KOMUNISTËT SHQIPTAR NË KRAH TË MALAZEZËVE KUNDËR SHQIPTAREVE TE PLAVËS E GUCISË

SHKRUAN: Xhafer Sadiku

Ditët e para të gushtit 1944, partizanët malazes sulmuan qytetin e Plavës.

Sipas informacionit të policisë shqiptare, partizanët malazes e plaçkitën, dogjën disa shtëpi dhe hodhën në erë një urë.

Parija e vendit qiti kushtrimin, në ndihmë të cilëve u nisën Bajraktari i Shalës me 200 vullnetarë. Në vendin e quajtur Vutcaj, një çetë komunistësh, ardhun nga rrethet e Shkodrës, u përpoq të pengojë udhëtimin e vullnetarëve të Shalës, por mbas një luftimi të shkurtër komunistët u sprapsën dhe vullnetarët hynë në Guci.

Një tjetër kontigjent 400 vullnetarësh dukagjinas thuhej se ishin nisë për Guci për sa u dha kushtrimi se çetat komuniste i kishin vu pushkën Bajraktarit në Vuthaj. Të tjerë vullnetarë kelmendas kishin shkuar në Plavë e Guci, e thuhej se “kanë mujtë me i zbrapë komunistët tue e lirue qytetin e Plavës prej tyne”.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top