Klithmat e hienave bolshevike

Shkruan: Reshat Kripa, Kryetar i Shoqatës Antikomuniste
të të Përndjekurve Politik Demokrat

Ditët e fundit, si në një kor te dirixhuar nga hienat e zeza te sistemit të përmbysur, kanë mbushur faqet e mediave të shkruara dhe atyre vizive klithma ogurzeza te leshuara nga pinjollet bastarde të tyre., ca te ashtuquajtur historianë fatkeq që nuk e dinë as ku e kanë kokën e tyre, ca pseudo veteranë që në kohën e luftës së dytë botërore nuk kishin mbushur as 10 vjeç, madje edhe disa të ashtuquajtur të përndjekur politikë që ndodhen në poste drejtuese të disa partive dhe që kanë qenë dënuar për motive të ulta ordinere, siç janë përdhunimi i familjarëve të tyre apo vjedhja dhe që regjimi për t’i dënuar më tepër u shtoi edhe nga një akuzë politike si “tentativë arratisje ‘ apo “agjitacion dhe propagansë” dhe sot, në këtë mish-mash që ekziston në vendin tonë dalin si përfaqësues të të përndjekurve të vërtetë politikë.

Kjo është, për fat të keq, Shqipëria jonë e soitme. Shqipëria që nuk e dënoi si duhet kolerën komuniste, nuk dënoi kjriminelët që e mbajtën gjallë atë sistem. Ja si është shprehur Zoti Benesh, përfaqësues i grupit demokrat çek, në seancën e miratimit të rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës:

Nuk ka asnjë vend ku komunizmi ka ardhur në pushtet dhe të ketë qenë demokratik. Nëse nazizmi u dënua vetëm pak muaj pas rënies, nuk u bë e njëjta gjë me komunizmin. Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, dihej saktë kush ishte fitimtari dhe kush i munduri. Ndërsa në përfundim të Luftës së Ftohtë, gjërat ishin të paqarta. Unë nuk kam frikë as nga nazizmi, as nga komunizmi, por nga lakejtë e tyre që i kanë ndihmuar rregjimet ish-komuniste të qëndrojnë në këmbë.

Ndaj kot lehin zagarët e rrugëve pasi dhëmbët e tyre nuk mund të kafshojnë më. Koha e tyre perëndoi qysh në dhjetorin e 90-s dhe bashkë me të edhe ideologjia e tyre totalitare. Sot është koha e së vërtetës dhe këtë nuk mund ta mbulojnë klithmat e tyre ogurzeza.

Lidhur me sa më sipër ditët e fundit kambana e dështakëve filloi të çirret dhe këlthasë duke “protestuar‘ për një dekret të Presidentit të Republikës, të nderuarit Bujar Nishani, me anën e të cilit dekoronte me urdhërin “Martir i Demokracicë“ 82 viktima të nderuara të rrethit të Lushnjes, të masakruara më 21 tetor 1943 nga krimineli komunist Mehmet Shehu dhe bandat e tija terroriste. Atë dekorim Presidenti e bëri në bazë të një kërkese të bërë nga Shoqata Antikomunste e të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë dhe jo me urdhër të Partisë Demokratike siç shkruajnë “shakaxhinjtë e përparimit“ siç i quante Noli pjellat e këtij lloji. Madje do të thoja që Partia Demokratike u tregua e pakujdesëshme që nuk dërgoi një përfaqësues nga qendra për të marrë pjesë në këtë ceremoni. Ajo nuk u zhvillua në heshtje dhe fshehurazi se këto nuk janë metodat tona por tuajat dhe sistemit tuaj. Ceremonia u zhvillua ditën me diell, ne lapidarin madheshtor ngritur ne qender të Divjakës ku ndodhi ky krim dhe kumtesat u mbajtën në sallën e Shtëpisë së Kulturës të mbushur plot e përplot.

Ndaj heshtni! Martirët tanë janë gjallë pasi gjallë janë edhe parimet për të cilat ata ranë. Sepse sikurse shkruan poeti:

Kush ban dekën për atdhe,
Ai s’ka dekun, por ka le!

 

1 thought on “Klithmat e hienave bolshevike”

  1. SuperBallisti

    Lidhur me dilemat per kohen e luftes se dyte boteore ne Kosove jane disa fakte:

    Italia e futi Shqiperine ne protektorat, sepse Jugosllavia dhe Greqia do te e okuponin. Kosova u qlirua ne kete kohe dhe poashtu u fut ne protektorat Italian.

    Ne perioden e protektoratit Italian Kosova ka qene vend i lire ne kuader te Shiperise. Vetem regjionet e Mitrovices dhe Podujeves ishin nen okupim te Serbise.

    Ne kohen kur jane themeluar celulat partiake te Partise Komuniste te Kosoves ne disa qytete siq jane : Prizreni, Peja, Gjilani, Gjakova, Prishtina…………ne Kosove kishte 85% Shqiptar dhe 15% ishin kryesisht kolonist nga Serbia dhe Bosnja dhe Mali i Zi.
    Celulat partiake komuniste kishin nga 24; 25 ose 26 anëtar…në te cilat ishin NJË ose DY Shqiptar Komunist, dhe 23 ; 24 ose 25 anëtar komunist Kolonist!
    Dmth ne celulat partiake komuniste 98% ishin Kolonist dhe vetem 1 deri ne 1.5% ishin Shqiptar te Konvertuar ne Komunist. Kjo eshte fakt i pamohueshmëm.

    Lufta qe e bente Partia Komuniste e Kosoves kunder Shqiptareve, Italianeve apo Gjermaneve , ishte lufte per idealet terroriste – komuniste e jo per liri Kombetare Shqiptare.

    Komunistet e Kosoves ishin renditur me komunistet e Rusise dhe Serbise.

    Ne Luften e dyte boterore Britania, SHBA, Kanada, Australia luftonin kunder Gjermanise , Japonise dhe Italise. Prandaj E ashtuquajtura levizje LNQ nuk iu bashkua fituesve kunder fashizmit Gjerman por iu bashkua Komunizmit ekspanzionist Rus.

    Rusia luftonte per te okupuar shtetet fqinje siq janë: : Finlanda, Letonia, Gjermania, Rumania, Moldova, Bullgaria, Polonia, Qekosllovakia, Hungaria, Estonia, Lituania, Mongolia…..dhe tentonte te i fute nen ndikim-okupim edhe shtetet : Greqia, Mbreteria Jugosllave, Shqiperia, Kina, Japonia.
    Rusia vetem formalisht luftonte kunder Gjermanise fashiste, e ne te vertete luftonte per okupim dhe influence komuniste….dhe ia arriti qellimit gati 100%.
    Vetem Finlanda, Greqia, Gjermania Perendimore dhe Japonia shpetuan nga kthetrat grabitqare Ruse.

    Përfundim: Shqiptaret e Kosoves të konvertuar në komunist , luftuan per ideale te terrorizmit komunist te bazuar ne Rusi, dhe asgje nuk kishin te perbashket me luften per LIRI kombetare apo pavarësi shtetrore Shqiptare.
    Po te ishin komunistet e Kosoves luftar per Liri, do te themelonin Partinë Komuniste te Shqiperise se bashku me Komunistet e Shqiperise, sepse ne kohen e themelimit te partise komuniste te kosoves, KOSOVA ISHTE NE SHQIPERI……..por Partia Komuniste e Shqiperise dhe Partia Komuniste e Kosoves u themeluan nga komunistet Serb, te cilet permes ketyre partive komuniste deshironin te e ri-okupojnë Kosoven dhe eventualisht Shqipërine.
    Po te luftonin per LIRI, per Shtet, apo kunder Fashizmit , ……..ata do ti bashkangjiteshin atyre qe luftuan kunder fashizmit e qe ishin : AMERIKA, BRITANIA E MADHE, CANADA, AUSTRALIA. …
    Shtetet tjera Europiane ishin vetem veshtruese se qka po ndodhë ne kete lufte…

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top