SHKRUAR NGA RAMIZ LUSHAJ
1. Zef Malaj, ish-kryetar i Grupit Komunist të Shkodrës, gjatë vuajtjes së dënimit në burgjet komuniste, i dëshmonte një miku të qelisë, se, të dërguarit e Titos për themelimin e PKSH, u paranjohën në kontakte gojore e dokumentare me platformat e grupeve komuniste në Shqipëri. Një nga këta të testuarit privatisht e politikisht ishte edhe Enver Hoxha, që në asnjë fjalë të tij nuk e përmendtte Kosovën, si çështje kombëtare shqiptare, përkundrazi e shihte si një çështje të PKJ e të Titos. Nisur nga ky fakt mjeran, jugosllavët e Titos, Milladin Popoviçi e Dushan Mugosha, e piketuen e pikjatuen për lider të ardhshëm të Shqipërisë, bashkëshortin e kondicionuar të Nexhmije Xhuglinit.
Jugosllavët inskenuan gjithçka: thirrjen rastësore nga rruga më 8 nëntor 1941, futjen e tij si arkëtar (financier) të PKSH e kushtëzimin për të qëndruar në Tiranë, ngritjen përdredhane në detyrën e kryetarit të Qarkorit të PKSH për Tiranën, zgjedhjen e limuar e litimuar, faktikisht e përjetësisht, si Kryetar i PKSH në mars të vitit 1943, në Konferencen e Labinotit, skelimin, pompimin dhe pultimin e tij deri në vitin 1948, sipas interesave të veta sllavo-ortodokse e antishqiptare. Enver Hoxha, që në fillimet e karrierës së tij kacavjerrëse e lavjerrëse e dëshmoi vetveten si prosllav në qëndrimet ndaj Kosovës Dardane, si antikosovar, duke i shërbyer Jugosllavisë e Titos më shumë e më mirë se sa të kishin një formacion të tërë agjentësh në shërbim të tyre në të dy anët e kufinit shqiptaro-shqiptar. Ndaj, sot, pas 67 viteve, vejusha e tij, Nexhmija, nuk ka forcë morale të sulmojnë askënd në ekrane televizive si agjent apo agjente të serbëve(!), të paktën, për pa i rrëfyer mëkatet e saj e të burrit të saj ndaj Kosovës e kosovarëve, por pa kërkuar falje publike para brezave të djeshëm, të sotëm e të nesërm të Shqiptarisë.
Për qëndrimet e tij prosllave e kundër Kosovës Dardane e kosovarëve, tregojnë vetë faktet:
1 – Gjatë kohës së qëndrimit të tij në Francë, etj. ra në kontakte e zuri miqësi me rrethe të caktuara sllavësh nga Jugosllavia, Rusia, etj., të cilët i shfaqnin ndjenja antikosovare dhe pajtohej me ta, i bënte pjesë të vetvetes, siç më ka pohuar më 1991 një ish-miku i tij i atyre viteve, i mërguar në Nju York, SHBA.
2 – Në mbledhjen themeluese të PKSH, më 8 nëntor 1941, hyri si i preferuar i të dërguarëve të Titos dhe jo si antar i vjetër ( i viteve 30) i Grupit Komunist të Korçës, siç e ka paraqitur vetëveten në gjallje të tij. Në vitin 1946, kur iu plasaritën pozitat në PKSH, dërgoi njerëz të tij të besuar të merrte dëshminë tek Pilo Peristeri, por ky iu kundërpërgjigj: Jo, bre, si të gënjej unë. Enveri nuk ka qënë në Grupin Komunist të Korçës. Për këtë fjalë e për këtë qëndrim e katapultuan Pilon në Kuçovë, duke i shkaktuar edhe tronditje familiare dhe vetëm pasi e firmoi dëshminë për Enverin si antar i viteve 30 në GKK dhe e rikthyen në Tiranë. (GSH, nëntor 2003).
3 – Në themelet e PKSH në nëntor 1941, në shtëpinë e Bajko Lazërit në Tiranë, fitoi rryma sllavo-ortodokse, të dërguarit e Titos, Miladin Popoviçi e Dushan Mugosha, në rivalitet me infiltrimet e influencat e partive komuniste të vendeve fqinjë, etj. Vetë Tashko Koço pohon se komunistët italianë nuk pranuan kontakte me ne, të tjerët, sepse e njihnin Grupin Komunist të Shkodrës, me kryetar Zef Malaj, të ngritur si një parti në vitet 30, që kishte si një nga qëndrat kryesore të saj shtëpinë Nr.66 në Tiranë, etj. Po kështu mund të flitet edhe për përplasjet me komunistët grekë, etj. Kjo rrymë e komunizmit sllavo-ortodoks do të nxirrte në krye Enver Hoxhën, si njeriun e besuar e të kompromentuar prej tyre, që kryente detyrën e detyrimet më mirë e më shumë se mijëra agjentë të Jugosllavisë e se sa vetë sllavët e saj.
4 – Ashtu si Enver Hoxhën u thirrën edhe Anastas Lulo e Sadik Premtja nga Milladin Popoviçi e Dushan Mugosha, në shtëpinë e Shyqyri Këllezit në Tiranë, por ata, kur i pyetën për Kosovën Dardane, deklaruan: Ai problem është i zgjidhur në bazë të Kartës së Atlantikut që më 14 gusht 1941 dhe në bazë të kësaj karte, të gjithë popujt me plebishit do të vendosin me kë të bashkohen. Popullsia e Kosovës duke qënë 80 për qind shqiptare natyrisht do të bashkohet me Shqipërinë. I dirigjuar nga dy serbo-malazezët e Titos, antikosovari Enver Hoxha, i lëshoi breshëritë e sulmit antiparti ndaj tyre, duke ndërmarrë edhe inkursionin vetjak të njohur në Vlorë, etj. Më tragjikja ishte se Enveri urdhëroi asgjësimin fizik të të dyve: Anastasi u pushkatue, ndërsa Sadiku u arritis drejt Francës.
5 – Edhe Zef Malaj, një lider komunist pro Kosovës Dardane, i shkolluar në Vjenë, kur u kthye nga internimi në ishullin Ventottenne në Itali, shkoi në Pezë, tek Myslym Peza, që e befasoi kur i tha: Ik or babë e mçifu në Tiranë se duen me tvra. Enver Hoxha, sipas porosisë të të dërguarëve të Titos, kishte lëshuar një pusullë kobëtare: I dashur Nako (Spiru), Zef Malaj jo vetëm që nuk duhet të shkojnë në Kosovë, por ai duhet të dekorohet me një plumb kresë. Ai sështë i mirë, prandaj duhet të zhduket. Gjeni mënyrën që të mos kuptohet, por në asnjë mënyrë të mos lihet pasdore… Të fala Tarasi (Enver Hoxha, pseudonimi) (AQSH, Dosja 76, fq.14, P.26.08.1994). Zef Malaj nuk i shpëtoi ndëshkimit të Enverit. Pasçlirimit u burgos, ku vdiq i maltrajtuar e mjeruar më 1976. Aty, në qelitë e burgut, ka deklaruar si u shit dhe u ble Enver Hoxha si një njeri i besuar i Titos dhe kundërshtar i sprovuar i Kosovës Dardane.
6 – Në shërbim të bindur ndaj politikave antishqiptare të Titos, Enver Hoxha, që nuk nxorri asnjë urdhër botërisht për luftën kundër fashizmit, lëshoi urdhrin për dërgimin e formacioneve luftarake në Kosovën Dardane, të cilat u vorbulluan në luftë civile, etj. iu krijuan mundësira serbëve,malazezëve e maqedonasëve të ndërmerrnin masakra ndaj popullsisë shqiptare, dhe, më e rënda, e lanë Kosovën aty ku ishte, nën sundimin e Jugosllavisë Titiste.
Në fillim të vitit 1945, Enver Hoxha mbetet në histori si njeriu që u bë bashkëpunëtor i Masakrës së Tivarit, ku humbën jetën tragjikisht mijëra shqiptarë sipas direktivës së Titos. Enveri dhe Tito gjer më 1948 u bënë si dy vëllezër siamezë, pasi Tito synonte dhe Enveri kontributonte që Shqipëria të ishte Republika e 7 e Jugosllavisë. Republika Popullore e Shqipërisë shpëtoi jo për meritë të Enverit, por ngaqë Stalini iu ndërsye Titos dhe Enveri e bëri Shqipërinë nga koloni të Jugosllavisë një koloni të Bashkimit Sovjetik. Vetë Stalini në Konferencen e Tre të Mëdhenjëve në Jaltë, në një kështjellë (sot restorant italian) në këtë qytet pranë Detit të Zi, në shkurt 1945, i deklaroi Çurçillit, Kryeministrit Britanik: Në Ballkan më interesojnë vetëm interesat sllave, ku e fuste edhe Shqipërinë. Pas prishjes, shprishjes… ngjizjes me Jugosllavinë e Titos u lidh fort pas Moskës, duke ecur në linjën e vet të vitit 1941, si prosllav e antikosovar.
2. Vejusha Nexhmije Xhuglini (Hoxha) para se të merrej me akuza shpifane ndaj një zonje të thjeshtë, të martuar me një shqiptarë të denjë nga Vuthajt e Plavë-Gucisë, para se të merrej me sulme bolsheviko-enveriane ndaj vjehrres së Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, duhej të shpjegonte në ekranin televiziv lidhjet përkushtimore me Serbinë, me Jugosllavinë e Titos nga nëntori 1941, qëndrimet antishqiptare ndaj Kosovës Dardane, të vetë bashkëshortit të saj, Enver Hoxha.
Edhe vetë Tito po të arrinte ta bëntë RPSH një Republikë të Shtatë të Jugosllavisë, do ta mbante prapë se prapë Enver Hoxhën president të saj, jo vetëm për shërbimet e çmuara ndaj interesave bolshevike-sllavo-ortodokse, por edhe për faktin tjetër: do ta kishte më të vështirë të gjente edhe ndonjë serbë që tia përmbushte më mirë këtë detyrë.
Edhe Trepçen Shqiptare apo Vojvodinën Hungareze po tia jepte Jugosllavia e Titos, si pronë, me tapi, Enver Hoxha, e ndihmuar edhe nga Nexhmija, nuk do të mundtte të bënte më shumë nga çka bërë në jetën e pasjetën e tij për interesat e tyre ideologjike, shoviniste, diplomatike, ekonomike, ushtarake e kulturore. Nexhmija vazhdon të jetë Nexhmija mëkatare, nga thoni tek floku, nga 1941-shi deri më sot, që shpesh herë tregohej ndaj shqiptarëve më e egër se vet Enveri, tani po shfaqet për shqiptarët më e ashpër se Fidel Kastro i Kubës e Kim Jong II i Koresë së Veriut. Në kohën e tij Stalinin gjakatar kishte edhe emrin Koba, ndërsa Nexhmija cilësohet si Kobzeza e Shqiptarëve. Një pyetje publike donim tia bënim Zonjës së Zezë Nexhmije:
Çdini për dy shoqet e tua, Fiqiret Shehun e Liri Gegën, që ishit antare të Grupit Komunist të Korçës, bashkë në luftë e bashkë në udhëheqjen e PKSH?! Kur do të rrëfeheni për shkaqet e vërteta të vrasjes së tyre, të burrave të tyre, të fëmijëve të tyre?! Ti, Nexhmije-Zeza, je plakë. Liri Gega u vra 62 vjeçe. Fiqiret Shehu u vra (helmue) 59 vjeçe. Ju ishit Tri. Mbete një. Paska qenë 1-shi. Liria i takon të jetë 2-shi. Fiqireti dihet: ishte Treshi, sepse edhe në burgun e Zejmenit të Lezhës e thërrisnin E burgosura Nr.3. Enveri-Nexhmija, të dy bashkërisht, i vratë: Në dhjetor 1956 i pushkatuat: Liri Gegën, grua shtatëzënë, me fëmijë në bark dhe të shoqin, Dali Ndreun. Sot janë pa varr.
Enveri-Nexhmija, të dy bashkarisht, i vratë: Fiqiretin, pasi e dënuat me 25 vjet burg, e helmuat në qeli më 11 shtator 1988, ia vratë djalin në Gramsh, ia burgosët në Burrel dy djemtë e tjerë. Mehmetin, të shoqin, ia vratë më 18 dhjetor 1981. I hoqët qafe me akuza të montuara si agjentë të serbëve , akuza që nuk u provuan e nuk do të provohen kurrë I vratë vetëm nga frika e vëtvetes, si pjesë e luftës eleminatore gjakësore brenda Bllokut Komunist të Udhëheqjes Enveriadë. Ato dy gra udhëheqëse ikën në botën tjetër. Ti, Nexhmije-Zeza, Numri Një, deshe dhe ishe e tillë në kohën e Komunizmit Enverian të Epokës së Gurit. Ti që kakarisje nga pularia e Tiranës, në Laprakë, tani dalldisesh duke llapë në TV… E ndjenë vetminë, siç thua vetë, ndaj lëshon urrejtje për të tjerët… sulmon një nënë si agjente të serbëve, gruan e një kosovari nga Vuthajt, Rexhep Ramës, sportist i mirënjohur, i dekoruar Mjeshtër i Madh për kontributet e tij.
E dimë ku e ke hallin: Je mësuar të jesh Njëshi në diktaturë dhe tani ke mbetur Askushi në Demokraci. Në tërë qënien tënde shpirtëzezë nuk mund të lejosh që një Zonjë e Nderuar si Liri Berisha të jetë kaq e nderuar nga Shqiptaria, prandaj ia sulmon nënën e saj në mënyrë absurde si agjente të serbëve, sepse kujton se do tia ulësh Dinjitetin Shqiptar, Vlerat e saj Njerëzore, Vlerësimet e larta për personalitetin e kontributet e saj. Shqiptaria, Liri Berishën e bëjnë shpirtërisht Zonjë të Parë nisur nga Virtytet e saj, atributet vlerore e shtetërore të bashkëshortit të saj, burrështetasit Sali Berisha, dinjiteti i familjes së saj. Ty, Nexhmije kobëzeza, të çoi tek Numri 1 diktatura e Jote, krimet e tua e të bashkëshortit tënd në vitet e komunizmit Edhe vejushë deshe e mbete Numri 1, sepse Semiramis Alia, vdiq disa ditë pas Dikatatorit, më 1985, por edhe sikur të jetonte më gjatë kultura e saj nuk ia lejonte të ishte as Nexhmija Nr.1, por as e 1 milionta si ti Sot, Koha, po ti vënë dhjetra zero (0) përpara 1-shit tënd të dikurshëm dhe po mbetesh, siç je në të vërtetë… Kobëzezë…
Ti, Nexhmije, nuk mundesh ta durosh faktin se, e nderuara Liri Berisha, është me origjinë nga një trevë etnike e epike e Kosovës Dardane, nga Vuthajt e Plavë-Gucisë, sepse edhe vetë emrat që iu vunë fëmijëve Rexhep e Milica Ramaj flasin më shumë se simbolikisht se ishin shqiptarë e nuk e duronin antishqiptarizmin tuaj bolsheviko-sllavo-ortodoks. Me emrin Agim kërkonin një Agim tjetër, Kohën e Sotme të demokracisë; me emrin Vjollcë kërkonin Pranverën e Demokracisë, me emrin Liri kërkonin Lirinë e sotme të Shqiptarëve, lirinë e Kosovës Dardane