Shkruan, Mehmedali Jashari – Komiteti i Ballit Kombëtar Demokrat, Chicago USA
Në mbledhjen e komitetit të Ballit Kombëtar Demokrat në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryesia e komitetit shqyrtoi mbështetjen e shtrirjes organizative të Ballit Kombëtar Demokrat në Republikën e Kosovës dhe IRJM. Mërgimtarëve shqiptarë në Chicago i janë shpërndarë informacionet e nevojshme dhe ju është bërë kërkesa zyrtare nga ana e komitetit për mbështetjen e parezervë të shtrirjes organizative të Ballit Kombëtar Demokrat në të gjitha trojet etnike. Kryesia e Komitetit e vlerëson me notën më të lartë punën e palodhshme të Sekretariatit Koordinator në Mërgim dhe të Partisë Balli Kombëtar Demokrat në Republikën e Shqipërisë.