SHKRUAN: XHAFER SHATRI
Në kohën kur po pritet që negociatat për Kosovën të marrin sërish hov, Gjykata speciale dëshmoi se është institucion politik që është themeluar dhe ka për qëllim displinimin e atyre që duhet të flasin dhe të vendosin në emër të Kosovës.
Hashim Thaçi e Kadri Veseli, persona me përgjegjësi të drejtpërdrejtë për qindra vrasje në Kosovë, si duket e kaluan Rubikonin dhe nga të akuzuar, sipas të gjitha gjasave, u kthyen në dëshmitarë me një çmim tmerrësisht të shtrenjtë për Kosovën: ndarjen e saj!
Për atë që merr vesh nga politika, komploti i Gjykatës Speciale kundër Haradinajt, u bë pas një pune sistematike antikombëtare të Hashim Thaçit dhe Edi Ramës, bashkëbisedues të preferuar të Vuçiqit, me ndihmën e pulenëve të tyre kriminelë, përndryshe zyrtarë të lartë dhe, natyrisht me paratë e buxhetit të shtetit.
Komploti ndodhi pas udhëtimit të Kadri Veselit ne Amerikë, prej nga e kërcënoi publikisht Haradinajn, duke përdorur shpifjet më monstruoze që do të mund t’i thoshte një person që flet shqip.
Njëkohësisht me Veselin në Washington ishte edhe ministri serb, Ivica Daçiq, i cili takoi njërin prej avokatëve më të fuqishëm për ndarjen e Kosovës john Bolton.
Shqiptarët nuk duhet ta harrojnë kurrë këtë.
Reagimi i subjekteve politike nuk befasoi por dëshproi shumë kënd.
Partia e Hashim Thaçit, LDK, përmes kryetarit të saj, Isa Mustafa dhe nënshkruesit të Marrëveshjes së vitit 2015, njëra prej marrëveshjeve më antishqiptare që ka nënshkruar ndojherë një shqiptar, kishte një mesazh nepërke, një keqardhje të shtirë.
Thaçi, veç që nuk duartrokiste…, Për Veselin mos të flasim.
Fatmir Limaj, një burgagji i pas Luftës, për turpin e tij, foli vetëm për zgjedhje…, thuase ato janë më të rëndësishme se integriteti territorial i vendit.
Por ai që dëshproi më së shumti, ishte Albin Kurti. Ky pati një rast historik ta përçoi një mesazh të fortë prej burrështetasi duke kualifikuar këtë shantazh si komplot kundër Kosovës… si përgatitje e terrenit për ndarjen e vendit. Sepse u eliminua nga shqiptarët dhe ndërkombëtarët bashkë, personi më i vendosur që iu kundërvu vendosmërisht pazareve të fshehta për ndarjen e Kosovës, në të cilat, prej vitesh, merrnin pjesë aktive Thaçi e C°, Edi Rama dhe natyrisht Aleksandar Vuçiq.
Kjo huqje ka për t’i kushtuar shtrenjtë Albin Kurtit në zgjedhjet e ardhshme.