Kolonel Ahmet Krasniqi KURRË nuk ka qenë anëtar i LDK-së

Kolonel Ahmet Krasniqi ka qenë ushtarak profesionist. Ahmet Krasniqi nuk ka qenë i asnjë partie politike. Ai ka qenë institucionalist, por jo partiak

Shkruan Lulëzim Krasniqi

Ai ka qenë unifikues. Ai ka qenë i popullit. I të gjithëve. Ai u lind në frymën atdhetare. Me rrënjë.
Ai e ka dashur atdheun me zemër. Ai ka punuar për Kosovën deri në frymën e fundit, kur edhe ka dhënë jetën për lirinë e Kosovës, në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

P.S.
Ai kurrë nuk ka qenë anëtar i LDK – së, siç ka pretenduar dhe po pretendon LDK – ja.
***
Kolonel Ahmeti ka qenë ushtaraku më profesionisti që ka pasur Kosova. Ai ka qenë vetëm i popullit. Pa ngjyrime politike. Dhe do të mbetet i popullit. Dhe vetëm i popullit. Gjithmonë.

I përjetshëm kujtimi!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top