Shkruar nga Butrint Bardhi
Na ishte njëherë një kohë e bukur
Kur Shqiptarët ishin të lirë dhe të lumtur
Kohë e shkurtë, kjo kohë gëzimi
E kujtojmë me mallë, para se të na kaploj trishtimi
Ishte koha e Xhafer Deves
Kur u ngrit flamuri i t’vërtetës
Koha e bashkimit kombëtar
Që u arrit për herë të parë
Ky burrë i madh ky mëndimtar
Strateg ushtarak i kombit Shqiptar
Mbrojti me shpirt dhe zemër Shqipërinë Etnike
Me traditë shekullore të Kosovës heroike
Përparimin e atdheut
e mbrojti me ushtar të Skënderbeut
Trim i madh ky burrë i dheut
Mbrojtës i flaktë i mëmedheut
Ky burrë bujar, ky burrë Shqypnie
Luftoj kunder çdo lloj tradhtie
Tradhëtaret e kuq frikacak
Iu trembshin shpirtit luftarak
Xhafer trimi nuk u dorëzua
Flijoi vetën për Shqipërinë e bashkuar
Kthehu kohë, oh kohë e vjetër
Të jetojmë të lirë dhe të fortë si mbretër
Kthehu kohë, oh kohë e veprës
Të jetojmë në Shqipërinë e Xhafer Devës