Kisha Ortodokse Shqiptare ‘’Shën Mëria’’ në Elbasan, mbështetë studentët dhe profesorët e Universitetit të Prishtinës, që protestojnë kundër një kishe ortodokse serbe që ndodhet në hapësirën e universitetit.
At Nikolla Marku deklaron se kisha është ndërtuar në mënyrë të paligjshme nga kasapi Millosheviç, me qëllim shfrytëzimin e religjonit për shovinizëm antishqiptar.
“Askush nuk mund të cënojë territorin shqiptar në Kosovë, e aq më tepër në Prishtinë me petkun e Milosheviçit dhe me kambanat e kishës serbe.”, ka deklaruar At Nikolla Marku duke u bërë thirrje studentëve dhe profesorëve të rezistojnë.
Sipas tij, çdo investim në emër të besimit ortodoks në Prishtinë i ngjan investimeve famëkeqe të ISIS që po gjakosin botën.
Lidhur me objektin religjioz te ndertuar nga okupatori ne vitet 1990-ta ne token e universitetit publik , mund te themi se eshte ndertuar me qellimet me antishqiptare.
Poashtu te gjitha objektet religjioze te ndertuara ne Kohen e okupimit otoman jane ndertuar me te njejtin qelllim antishqiptar.
Te gjitha objektet religjioze ne kohen e okupimit te mbreterise Jugosllave(1912-1941) jane ndertuar mbi baze te antishqiptarizmit.
Objektet religjioze ne kohen e okupimit te RSFJ-se jane ndertuar ne baza te antishqiptarizmit.
Poashtu ne Kohen e UNMIK-ut(1999-2008)…jane ndertuar qindra objekte religjioze pa leje ndertimi nga pushteti qe nuk e kane zgjedhe shtetasit e Kosoves, por OKB-ja.
Objektet religjioze te ndertuara pas 17 Shkurtit 2008, dmth pas fitimit te pavaresise , jane objekte religjioze te ndertuara pa leje ndertimi, sepse nuk ekziston ligji per organizatat religjioze.
Poashtu sot ne vitin 2016 te gjitha organizatat religjioze veprojne ne menyre joligjore. Pra nese eshte ne pyetje LIGJI , asnje veprimtari e organizuar religjioze nuk duhet lejuar, por vetem praktikimi I religjionit ne prona private eshte i lejuar.
Prandaj ligji I trajton ne menyre te barabart te gjitha objektet pa leje ndertimi. Nje zyrtar tha se disa objekte religjioze I kane paraqite dokumentet per legalizim, por kush I ka paraqite dokumentet per legalizim. .?
Nuk ka kush sepse asnje organizate zyrtarisht nuk ekziston, sepse nuk ekziston ligji per organizata religjioze. DMTH nuk ekziston si subjekt JURIDIK asnje organizate religjioze.