Komente mbi romanin: “Shkallet e Ferrit”

Sazan Goliku, Shkrimtar e kritik

Shkrimtari Reshati Kripa këtë roman ua kushton bashkëvuajtësve, me të cilët kapërxeu dallgët goditëse të diktaturës komuniste që në moshën 15-vjeçare. Ai diti të mbijetonte edhe në burgjet e kampet e punës, edhe nën persekutimin përbuzës gjatë gjithë jetës me vulën “armiku” mbi shpinë.

Ky roman (a novel) është një aktakuzë tronditëse për këtë diktaturë, e cila robëroi, fizikisht e shpirtërisht, një popull të tërë gati gjysmë shekulli, e la vendin jashtë kohës dhe hapësirës, jashtë zhvillimeve historike që duhej të kryheshin krahas popujve të tjerë europianë.

Fati i inxhinierit Agron Canaj, protagonistit të romanit, merr përmasa simbolike; është kalvari i të gjithë atyre intelektualëve të ndershëm, të ditur e të ndërgjegjshëm që për njërin apo tjetrin shkak ranë pre e kthetrave të regjimit, i cili synonte të gjente dhe shkaqet më absurde, më banale për të goditur në mënyrë sistematike çdo mendim të lirë, çdo gjykim realist, çdo qëndrim, sado i heshtur, jo konformist. Agron Canaj ishte nga ata intelektualë që kërkonin, brenda atij sistemi, të krijonte çerdhen e vet të lumturisë familjare, por kurrsesi duke shkelur normat morale, bindjet dhe dinjitetin. Atë përpiqen ta bëjnë agjent për të spiunuar shokët e tij. Ai me guxim nuk pranon. Këtu fillon dhe zinxhiri i vuajtjeve. Densiteti i ngjarjeve është konceptuar nga autori për të ngritur në nivelin më të lartë temperaturën dramatike që shkallë-shkallë përfundon në tragjedi të vërtetë. Nën torturat më çnjerëzore Agroni qëndron burrërisht, por përpara përdhunimit shtazarak të familjes ai dorëzohet. Nënshkruan jo vetëm tradhtinë ndaj shokëve, por dhe ndaj karakterit, dinjitetit dhe moralit të tij.

Kështu brenda një romani shtjellohen njëkohësisht tri drama që autori i mbyll vetëm me vdekjen. Drama e vet protagonistit, drama e familjes së tij dhe drama e shokëve të tij që i qëndruan si gur i rëndë mëkati mbi shpinë deri në fundin e parakohshëm të jetës. Gjatë shtjellimit të subjektit autori ka synuar dhe zbulon me vërtetësi mekanizmin djallëzor, të sofistikuar, perfid të regjimit, që krahas helmit ideologjik të lyer me ngjyrë trëndafili, nuk harron për asnjë çast demagogjinë propagandistike për të fshehur gjurmët e krimeve. Për ironi të fatit, personazhet si Demiri dhe Ilia, këto figura të përbindshme, shkojnë në perëndim si shpërblim për krimet e bëra, çka fatkeqësisht përputhet me realitetin e djeshëm, por fatkeqësisht edhe të sotëm shqiptar.

Në rrjedhën tronditëse të romanit përshkruhen tablo, situata, personazhe, ku shpërthen solidariteti njerëzor e shoqëror, njerëz të mirë që në një mënyrë a tjetrën ndihmojnë sa mundin njerëzit në fatkeqësi, një vëlla, që për të ruajtur pozitën, mohon jo vetëm vëllanë, por edhe nënën e tij, të persekutuar që u ishte nxirë tërë jeta, por nuk iu ishte nxirë shpirti, të burgosur, të pamposhtur, por edhe mjeranë, komunistë fanatikë, njerëz të vegjël të indoktrinuar, shpifës ordinerë, vegla të bindura të regjimit, përfaqësues të dhunës shtetërore që nuk lenë mjet pa përdorur për të realizuar qëllimet dhe direktivat e partisë-shtet. Ky mozaik personazhesh krijon kontraste me ngjyrime bindëse për një realitet që pak kush e beson lehtë.

A është pesimist ky roman? Shuhet një familje por jo jeta. Tronditen strukturat morale të shoqërisë, por nuk rrëzohet virtyti, ndershmëria, dashuria të mishëruar në karakterin tragjik të Agronit, të bashkëshortes së tij Lumturisë dhe të nënës.

Reshat Kripa, ashtu si në librat e tij të tjerë, edhe në këtë roman rrëfen qartë e thjeshtë. Stilin e tij e karakterizon rrjedhshmëria e frazës, thjeshtësia e procedimit letrar, vërtetësia e rrethanave dhe situatave, e çdo komponenti e detaji të romanit. Lëvizjet shpirtërore, rrahjet e mendimeve në vetëdijen dhe nënvetëdijen e personazheve, vrundullin e ndjenjave në situatat e dhimbëshme ai i pasqyron me lakonizëm nëpërmjet detajeve domethënëse, dialogut të kursyer dhe funksional, skenave të gjalla e tipike.

Dhuna e egër policore, për qëllime të caktuara politike ose ekonomike, në pushtet ose në klanet okulte brenda tij, në kushtet e mungesës së zbatimit të ligjit, kudo qoftë, sjell padrejtësi, bjerrje të dinjitetit dhe personalitetit të njeriut, terror dhe krim shtetëror. Kjo është domethënia e mesazhit të këtij romani tronditës e thellësisht njerëzor të shkrimtarit shqiptar Reshat Kripa.

Leke Tasi, shkrimtar dhe poet

Subjekti i romanit të z. Reshat Kripa “Rrathet e Ferrit” na çon në vitet e egra të regjimit komunist në Shqipëri. Autori ka mbledhur në faqet e tij tepër mizori e pabesi. Fictionit i lejohet ta bëjë këtë kur tabloja e përgjithshme e një vendi dhe një epoke që do të përfaqësohen aty kanë qënë vërtet çnjerëzore. Arrestimi krejt i pamotivuar i protagonistit të romanit, i planifikuar nga organet policore për një goditje me rreze të zgjeruar, presionet mbi të afërtit e viktimës, dhe së fundi dhunimi i tyre si pjesë e shthurjes dhe arbitraritetit që zyrtarët i lejonin vetes. Ky është një pjesë e atij makthi që mundoi një popull të izoluar për gjysëm shekulli. Po tipikja e kësaj drame konkrete e tejkalon kontekstin shqiptar dhe ka te beje me ato rrethana te rralla kur e quajtura ‘E Keqja ne Bote” vepron me ane te ideve qe perkedhelin te njeriu instinktet me te erreta. Organizimi i te keqes është i pamatë, me valë te habitshme keqberjeje qe perfshijn kombe e kontinente, kurse moduli i organizimit eshte po ai: klika te kufizuara qe i imponohen me terror milionave nepermjet nje solidariteti militant dhe disipline te hekurt, prerrogativa keto vetem te te keqijve të betuar. Komunizmi ka qene sigurisht me e fuqishmja nga keto vale te se keqes triumfuese ne kohet moderne. Krahasimi statistikor i krimeve te tij me ato te nazizmit e vertetojne kete.

Libri tregon nje episod nga terrori i pasluftes. Eshte viti 1974. Ne qender te romanit kemi nje inxhinjer, bir i nje partizani te rene ne lufte. Ndodh qe ky njeri, i studiuar ne Prage, te kete ide te qarta per vlerat, njerzit, e per pasoje edhe per situaten qe e rrethon. Kjo pasqyrohet ne librat qe lexon, ne shoket qe zgjedh (edhe ata profesioniste, por te perkatesise jo-komuniste) dhe ne mendimet qe ka per punet. Korrektesia, ndershmeria, vete normaliteti i tij, bien ne sy ne nje mjedis ku tonin e japin njerzit komuniste me smiren, hipokrizine dhe arrogancen e tyre Ky opinión i bazes shkon lart, dhe aty jepet orientimi qe ai te vihet ne prove. Ne nje sistem ku vlerat jane ne antipod me moralin e vertete, prova qe pritet te kaloje ai per te qene “qytetar pozitiv” eshte te bashkepunoje me shpifesit per te denuar shoket e tij vetem per mendimet e tyre, edhe ato te pavertetuara. Ndryshe ai do te kete pasoja. Inxhinjeri nuk pranon, dhe perfundon ne burg. Policia sekrete e torturon, por nuk e thyen dot. Atehere perdor me te nje mjet monstruoz, perdhunimin e familjes. Per fat te keq, ne rrethanat e erreta qe kaloi vendi, kjo strategjeme e turpshme experimentohet me te arrestuarin dhe del e suksesshme duke e thyer ate. Ai nenshkruan fajsine e shokeve te pafajshem me rezultat denimin e tyre te rende, por edhe familia e tij e perfshire ne strategjeme merr fund, kurse emri i tij njolloset.

Ne kete aksion kunder qytetareve te pafajshem me qellim mbajtjen nen terror periodik te popullit, instanca me e larte qe i planifikon gjerat, u kishte dhene lejen e papercaktuar vartesve te paskrupull qe te perdornin “cfardo mjeti’, dhe ata gjeten rastin te bëjnë një poshtërsi të turpshme në shkelje te vetë rregullave të regjimit. Ne fakt aleanca e krerëve terroristëve me te degjeneruarit e bazes ka qene themeli konkret megjithse i fshehte, mbi te cilin u bazua aksioni politik i komunizmit real qysh ne fillim. Ky organizim i papare i ligesise siguroi suksesin e diktatures per dekada te tera. Per ta provuar kete, autori ne fund te romanit çon ne nje zgjidhje te natyrshme te konfliktit: Per t’iu shmangur skandalit, instanca eprore, per shkeljen e moralit e te detyres, i trajton fajtoret e degjeneruar me diskrecion dhe me shpërblime, kurse vartesit e tyre që i denoncuan turpet e eprorëve i menjanuan plotesisht. Sigurisht logjika qe perdori regjimi policor ishte brenda vazhdes se ruajtjes se aleances se çmueshme të udhëheqjes me horrat, çka eshte e njohur per çdo sistem diktatorial.

Përparim Hysi, shkrimtar dhe poet

E lexon romanin e Reshat Kripës “Shkallët e ferrit” dhe, menjëherë, zë e hamendëson: të jenë hipotetike apo reale këto shkallë ? Duke hamendësuar, me të vërtetë, që nuk ke se si mos tronditesh:shkallët,mjerisht, nuk janë hipotetike apo sajesa të një pene, por një realitet i zymtë dhe rrëngjethës. Aq rrëngjethëse janë, sa të vjen të ulërish dhe të bërtasësh kundër atyre që i ngritën këto shkallë që janë aty e aty, indentike apo dhe ca më keq se sa rrathët e Ferrit që ka përshkuar këtu e 8 shekuj më parë, Dante i madh dhe i papërsëritshëm.

Në roman, pa ndonjë sforcim të madh, hasë në befasi, sa,për një çast, nuk të duket se je bash në shekullin e XX-të, por të duket vetja sikur je një “pasagjer modern” që ke hipur mbi trenin e mesjetës. Dhe ç’shkruaj është pak.Fare pak. Kur sheh toturat që ushtrohen nëpër qelitë e degës mbrëndshme,nuk ka se si nuk të shkon mëndja në qindra e qindra vjet më parë,në ato tortura që,ndoshta,me aq sa kam lexuar,ushtroheshin vetëm nga njerëzit e inkuizicionit,sidomos nga jezuitët,kundër njerëzve të shkencës e përparimit. Ajo që i dallon këto tortura,është vetëm një fakt:në diktaturën komuniste mungoi vetëm djegia made in Xhordano Bruna,Jan Hus,Kopernik dhe për të mos vazhduar më tej. Toturat e diktaturës komuniste-hoxhiste ishin ku e ku më sadiste dhe më të egra nga të gjithë vëndet e lindjes komuniste. Vërtet që yrnekun e kish marrë nga Rusia,por “xherahët” e Hoxhës e Co… qenë nga më sadistët. E kam thënë dhe diku tjetër,më duket: në se Stalini ,mes miqësh intimë,kish nofkën aq kuptimplote:Koba,ky “Enveri inë!!!”,pa patur frikë se i prish “ajkën”,duhet ta kish nofkën:Kobi. Se kob që hëngri të gjallë qindra familje atdhetare,por,sistematikisht,hëngri dhe shokët e vetë. Metaforikisht,më kujton atë filmin “Shpatarja e verbër”,e cila,godiste vertikalisht dhe horizonatlisht. Ky,Kobi inë,sikur kish lindur si një “zombie” që kënaqej veç duke toturuar dhe,sa më shumë njerëz të dënonte,aq më i qetë dhe i gëzuar qe. Dhe të ngrihen flokët gjëmb e të shkojnë mornica kur lexon,se “Kobi in” kish studjuar në Francë.Në Perëndim. E mori nuk e mori diplomën,as që ka rëndësi. Ai për 50-vjet sundoi,si me zjarr e me hekur,dhe,do nuk do, të shkon në mëndje,një parashikim gjenial bërë nga një misionar kishtar grek,i cili,sa vuri këmbë në Gjirokastër (thonë e zuri mbrëmja atje dhe qe aty nga viti 1820 ) ,u thotë bashkëshokëve të vetë:-O burra të ikim nga ky qytet,se mbas afër 100-vjetësh,në këtë qytet do të lindë një djall… Orakulli grek qe mik i Pasha Aliut dhe është Shën Kozmai. Një parashikim gjenial:djall e kaluar djallit.

* * *

Të vijmë tek romani. Në qendër të romanit,është një igjinier nga një familje të lidhur me luftën. Igjinieri ka mbaruar studimet në një nga vëndet e Lindjes (mike aso kohe me vëndin tonë ) dhe mundohet,me mish e me shpirt, që këto dije t’i vëjë në shërbim të Atdheut. Igjinier Agron Canaj,është intelektuali i asajj kohe,që,përveç punës,shuan pasionin e tij mbi libra.Zgjeron horizontin që si e si të kryejë sa më mirë detyrën e tij. Jo vetëm punonjës i mirë,po dhe një familjar shëmbullor.Dhe bashkëshortja e tij është intelektuale:drejtoreshë shkolle dhe,parë kështu,kalimthi,nuk ke se çfarë kërkon më shumë nga kjo familje,e cila,ka dhe një çupë si trëndafil dhe mjaft të mbarë. Veç tyre,me ta rron dhe e ëma që,siç zhvillohen ngjarjet më vonë,ka një përfaqësim dinjitoz në roman. Por kaq sa lexoni,është veç një “trokitje” në portën e kësaj familje.Trokit atje dhe,pasi hapet porta,ke për të parë se si para syve tënd, shfletohet një histori aq tronditëse,sa nuk ke të bësh më me një rrëfim,po me një dramë. Një dramë që pak ose fare pak,dallon nga ato tragjeditë e lashta ku pjesa më e madhee e personazheve gjen vdekjen. Edhe këtu,pas kësaj porte që u “hap”,ka për të parë syri lemerira.Lemerira që të stresojnë dhe,në je në moshën time apo diku tay afër,ka rrezik që të lëviz tensioni. Nodh si pa dashje,po i tillë është densiteti i ngjarjeve që zënë e zhvillohen para syve,si në një ekran të madh.Veç ekrani është i zi dhe të vjen pështirë nga ato që sheh.

* * *

Partia apo “Kobi in” janë kapur nga një obsesion tragjik: të sajojnë armiq,qofshin dhe imagjinarë se kanë nevojë të ushqejnë oreksin sadist për ngrënie kokash. Armiq të jashtëm,po se po:imperialstë e revizionistë,por,sidomos,të brëndshëm. Këta,të brëndshmit,janë dhe më të”kërkuar”,se”sirit vigjelent të partisë” nuk i shpëton asgjë;se “lufta e kllasave zhvillohet dhe në gjirin e familjes”,-porosiste Kobi,shoku SHPATI !!! Dhe pikërisht,nga kjo “luftë e sajuar për gjetje armiqësh” e pëson dhe igjinier Agron Canaj. Këtë intelektual të ndershëm dhe aq paqësor,pa pritur,e prangosin si armik dhe sabotator. Kaq qe.Nga një familje e qetë dhe,relativisht,e lumtur në këtë familje bie një tërmet i vërtetë politik. Agron Canaj,me që nuk pranonte të tradhtonte shokët,u torturua çnjerëzishj,por nuk u dha. Nuk u dha…Është veç një fjalë goje. “Xherahët” e “Kobi in”,dinë mirë se si t’i mrephin hanxharët. Ata janë si ata djajët e vegjël që ecin në gjurmat e Djallit të madh. Janë aq të egër e sadist,sa nuk njohin skrupuj. Lëshohen si hijena mbi bashkëshorten dhe të bijën. Duke përdhunuar qoft të shoqen dhe ca më shumë të bijën 15-vjeçare,para sysh të dalin veç nazistët e Hitlerit me çifutët apo dhe me vëndaset në viset që pushtonin. S’ka krim më të ndyrë se sa kaq. Kur bëhet me fëmijë,njeriu është më pak burrnor;bëhet pak më i “thyeshm” dhe ndodh që e dhe dorëzohet,siç ndodhi me igjinier Agronin. Është një “thyerje” e dhimbshme dhe tronditëse. Sa i bukur para torturave dhe sa burrëror dhe për t’u marrë shëmbull,aq keqardhës bëhet kur fillon “thyerjen”. Një “thyerje” që lë pasoja:një bashkëshok pushkatohet dhe tre prej tyre burgosen kot së koti. Parë me këtë sy,Agron Canaj,hyn tek ata personazh që herë del i bukur dhe herë pak përçud,po,megjithatë,i dhimbshëm. Të jetë unik ky personazh apo veç sajesë e një pene që i ka njohur dhe ca më tepër i ka kaluar këto “shkallë ferri”. Duke bërë pak anaologji me këto shkallë dhe me rrathët mitike të “Ferrit” të Dantes,autori,sjell me shëmbuj dy tercina,që,unë,përmbledhtas,mund t’i them kështu:

– Ju që kini hyrë këtu,lani duarët nga çdo shpresë”.Dhe vërtet që kështu ndodhi.Po ta lexosh romanin,gjen gjithë atë dramë që zhvillohej mu para syve tanë. Dhe Reshat Kripa nuk është as i pari dhe as i fundit që shkruan për këtë “ferr” të asaj kohe.Por,megjithatë,unë iu futa kësaj “esseje” jo për të folur për këtë dramë,sajuar nga hiçi,nga një obsesion pervers e sadist,por e thërres në “gjyq të hapur” Reshta Kripën si “plagjiat” që më “ka parë gurët”.

* * *

Sentenca “më ke parë gurët”,përdoret në domino.Lojtari që mundet,akuzon kundërshtarin se”më ke parë gurët”,pa fitove. Po Reshat Kriap “ç’gurë më ka parë?”. Ju lutem bëni pak durim.Unë “akuzoj” veç me fakte. Në qytetin tim,dënuan një ditë prej ditësh,një igjinier shumë të zotin,që kish mbaruar në Poloni.E quajtën agjent dhe sabotator. E shpallën armik. E ndau gruaja”se nuk mund të rronte me një “armik”,dhe jo pak,po 7-vjet të mira,në apsan.
Prokurori që bëri akuzën qe i njohuri im dhe,një ditë në intimitet,i them:-Ore,si e morët në qafë atë igjinier X… ?!!! Dhe prokurori më tha:-I kishim vënë 15 veta që e “ruanin” dhe kur pamë që gjithë ai mundim na shkoi kot,e arrestuam,e torturuam dhe i bëmë skicën e vëndndodhjes të”asaj shtëpisë në Vrashavë” ku “çonte dhe merrte informata”.Këto do t’i mësonte përmëndësh dhe do t’i “recitonte” paara”gjyqit të popullit”. A nuk ndodhi kështu me Agron Canaj ? Ç’më thuaj,more Reshat Kripa?!!!

Por dhe pak më tej. Një zanatçi të rëndomtë në qytetin tim që rregullonte vetëm bicikleta,e arrestuan për”agjitacion e propagandë” (e vërteta:qe pinjollë i një dere të madhe !) ;e arrestauan dhe drejt e në kaush:në Tiranë. Duke u nisur nga përbërja familjare,destinacioni i tij qe për në Burrel. Tek prisja,-më tregonte fakiri,- për të shkuar në Burrel,befas më afrohet një i burgosur dhe më thotë:- Ti ke me shkue në Burrel.Atje janë do shoq të mi (priftërinj katolikë,më tha dhe emrat,po sot nuk më kujtohen ),të lutna me u çue fjalë pendim prej meje,se nuk mujta me i rujt e me më fal,due.

– Shkova,- tregonte miku im, dhe,sa mbrrita,i kërkova dhe u thashë porosinë.Dhe ata njëzëri më thanë:-Po si mos me e fal,or mik! Këtij satanai (aludimi është për xherahët e Kobit ) nuk mundesh me i rezistue. E,tani,të dashur lexues:bëni krahasimin dhe më shkruani:- “M’i ka për gurët Reshat Kripa ?” Se a nuk e arrestuan kot së koti igjinier Agronin?A nuk ia prishën familjen si atij,në Fier? A nuk u “thye” si ai miku i kaushit në Tiranë? Dhe,së fundi,a nuk e falën dhe Agronin njësoj si ndodhi me ata priftërinjtë katolikë? Ja,të gjitha,këto ndodhin dhe në romanin e Reshat Kripës ,i cili,jo vetëm nuk ka shpikur,por e ka mbajtur pak dorën të “shtrënguar” duke na treguar për një dramë kaq trondtëse.

Ajo që ia ngre vlerat këtij romani,është fakti shumë domethënës:falja. Falja është një finale aq e bukur. Finsikët dinë të falin. Dhe janë para nesh, ende të gjallë një pjesë e atyre që i ngjitën ato shkallë ferri dhe që të gjithë nuk kërkuan hakmarrje,por,përkundrazi,falën. Falja është ruba më e bukur që ka veshur ky roman. I kapur pas kësaj faljeje,edhe unë po e “fal” Reshat Kirpën që”duke më parë gurët”,ka sjellë për lexuesit një libër që nuk është vetëm artistik,por dhe si një dëshmi dhe porosi:ato “shkallë ferri” kurrë mos u ua pafshin sytë më.Dhe nga ana tjetër,a nuk ia vlen që “pasazhe të këtij romani,siodmos ato faqet ku sadistët lëshohen si hijenat mbi një adoloshente ,duke e shpërfytruar aq sa e cojnë në varr, të ishin si”tregime për moshat parrauniversitare dhe jo vetëm për to? Unë mendoj që,tërsisht,romani ka vlera të një leksioni moral të papërsëritshëm.Thyer para këtyre vlerave,ia fal ” plagjiaturën” Reshat Kripës dhe jo vetëm kaq:pafshë “gurë të tjerë më cilësorë” !!!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top