Nga Dr. Artur Roshi, Kryetar i Partisë Balli Kombëtar Demokrat
Kodi zgjedhor është gjeneratori real i kriminalizimit të politikës. Ai nuk ka qenë asnjëherë një ligj i mbështetur mbi parimet e një tregu të lirë politik dhe ti shërbente konkurencës së lirë politike. Kodi zgjedhor ka qenë thjesht një marrëveshje për të ndarë pushtetin midis monopoleve të poltikës në tavolinë. Ai asnjëherë nuk eshtë parë si themeli i lirisë së votës dhe i besimit ,të cilat përcaktojnë nivelin e lirisë së individit dhe lirisë së tregut në një vend demokratik. Liria e individit në garën politike zgjedhore është kusht i nevojshëm që largon politikën nga kriminalizimi i saj sepse prodhon një produkt politik të pa kontrolluar paraprakisht nga Partitë politike. Kjo do të thotë të marrin pjesë në garë zgjedhore më shumë kandidatë dhe tregu politik tu ofrojë shance të barabarta për të qenë fitimtar kush merr një votë më shumë,pavarësisht kujt force politike i përket.
Një garë e tillë imponon Partitë politike tu drejtohen njerëzve që kanë reputacion dhe moral publik dhe të largohen nga monopoli mbi tregun për rrjedhojë nga njerëz të inkriminuar. Para garës zgjedhore nuk duhet të ketë “Parti të medha” dhe “Parti të vogla”,duhet të jenë të gjitha njëlloj sepse në zgjedhje Partitë mund të futen si të mëdha dhe të dalin të vogla dhe anasjelltas.Shembull i afërt është Pasoku në Greqinë fqinje që ra nga 35 në 6 %. Mbi këtë frymë duhet ndërtuar një kod zgjedhor i përhershëm.
Monopoli i tregut politik në fakt është inkubatori i kriminalizimit të institucioneve te shtetit. Ne sa dolëm nga zgjedhjet lokale dhe të gjithë pamë se Kodi zgjedhor të detyron dy kandidatë ,një majtas dhe një djathtas.Këto kandidatë i vendosin Partitë që kanë monopolet majtas e djathtas,gjë që çon të shifet gjithë Shipëria si plaçkë në duart e tyre. Ky monopol nuk ka ardhur si rezultat i konkurencës së ndershme në treg,por ka ardhur si rezultat i traskiptimit të pushtetit në vitet 90, prandaj duhet të korigjohet.
Kemi një këndvështrim të çudishëm: Nuk e shohim garën si përcaktuese të fitores,por vullnetin e Partisë. Ligji i dekriminalizimit duhet të shoqërohet me një kod zgjedhor të përhershëm që garanton garën politike si një vlerë dhe monopolin si një antivlerë. Nuk mund të hysh në Europë pa një kod zgjedhor që garanton barazinë e shanseve për çdo forcë politike që konkuron në zgjedhje garanton lirinë e sistemit demokratik,për rrjedhojë institucione të qëndrueshme dhe të besueshme. Partitë e djathta ngrihen dhe zhvillojnë aktivitetin politik mbi dimensionin e LIRISE dhe si të tilla kanë ndjeshmëri për të realizuar lirinë e vërtetë të votës sepse suksesi i tyre nuk funksionon jashte tij. Liria e votës është dekriminalizimi i vërtetë që arrihet me ngadalë dhe në mënyrë natyrale duke ngitur një sistem vlerash konkuruese.
Ftoj Partinë Demokratike ta përfshijë në platformën e dekriminalizimit edhe prishjen e monopoleve që garanton ky Kod Zgjedhor. Eshtë element substancial që e djathta afron si sfidë për mazhorancën e sotme që armikun më të madh të saj ka lirinë.Kodi zgjedhor duhet të ofrojë mundësi të barabarta për çdo subjekt politik apo individ nga shoqeria civile,edhe për arsyen e nxitjes së pluralizmit për shkuar në një demokraci të strukturuar qartë në elementët që kërkon tregu politik. Moda e 25 viteve me një demokraci të kontrolluar fort u provua se nuk na shërben ose më saktë ka deshtuar e cila pikënisjen e saj e ka sërish tek kodi zgjedhor që delegon gara(kandidime) të përcaktuara. Ka ardhur momenti të ndryshojmë referencën e këtij kodi për tu çliruar nga shtangësia që sjellin monopolet.