Shkruan: Ramije Ajdini
Shqiptarë ngado dhe kudo që jeni, koha na thërret të rrugëtojmë drejt horizonteve të reja, me gjuhën e guximit këtij moti, që na prijnë hajnat e kodoshët, që djersën e gjakun na e pinë, duke shkel mbi gjuhë e flamur, duke na e burgos lirinë
Koha na thërret, të ecim rrugës së lirisë, bijtë e Iliridës krenare.
Zgjohuni nga gjumi, thoni ndal politikës që kodoshët na e imponojnë, se erdhi koha të bëjmë politikë shqiptare e jo të rimë si kukulla, të vendosura nëpër qoshe, si dekore që dinë ta dekorojnë regjisorët sllav.
Koha na thërret, Ilirida më nuk duron, që tradhtarët t’i prinë kohës që shqip donë ta pagëzoj motin.
Ilirida i kërkon bijtë e bijat, gjithandej nëpër botë, të jemi një shtet, që Zoti na e fali, për një gjuhë e një flamur, që na pagëzon shqiptarë e, ne e pagëzojmë Shqipëri.