“KISHA” POLITIKE E DIKTATORIT MILLOSHEVIÇ

Shkruan: Bekim Lumi

Në cilësinë e profesorit universitar dhe, në mbështetje të reagimit të natyrshëm të studentëve, sot mora pjesë në një protestë paqësore para objektit të paligjshëm të një të ashtuquature “kishe” me karakter politik. Gjatë kësaj proteste, përmes leximit të librit, përcollëm mesazhin e fuqishëm për mbrojtjen e autonomisë dhe të integritetit të hapësirës së Universitetit të Prishtinës, e cila duhet të shfrytëzohet nga studentët për dije, shkencë, lexim, arsimim dhe studim. Në përputhje me karakterin e tij laik dhe të ligjeve të shtetit tonë, ky universitet nuk e lejon ndërhyrjen e fesë apo uzurpimin e dhunshëm e të paligjshëm të hapësirës së tij dhe, si i tillë, konform statutit të tij, me të gjitha objektet përcjellëse brenda kësaj hapësire, u takon vetëm studentëve dhe mësimdhënësve të tij. Siç dihet, themelet e kësaj “kishe” politike, e cila ishte sajesë e diktatorit fashist serb Sllobodan Millosheviq, veç tjerash, me 06.12.1992, janë “bekuar” edhe nga kryeparamilitari dhe kryekrimineli serb Zheljko Razhnatoviq – Arkan. Përpjekjet e çmendura për funksionalizimin e këtij projekti të paligjshëm fashist duhet të parandalohen nga të gjithë mekanizmat institucionalë në nivel lokal dhe qendror të shtetit tonë.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top