Kocaqi: Greqia, Turqia dhe Serbia kanë financuar prej 100 vitesh politikanët shqiptarë

Historiania Elena Kocaqi e ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se Greqia ka financuar prej më shumë se 100 vitesh në politikën shqiptare për vendimet, ndërsa shton se aktualisht fondet që vijnë nga vendet fqinje shkojnë deri tek niveli i buxhetit të shtetit shqiptar.

Greqia ka vite që financon. Unë të paktën si historiane e kam gjetur në arkiva që para 100 vjetësh Greqia financonte politikanët tanë për vendimmarrje.

Financon Serbia, financon Turqia. Fondet që jepen në Shqipëri janë jo qindra milionë dollarë, por mendoj se është një buxhet që shkon sa buxheti i Shqipërisë. Gjithë ky investim ka prapavijë politike të qartë. E ka bazën tek nacionalizmi ekstremist, për të krijuar perandori neo-otomane, bizantine, perandori Stefan Dushani, etj.

Ky është qëllimi. Ky problem është i madh sepse dëmton interesat kombëtare. Mediat krijojnë opionin publik. E ne nuk kemi një publik të specializuar që i di problemet e brendshme dhe të jashtme.

Grekët kanë program të caktuar ndarjen veri-jug të Shqipërisë dhe rritjen artificiale të numrit të minoritarëve.

 

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top