare serb e malazes komunista qe e prishen Konferencen e Mukjes eshte te vesh duart ne koke per paaftesine e klases politike shqiptare te asaj kohe.

  2. Nijazi Sulejmani

    Tradhetia e komunisteve eshte e pafaleshme ndaj ceshtjes kombetare.Ndikimi I perfaqesuseve jugosllave e ka bere te veten,perecarejen e delegateve nene ndikimin e ideologjise komuniste.Sikur kjo mbledhe,koference te kishte qendrime unike deri ne funde te luftes,Shqiperia do te ishte ndryshe,e bashkuar me kosoven dhe trojet tjera etnike.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top