SHKRUAN: KOLONEL DRITAN DEMIRAJ
Te nderuar miq!
“Siguria është detyrimi i parë i një Shteti” (Michelle Alliot – Marie).
Këto ditë, gjatë raportimit në Komisionin parlamentar të Sigurisë, kreu i komisionit, Spartak Braho e ka pyetur kodhelin për afrimin e trupave greke në kufi me Shqipërinë si dhe për gjendjen aktuale. Nga ana e saj “kopetentja” mimi kodheli, e ka cilësuar këtë stërvitje pranë kufirit të Forcave të Armatosura të Greqisë si “lodra ushtarake”. Keto jane parrulla apo deklarata që cenojnë sovranitetin dhe dinjitetin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve”, është shprehur kodheli.
Nuk duhet shumë logjike të mendosh se ku është katandisur sot siguria kombëtare shqiptare me këto drejtues mediokër dhe krejtësisht të pa aftë per të vlerësuar dhe identifikuar kërcënimet dhe rreziqet që mund t’i vijnë vendit.
Mjafton të shikohet e shkuara dhe edukimi gjysmak intelektual dhe profesional i antarëve të këtij komisioni, ku tërë jetën e tyre u janë servilosur si lëpirësa eprorëve të tyre.
Politika e mbrojtjes që ndjek mimi kodheli së bashku me pijanec bazon, nuk kanë për objekt të sigurojnë integritetin e territorit dhe mbrojtjen e popullsisë kundër agresioneve të armatosura apo kërcënimeve të tjera. Ato nuk janë në gjendje të bëjnë dot identifikimin e kërcënimeve dhe jo më të planizojnë kundërveprimet në rastet e mundëshme, pasi nuk ka kush ta bëjë një gjë të tillë.
Në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm nuk ka ngel më ushtarak profesionist të mirëfilltë që të përgatisin plane operacionale-strategjike, pasi për ndrikullën kodheli ushtarakët e aftë duhet të liroheshin nga FA, të cilët do të ishin “armiqtë imagjinar” ku do ta “pengonin” në realizimin e planeve të sigurisë “alla kodheli”.
Mimi si “bebe e lumtur dhe e llastuar”, vazhdon të mburret se me rezultatet e larta fictive te deftesave të shkollës fillore, (të shfaquara këto ditë në faqet sociale, ku “merritën” kryesore e ka “mamaja e pushtetshme”), mendon se mund të drejtoj një nga strukturat më të rëndësishme të një shteti serioz, ku perëndimi dhe vendet anatare të NATO-s, Ministrat e tyre, përvec edukimit profesional dhe politik, trajnohen dhe edukohen ne qendrat e ekselencave ne fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Lind pyetja e natyrshme po ju mimi për cfarë jeni trajnura?! Besoj trajnimin më të mirë ashtu si dhe mediat e huaja jua kanë vënë në dukje, e keni në fushën e artit koreografik!!!
Sharl De Gol thoshte “Mbrojtja! Është arësyeja e parë e qënies së Shtetit. Ajo nuk mund të mungojë, përndryshe prishet vet Shteti.”
Siguria e shtetit varet në masë të madhe nga siguria njerëzore e shoqërisë, familjes dhe individit pa harruar që nëse shteti dështon në përmbushjen e detyrimeve të tij si garantues i shoqërisë atëherë ai bëhet burim kërcënimi për qytetarët e tij. Colonel DD