Koha e atyre qe hedhin gurin e fshehin doren po perendon

Shkruan: Ing. ARTUR SHYTI

“Koha e atyre qe hedhin gurin e fshehin doren po perendon “
( “Nje ze atje ku nuk kishte me ze “ E.D.fq.11)

DR. JANI DILO

“Jeta bazohet te veprimi, dhe kjo eshte aresyeja qe ekziston ” – Aristoteli –

Shpella e luaneve ka nxjerre gjithnje luane. Sheperi i Zagorise, vendi ku Cajupi u ka lexuar vete Baba Tomorrin, ka qendruar si nje strehe ne romancen e historise. Historjanet do lexojne me qetesine e nevojshme. Dhe, historia e nje vendi eshte historia e personaliteteve.

Ne kete vend te trimave qe shkelnin mbi vetetima, kane rrenjet e jetes burra te shquar te kombit tone si Jani Dilo, bir i rilindasit, Ilia Dilo Sheperit (Nderi i Kombit), nip i patriotit Aristidh Ruci (Nderi i Kombit)

Femijeria dhe Rinia e Tij

100 vjet me pare eshte lindur ne Sheper Nacionalisti Demokrat, Doktori i shkencave juridike, burri i kombit, Jani Dilo, nje yll qe do qendroje lart ne qiellin shqiptar.
“Ky djale ,mor z . Dilo, do nderoje jo vetem Zagorine po gjithe Shqipèrine “ – tha deputeti Petro Harito kur Jani ish ne klasen e 4-terte fillore. (Nje bote qe lind e nuk lind dot fq 291)” Shquar ne gjithe mesimet ne vazhdimesi ner shkolla. Nen kujdesin e Babait te tij hodhi bazat per tu bere nje poliglot dhe si te tille e cileson nje gazete amerikane(v.!954). Ne ferngjisht , anglisht, italisht etj. ka shume shkrime po, i mekuar me virtytin e larte te Babait te vet -modestine- ne asnje nuk nevizon Doktor i shkencave veç, thjesht emrin e tij. Vitet e liceut qene nga me te bukurat e jetes se vet e Korça do behej qyteti i tij; do kthehej pas disa vjetesh, aq sa ne Korçaret mendonim sa qe nga ky qytet…dhe çuditen qe ish nga Sheperi.

“ Gjithe djemte e Dilos- thoshte patrioti Spiro Zheji, kujton i biri Petro Zheji- ishin shume te mire po,Jani qe fanua-(gjeni) … Edhe pse me i rrezikuari gjat luftes, nuk i perfillte rreziqet… Ish Njeri i aksionit” –

Shkollimi dhe formimi i karakterit te tij

Mbaroi studimet e larta ne Akademine Ushtarake te Romes, financat dhe juridikun. “Ecte , thoshin ne Sheper dhe shkelqenin dhe guret e rruges“. Bashkohej shikimi, inteligjenca dhe miresia te Ai. Gjitheve u fliste me embelsi, u qante hallin, u jepte kurajo e shprese, u ben te ditur qe jemi krenare te ndihemi te races shqiptare.. Te tjere qe, e kane njohur ne jete e ne lufte, falenderojne fatin qe u ka dhene rastin te njohin nga afer nje burre virtyti si Jani , (si thoshte S. Qyteza.M. Kallarati,J.Trebicka, R.Puka etj . ) qe rralle u vjen breza. Sado te mbulosh xhevairin, vjen koha qe ererat fshijne pluhurin dhe Ai shkelqen. Trimeria e vendos vete njerine atje ku e ka vendin.

Nje jete e bazuar vetem tek vetmohimi

Jeta e Tij, jete e nje trimi. Aktiviteti i tij patriotik edhe ne mergimin e detyruar politik nuk i rreshti puna e lufta e tij per demokraci, per kombin, (mblidheshin te Ai, ne shtepi te tij ne N. Y. Rugova, A.Karagjozi, S.Repishti etj. per hallet e vatanit, per Kosoven) e sot goditet me heshtje… por, sido qe te jete gjinkalla nuk behet dot bilbil!

Fatkeqesi e madhe per antishqiptaret e klases politike qe, nuk privatizojne dot historine, e po vrasin genin njerezor!

Shume pershtypje me ka bere ajo qe lexohet mbi varrin e Margarit Dilo-s ne Sheper, jo aq qe zelle-medhejt e luftes klasore, ata qe nuk e ndjenin peshen e vet mbi toke-peshen njerezore, tentuan ta çduknin se u dobesonin luften e klasave po, verteton dhe sot : shpirtin vellazeror, patriotik me te cilin u ka brumosur karakterin, botkuptimin, bijve te tij Ilia Dilo Sheperi dhe ç’do koment sado i forte ja humb ndriçimin ketyre fjaleve lapidar te shkruara mbi ate varr :

”Jetoj jo qe le te tjeret te rrojne po, qe ti ndihmoj te tjeret te jetojne”

Kush njihet me jeten e Jani Dilo-s, me problemet qe ky perballoi, me urtesine qe e karakterizoi, me kulturen e larte qe kish , kupton qe Ai plotesonte “te gjitha cilesite e Babait te vet” te nje atdhetari zemer-zjarrte, te nje intelektuali te mirefillt e ne radhe te pare , me te gjitha ato cilesi qe e bejne njeriun – Njeri.

Me mbarimin e akademise ushtarake ne Rome, sherbeu si sekretar i shtatmadhorise (1933), oficer mjaft i pregatitur ne ushtrine shqiptare.
Me pushtimin e Shqiperise nga Italia fashiste, internohet ne Itali, ne syte e JANIT jeta(çitoj fjalet e Tij) “ka kuptim vetem kur mund t’i sherbesh shoqerise dhe atdheut”. Eshte kjo aresyeja qe, sa u kthye nga internimi, pa humbur kohe iu pergjegj thirrjes se MIT’HAT FRASHERIT dhe u bashkua me fuqite vullnetare te Ballit Kombetar,..si anetar besnik, si udheheqes e luftetar i vendosur i kesaj krijese kombetare tue qene perhere ne radhe te pare “(flamuri”241-252) “Rruga e Frashellinjve , rruga e Shqiperisè .”

Ai ishte luftetar njerezor, burreror, qe dinte te falte. Ky ishte Jani Dilo!

“Asgje nuk mund te behet pa organizim e hedhje ne veprim “shkruante Jani. Puna e pare e me me rendesi eshte spastrimi i truallit nga intrigat e te huajve, nga pseudoidealistet dhe nga pseudoshqiptaret, te cilet pengojne kudo bashkimin e te gjith forcave per luften vendimtare te çlirimit…”

Ishte nga te paret qe mori qendrim te prere ndaj doktrines se komunizmit dhe luftes se pandershme iu pergjegj me te kunderten e saj, me luften e ndershme” (Nje ze atje ku nuk kishte me ze . fq,313- 314 ) Nuk donte vllavrasjen. Mehmet Shehut ne Kuçove i thote :”Nuk mund te jap doren , dores sate qe eshte lyer me gjak shqiptari” ( kujtonte mirditori Mark-shoqeruesi i tij). Ato vende ku shkelte kemba e tij ishin ishuj lirie. Ne rrebeshin e luftes ka fituar besimin edhe te kosovareve. Ata respektonin urdherin e Janit dhe mbas fitores :”Asnje rob te mos vritet ! Per shqiptaret koke e falur nuk pritet. Ne doni te vritni, vritni mua ! “

Mbas luftimesh roberit i kthente pas, te plagosurit urdheronte te mjekoheshin … Shenje virtyti, mirenjohje, arme te argjendeta dhuruar JANIT. Familjaret e Tij i kishin ne shtepi po.. u sekuestruan bashke me historine e tyre, ajo histori duhej te humbiste; ”qe nje histori balliste” ;paçka qe pasqyronte kulturen e larte politike shqiptare !

JANI DILO, si ushtarak çmohej prej te gjitheve, edhe prej kundershtareve

Zbret ne Dobrenj te Skraparit (5 janar 1944) dhe, i zoti i shtepise i hap porten dhe hyn burrerisht, edhe pse kish partizane brenda… Vendi e kerkon vete trimin.Trimi e do trimin. Shqiptari e do trimerine. Per Jani Dilon : “ai, qe nuk e ndjen vehten shqiptar tani, s’do te ndjehej me kurre. Na intereson ideali i atyre qe u vrane, i atyre qe vuajne, i atyre qe luftojne per qellimin e perbashket. Pse qellimi i perbashket-thote përbën kombe dhe histori te perbashket. Ne partine komuniste ç’do parim moral qe vlereson jeten ne vet-vehte, familjen, kombin zhduket dhe njeriu behet vegel e çuditeshme e partise. Kur te rinjte e sotem, te pire nga bukurite satanike, do t’u dale dehja, Shqiperia do te jete e pazonja te qendroje ne kembe per mungese gjaku e fuqie . Atehere te rinjte e tradhetuar do te kene braktisur radhet e partise plot pendim, por do te jete vone per ta, per ne, per SHQIPERINE.”

“Balli kish nevoje per Mit’hat Frasherin se askush nuk dyshonte ne atdhetarizmin e tij pa hile, por kish nevoje edhe per nje te ri te dale nga zjarri luftes si Jani, qe s’qe thjesht nje ushtarak, qe nje strateg e politikan dhe, vazhdonte te kujtonte -Xhemal Alimehmeti -* kur foli ne kinema “Kosova” te rinjte tiranas e moren ne krah, megjithese komunistet po dilnin fitimtare. Fliste JANI DILO dhe, dukej sikur dielli ngrihej me lart.”

“Sa e ka çmuar Mit’hat Frasheri Janin, mjafton te shikojme qe e caktoi minister kombetar.
Ku komandoi Jani Dilo dhe nuk dolli me sukses! Zaptoi imagjinaten e kombit ne betejat kunder gjermaneve: Qafe Thane – Struge (1oo gjermane te vrare B.Golemi) , ne Barmash(28 gjermane te vrare dhe asnje humbje per luftetaret shqiptare) etj. udhehequr prej tij “Shkemb dyfeku” e quajti Jani Dilo-n Mit’hat Frasheri ne mbledhjen e K. Q. Mbushen faqe te tera shkruar per betejen e Barmashit por, emri i komandantit betejes edhe sot nuk duhet te zihet ne goje(!)

Ja se ç thote S. B. nga Korça, per Jani Dilo-n ”… per kete trim te rralle, per kete shpirt-madh, bujar, te penes e te dyfekut, per kete trim te vertete qe ka udhehequr beteja kunder gjermaneve, me zotesi te veçante e, ne momentet me te veshtira te luftes vete i pari ne sulm. Me te drejte Bazi i Canes bente ze: lufte kunder gjermaneve di te beje vetem Jani Dilo, balle per balle me ta e jo 3 dyfeke e pastaj mbathja. Dhe, per çudi, heshtja per kete trim, hero te vertete, perseritet kur Jani Dilo me te tjere dallon se, ngjasojne me trimosha ne nje pjese teatrale. Trimeria, burreria , bukurija e shpirtit te tij njerezor (sa edhe ne Leskovik, shpetoi jeten e afro 100 burrave, duke vene ne rrezik te plote jeten e tij e donin ti ngrinin permendore atje, pa hyre komunistat) ishin nje leter e hapur rekomandimi qe te fitonin shpirtin. Ato ishin dhurate madheshtore qe Zoti ia kish falur ketij – shqiptari, dhe dora atentatore u drodh, nuk qelloi dot mbi te ne Korçe-afer bashkise po, vrau Hamdi Frasherin. Tani ka ardhur koha qe ti themi me plot gojen: NDAL shfrenimit te genjeshtrave – per me teper filozofia e bandes kuqe, kyçur sot ne tualetin e maskaralleqeve te mos lihet mjet i preferuar i saj : genjeshtra e terrori i kuq – ndryshe do mbetet kjo bote si e gjetem kur lindem”(Z. Sh. 18/10/2010 )

Ne enciklopedine e Zagorise(fq,69) lexojme midis te tjerash per kete nacionalist demokrat, qe eshte dalluar si udheheqes e luftetar i vendosur.”si eksponent i antikomunizmit shqiptar, kishte mendime te ndryshme per rrugen e luftes ANC. Sidomos per çeshtjen e pushtetit dhe Shqiperine etnike ( e plote ), Doktor i ligjit nderkombetar J. D. vleresuar nga bashkekohesit si personalitet politik e shkencor, autor librash, gazetar dhe kritik letrar” Shkrime per Migjenin Fishten etj. shkrime letrare, historike, filozofike e me karater politik e shoqeror.

Jani Dilo, nje figure poliedrike e kombit shqiptar

Lexojme ne shtypin amerikan ç’thote Jani Dilo ketu e gjysem shekulli me pare:

“ Ka ardhur koha per ndryshime. Bota e lire, te inaguroje nje politike tjeter “ Vetem kjo “politike tjeter” , faktori i jashtem, do te detyronte komunistet ne pushtet t’i hapnin rruge pluralizmit ; te permbysej sistemi socialist. Dhe koha qe po jetojme, i vertetoi keto qe thote Jani Dilo. Duke folur ne ansamblene e Shteteve Europiane te roberuara, Dilo tha :” çlirim, nuk do te thote lufte, por nje zvogelim te potencialit ushtarak te Bashkimit Sovjetik: Dilo, kryetar i delegacionit te Bashkimit Nderkombetar te fshataresise deklaroi se “nje politike çlirimi do te thote praktikisht qe Bashkimi Sovjetik te detyrohet te terhiqet ne kufijte e mepareshem”… E keqja ne politiken e tanishme, vijon Dilo, eshte se “Bota e lire” perpunon politika te tilla qe te munde t’u beje balle planeve agresive te Sovjeteve, kurse duhet ata, perkundrazi, t’i pershtatin planet e tyre qe te mos bihen ndesh me ato te politikes se “Botes se lire”. (“Ka ardhur koha per ndryshime” E. D.fq. 272-273)

Sa me shume te studjosh vepren dhe jeten e ketij misionari te shqiptarizmes, qe ne pune tregon kulture te gjere e dashuri te thelle per Atdhene, gjithçka e shkriu per Kombin sa dhe ne urim ne ditelindjen, presidenti Kenedi i eshte shprehur “…diçka do bejme per Shqiperine” ( T. Sh) dhe arrin ne perfundimin se cilet jemi neve shqiptaret. Pra nga vime dhe ku duhet te vemi. Fatkeqesi qe antishqiptaret ne klasen politike nuk e privatizojne dot historine. Historia jone kombetare i duhet ti mbaje ne gjirin e saj, burra te kombit si JANI DILO dhe ta ushqeje popullin me qumeshtin e vet, jo ti godase me harrese! Jo se kane nevoje per lavdi njerez si i madhi Jani Dilo por, se ka nevoje Atdheu shume per ta, bile me teper sot se kurre. Mekat per Te dhe per Shqipèrinè qe lihet ne harrese !

Flasin per te , te huajt, deshmon arshiva sekrete amerikane : ”Duke i marre te gjitha parasysh, dhe duke gjykuar gjendjen, Mit’hat Frasheri duhet te mbetet nje figure honorifike. Roli aktiv i kesaj levizjeje duhet te drejtohet nga nje prej zevendesve te tij si Jani Dilo…”

Shqiperia e kufizuar se jashtemi po, e pakufizuar se brendeshmi

Historia jone qe mbetet shqiptare firmos vazhdimisht: kujdes!- nuk ka armik me te rrezikshem per Demokracine se ata qe kerkojne antivlerat ti vendosin mbi vlerat!- e, per me teper vitet e diktatures prodhuan njerez mashtrues. Nje taktike klasike terrorizmi: arme kjo, kryesore e terrorit te kuq !

Fjale te mira per patriotin Ilia Dilo Sheperi – per konsum te jashtem – ndersa brenda, dhe eshtrat ne varr nuk i lane rehat!- edhe pse per shqiptaret çvarrimi i Ilia Dilo Sheperit ish nje sakrilegj, per komunistet ish progres! I tille eshte shendeti mendor komunist! Denuar nga diktatura me vdekje ne mungese, Jani me Mithat Frasherin etj. etj. patriote, dhe, ne 56-tè – falet! Si duket” te vraret “prej tij u ngjallen!!!

Per kasten e kuqe ”ish armiku me i rrezikshem i E. Hoxhes pas vdekjes Mit’hat Frasherit”, ky njeri mjaft i pregatitur e me kulture te gjere”(S.L.) qe “nje plumb e pergjoi tere jeten e tij”(P.L.) .. Per te mos mbetur dhe pike referimi Demokracie perendimore, shtepia Dilo, gjakosen pragun e saj ne pluralizmin e administruar. Vritet kunata e tij- Kaliopi Dilo, qe ruante me frymen e saj gjalle dhomat e shkretuara te Ilia Dilo Sheperit, Jani Dilo-s. Mbante me guxim dhe dashuri e dinjitet, amanetin e burrit te saj, Male Dilo-s (te ketij burri qe dhe kur levonte gjysme e lekut, ne ate gjyq ushtarak (1941), ne fjale te fundi deklaroi shovenisteve me plot gojen edhe pse i torturuar mizorisht: ”Dua Nenen, pastaj njerken”) , edhe pse kish kristalizuar ne mendje e saj: ”Keta(komunistet) kane bere dhe do bejne te kunderten e asaj qe thone”.

Vdekja e saj tragjike me mbiemer lufte klasash nuk i mohoi dot ceremonine mortore po shqetesoi ne te njejten kohe “zonat e shenjta” komuniste, shqetesoi ata qe kishin gjak sadisti nga te paret e tyre qe theren ne Hormove shkelqimin e patriotes zagorite. Vrasje dhe drame pabesie e Krimineleve ne ndihme “drejtesia” ! Mafia e kuqe: edhe mafi, edhe shtet. Po dhe vdekja e ka vetem nje pamje – ate te jetes se Saj ndaj, Ajo ecen krah per krah me fisin, miq , krahinore , e kudo shqiptare te verte. Nuk ndalet, kerkon vetem Drejtesi! Ramizi me genjeshtrat e tij mbeten sekret! Demokracia me çizme komuniste! Shteti nuk mund te denoje akoma dorasit e vet se, u sollen me urdher Tirane, dhe, merr me vehte nje kosto te madhe.

Shokuese! Mukja, rrjedh akoma gjak ! Ndjenja e fajit – akoma memece!

“Fatkeqesia e kombit” Ramizi, zhveshur me lakuriq se femija e porsa lindur çirret me paturpesi: Demokracine ua solla pa gjak!! Kur viti 1991 shenon lindjen e stines se terrorit… Flasin si moralist te medhej, ndersa fshehtas bejne nje jete te ndyre. Kane bere nje pakt me djallin, per te vijuar misionin e pafytyresise!

Veç, ajo kollone e gurte ne Sheper – nje stacion per ç’do vizitor perfytyron vrasjen mizore, çfaqet si nje tempull shqiptarizmi qe permbledh gjithe misteret (vrasje, çvarrime, linçime, burgime,..) te nje sadizmi qe vazhdon, te nje tmerri pafund.

Lexon librin “Ne nje bote qe lind e nuk lind dot” te profesorit Etien Dilo qe e kam njohur nga afer kete burre virtyti, e, te jesh balle per balle me keta njerez-diçka e paharrueshme, po kjo ndodh sot realisht ne shtepine e burrave te vyer te Shqipèrisè, Jani Dilo e Ilia Dilo Sheperit, qe tre niperit e tyre, dege te trungut meme – intelektuale te dores pare, ne vend te huaj iken ashtu si ikin shpirtrat e medhenj atdhetare! Bari tani rrotull varrit Etienit, Vangjelit e Vasilit feshferin afer tyre Mall Shqiperie e bekim perendie… Plaget e pafund, vuajne dhembjen e Artdheut!

Shtepia (ne Sheper)- qe ka patur dhe fatin ,” armiqte e saj te jene dhe armiqte e Shqiperise”- se, ç’do gje qe ka bere, eshte nje gur themeli per nje lloj pavdekesie per Demokracine – eshte dorezuar shkaterrimit.
Drejtesia vret Drejtesine!!
Kriminelet ne hetuesi, gjykate, parti e shtet lane mafioze – sadistet e bandes kuqo te lire. E keqja e djeshme ne majmeri.
Ne kete aspekt simptoma e kesaj semundjeje qe lulezon trillimin mbi realitetin e, demokracia nuk arrin dot, nga spektri i mallkuar komunist qe eshte: intriga komuniste, nje dore agjenturore! Makina e baltes veshtron ç’ka duhet te fshehin, jo ç’ka duhet te thote”.

Heshtja dhe harrimi nuk duhet te shtrijne me krahet

Duan antishqiptaret, antidemokratet nepermjet nje dere te fshehte te futen ne histori po, ja qe historine nuk e bejne per vehte dot! Sa me shume do te germohet neper arshivat perendimore, aq me shume do njihemi me veprimtarine e palodhur te Jani Dilo-s pèr shpetimin e Shqiperise, sepse qe dhe njohes i te Drejtave Nderkombetare dhe i personaliteteve te kesaj fushe. Vlere ka vetem e verteva.

Shtremberimi i historise ka ushqyer urrejtjen, ka paraprire e paraprin terrorin!

Zhduken shkrime brillante te Jani Dilo-s

Antishqiptaret vendosin: kodin e heshtjes! Veç, diçka rri “strehuar”, mbetet ne kujtese apo biseda dite dhe behet e pavdekeshme ; ndahet me gjykatesin kohe se, shqiptari e do trimerine – Ajo frymezon.

Ecim midis besimit e bindjes ku dita dhe nata i hedhin njerezit nga njera shprese tek tjetra: ”E drejta – 7-te here zhytet po me ne fund del! “
Dhe, sa me e madhe dashuria per SHQIPERINE, aq me e thelle dashuria per atdhetare qe zgjodhen rrugen e veshtire dhe te mundimeshme ne sherbime te Atdheut, si i madhi Jani Dilo qe fjala e tij lapidar : “Pèr nje shqiptar te lirè, ne Shqiperi te lirè e te lumtur” u mbush me jete prej Tij.

“Zotni Jani Drita e shpirti tuaj
Do te vazhdoje te na ndriçoje
Ketu e ne Shqiperi. “ (Lume Juka)

Foli ky ze i perlotur, me dhimbshuri atdhetarizmi, nga Amerika e larget, per kolosin Dilo qe leshon drite dhe shprese jeta e vepra e tij me aq rrezatim te gjate e te çmuar. Patjeter do vije koha – ata qe e godasin me heshtje (kete “rilindas i ri” si thote- dhe profesor Sami Repishti per Jani Dilo-n) – ti denoje me heshtje e te harrohen perjetesisht.

1 thought on “Koha e atyre qe hedhin gurin e fshehin doren po perendon”

  1. fery

    Protesta e opozitës në Shqipëri
    që po zhvillohen ditëve të fundit por , edhe ne Serbi e Beograd.
    kanë një të përbashkët , pra kane Kosoven
    Protestat synojnë rrëzimin e pushteteve ne Bg dhe Tr e me këtë edhe pamundësimin e projektit të shkëmbimit të territoreve mese Kosoves dhe Serbise
    Ai ka theksuar se në Kosovë nuk ka nevoje per protesta dhe rezim qeverije sepse askush nuk do ta rezoje vehten e tij pra , as Ramush Haradinaj
    E dyta dhe po aq e rendedishma sa e para eshte se ne dy shtetet Shqiperi dhe Serbi edhe mazhoraca edhe opozita dojne ti shmangen reformes ne drejtesi sepse ketu ne sistemin e sundimit aktual 20 vjecar vertet kane gjetur nji El Dorado duke sunduar here njeri subjekt dhe here tjetri , duke kapur nga politika e tyre dhe mafja e eger kriminale ekinomike sistemin e drejtesise gjyqtar, prokuror e persona me ndikim andaj edhe organizojne protesta ” masovike ” ne Serbi dhe Shqiperi me qellim te krijimit te kushteve te qendrumit te tyre ne pushtet

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top